• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e quajti të pabesë, Shehaj: “Database” ishte e imja! Kur Basha vodhi gjithçka, atëherë…

by A R
06/04/2025 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës, ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike”, kështu u shpreh në emisionin e “Opinion” të Enjten kryedemokrati Sali Berisha. Pikërisht për këtë akuzë, u përgjigj sot në studion e Klan News kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj.

Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, ai tha se “është akuzuar se ka marrë diçka që në fakt e ka dhënë”, duke shtuar se ka ndihmuar Berishën dhe demokratët të rimarrin këtë forcë politike kur Lulzim Basha “u vodhi gjithçka”.

“Unë jam sipërmarrës, jam marrë me teknologji. Në aktivitetin politik kam mbledhur informacione që më duhen, e vërteta është se kur Lulzim Basha vodhi gjithçka, Rithemelimi s’kishte asnjë informacion. I morën te unë! Të dhënat janë publike, lista e votuesve. Unë kam punuar me një listë publikë, databazë e madhe, mund ta pasurosh me informacione nëse je i kujdesshëm, në 8 vjet që kam në politikë. Ia kam vënë në dispozicion Berishës dhe demokratëve, kështu u rimor PD-ja. Kam bërë detyrën ndaj demokratëve. Më akuzojnë se paskam marrë diçka që unë kam dhënë, kjo është absurdi!”, deklaroi ai.

Megjithatë, nuk shprehu befasi me këtë pretendim të Berishës.

“Kjo s’është gjë fare në raport me atë që unë pres nga politika”, shtoi ai.

Sa i takon garës elektorale, theksoi se kjo parti e re “po kontakton me të gjithë qytetarët”.

“Do i marr të gjithë në telefon, këtë detyrë kemi deri më 11 Maj, t’u shtrijmë dorën qytetarëve pa paragjykuar askënd, për t’u dhënë një mundësi për ta bërë Shqipërinë një vend ku mund t’ia dilet me punë të ndershme. Këtë ofroj unë, ky është projekti ynë politik!”

Nuk mohoi ofertat për poste në PD, por tha se arsyeja e largimit të tij lidhet direkt me humbjen e besimit se partia më e madhe opozitare në vend mund të rinovohet.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Si u përpoq Berisha të mbrohej nga SPAK-u pasi sulmoi gjyqtarin Pëllumbi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In