• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u përpoq Berisha të mbrohej nga SPAK-u pasi sulmoi gjyqtarin Pëllumbi?

by Mero Baze
06/04/2025 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Portali i familjes së Sali Berishës botoi një javë para gjyqit të Apelit për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt, një sërë shkrimesh, se gjyqtarit Ergert Pëllumbi i janë ofruar 2 milionë euro për lirimin e Veliajt. Të gjitha ishin shpifje të tyre.

Pas disa zërave publike, që SPAK duhet të hetonte rreth këtyre sulmeve mbi gjyqtarin, Berisha dhe njerëzit e tij u frikësuan se do të niste hetim dhe nisën të “prodhojnë fakte” që kishin dëgjuar si thashetheme.

Përmes njerëzve të lidhur me Berishën filluan t’i çojnë fjalën në qeli Erion Veliajt se kundër tij janë paguar 2 milionë euro dhe, nëse donte të shpëtonte, duhej t’i paguante edhe ai aq, nëse donte të shpëtonte.

E gjithë kjo është një sajim i Berishës dhe njerëzve të tij pranë Veliajt, për t’i dhënë një bazë sulmeve që po bënin ndaj gjyqtarit Pëllumbi.

Veliaj nuk ka rënë në këtë kurth.

Për ta bërë të besueshme, njerëzit e Berishës kishin shpikur si ndërmjetës një politikan të PD-së dhe një biznesmen, që është afër Berishës dhe Metës dhe që kohët e fundit është afruar edhe me Bashkinë e Tiranës.

Së paku, politikanin e PD-së që përflitej e njoh dhe jam i sigurt që nuk është përfshirë në këtë histori. Për atë biznesmenin nuk vë bast se çfarë mund të ketë thënë rrugëve, por këtë le ta hetojë SPAK-u.

Pra skena që ata pretendonin, nuk ishte që Veliaj ofronte pare për të blerë Pëllumbin, por që njerëz të Berishës i ofroheshin Veliajt të blinin Olsi Dadon, gjë që është sajuar sa të justifikonin shpifjet që kishin bërë.

Pavarësisht kësaj, jam i bindur që oferta për Veliajn nuk ka ndodhur dhe e gjitha u sajua nga Berisha dhe portali i tij, pasi u trembën se SPAK-u do niste hetimet për sulmet e tyre ndaj gjyqtarit Pëllumbi, që e akuzonin se kishte marrë gjoja 2 milionë euro.

Në gjithë këtë histori, SPAK ka qenë korrekt në zbardhjen e skemës, pasi ka thirrur politikanin e PD-së dhe biznesmenin, dhe ka marrë versionet e tyre.

Më shumë sesa rrjedhje informacioni tek Syri, ka qenë vetë Syri që, pasi shpiku informacionin, po përpiqej të krijonte inskenime me lajmin që më parë e kishin shpikur, por që në fakt dështuan.

As Erion Veliaj nuk ra në kurthin e shpikjeve të tyre, dhe as që besoj që ai politikani i PD-së që u thirr në SPAK ka qenë një ndërmjetës në këtë histori, duke u paraqitur si shok i Olsi Ramës. Është thjesht një sulm i pistë i Berishës ndaj gjyqtarit Pëllumbi, që më pas u përpoq ta ilustronte “me fakte” po të shpikura.

Next Post
“Mbaji duart larg demokracisë”- Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump dhe Musk

“Mbaji duart larg demokracisë”- Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump dhe Musk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In