• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha: Edi Rama, kryebanditi që ruan Shullazin dhe Frrokun nga drejtësia

by A R
19/11/2015 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Berisha ka akuzuar dejtpërtdrejt Kryeministrin Edi Rama si kryebanditin e vendit, duke thënë se ai i ka dhënë “garanci të plota” kriminelit Emiliano Shullazi. Sipas Sali Berishës vendi është kthyer në një “mobokraci”, në sundimin e Bandës së drejtuar nga Rama.  Berisha ka shtuar se Arben Frroku ndodhet aktualisht në Tiranë dhe lëviz i lirë, pasi ashtu si edhe Shullazin, Arben Frrokun e ruan Kryeministri Edi Rama.

“Arben Froku i liruar u shndërrua në aleat menjëherë të PS. Në takimin publik që bëri me kryebanditin Edi Rama, ju tha “mbathja”. Të nesërmen kur do bëhej gjykimi ai iku. Çunat e krimit e lejuan të kalojë në Muriqan pa vulën shtetërore, po sepse për bandidin nuk ka ligj, ligjet janë në letër, e dilni ju këtu na bëni moral. Po ja që doli një shtet fqinj dhe e bllokoi, i tha nuk ke vulën e shtetit tënd. Mobokrati ministër, mori në telefon shtetin fshqinj, dhe i tha kalojeni, se nuk ka problem. U shpreha se e nisët për në Kubë, rezulton që ai të jetë në Tiranë, dhe se prek njeri, sepse kryemobi, kryebanditi i detyrohet kokë e xhep atij.”- tha Berisha.

“4- 5 muajt e fundit është “ashtu dhe kështu” me Edi ramën. Takon Edi ramën, po po, ka marrë garanci të plota. A e dini ju që kur ndodhi vrasja në rrugë të Kavajës, policia e arrestoi atë, i gjeti armë në makinë, e gjeti të qëlluar, i gjeti 5 mijë dollarë, mijëra euro. Po çfarë ndodhi? I mori proivat e barutit në duar. Po cfarë ndodhi, u lërua menjëherë pa pritur rezultatin e laboratorit. Çfarë bënë, e nisën vrasësin ti thotë kryetarit të opozitës, mos e nxirr kokën nga dritarja. Sigurisht kërcënimi i loiderit të opoztës përbën një ngjarje të rëndë për vendin. “- tha ish kryeministri.

Berisha: Shullazi para një jave mori peng Vangjush Dakon

Një javë më parë Sajmir Shullazi rrëmbeu kryebashkiakun e Durrësit dhe me qytën e revoles i kërkoi tokën atje ku donte, në këmbim të votave që i garantoi në zgjedhje”. Pse e fshini ju këtë përse, keni frikë Shullazin, Ramën? Po do vdisni nga frika ju që nuk jeni si ata. Si e fshihni ju pengmarrjen që i bëri Shullazi kryetarit të bashkisë së Durrësit. Njeriun më të afërt të Edi Ramës

DEBATET dhe REPLIKAT

Berisha akuzon deputetin socialist Arben Çuko për fshehje pasurie

Berisha ka thumbuar edhe deputetin e mazhorancës Arben Çuko, duke i thënë që të mos qeshë por të deklarojë një shtëpi që ka pranë gardës.

“Edhe ti që më qesh atje, shko deklaroje pak atë shtëpinë që ke tek garda”- tha Berisha.

Çuko- Berishës: Ti je një pinok

Nëse zotëria do të ishte pinok, do t’i ishte bërë hunda xhufkë. Atij që gënjen hajde t’ja presim hundën.

Berisha- Tahirit: I kujt është skafi Venus?

I kujt është skafi venus s 640/ matrikull bzbe 1007445.. i kujt është ky skaf, ku ndodhet, për çfarë përdoret ky skaf, çlidhje ka ky skaf me ty… është pyetje konkrete..

Berisha- Ahmetajt: mbylle gojën manjak

Ish kryeministri ka akuzuar si manjak seksual Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj.

“Manjak mbylle gojën… e dini që ky bën mbledhjen në ministrinë e tij dhe thotë mos flisni për erotizmin e ministrit..” ka thënë Berisha.

Replika e deputetit Pandeli Majko: Pse nuk e përmend Kryeprokurorin

Ju që keni zbuluar gjithë këto fakte pse nuk vepron prokurori i Përgjithshëm. Kemi një sistem të kalbur drejtësie, ne ju kemi ftuar të heqim kriminelet. Ne kemi lënë ekspertët, mos u hidhni degë më degë .Lërini këto historira, e vërteta e të vërtetave ëhstë se ne kemi ndërtuar një system të paprekshmish që qëndrojnë në këtë sallë

Next Post

Tahirit i thyhet karrigia/ Plasin batutat, Ristani: I rëndon pesha e krimit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In