• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e përdori politikën, tashmë kjo po e degdis… në histori

by Ben Andoni
24/12/2023 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përballja e liderit historik të PD-së, Sali Berisha me realitetin politik, ka treguar sesa i pafuqishëm është së fundmi të mobilizojë mbështetësit në masën për fitoren e pushtetit politik dhe sa të pabesueshëm janë njerëzit përreth tij të ngjallin besim. Në orët e fundit, në atë që mund “të besohej” për njerëzit e Berishës, se kishin arsyen dhe “detyrimin” epror t’i shprehnin besim liderit, kryetarit të Rithemelimit i ka dështuar mbledhja e Këshillit Kombëtar, ku nuk iu paraqitën as deputetët. E habitshme, por më shumë e neveritshme loja e disa prej grupit të deputetëve të PD-së (Rithemelimit dhe “të pavarurit” e Bardhit) deri më tani sa i përket prezantimit real. Nga një anë mëtojnë për të gjithë parregullsitë e gjithë procesit të masave të sigurisë së  Berishës, por…edhe në Këshillin e Mandateve, ku duhej të shpreheshin do të abstenonin. E gjitha ka treguar dhe po provon se Berisha funksionin si personazh historik dhe jo më si politik. Ai mbledh dhe artikulon, por nuk të ccon dot në aksion politik (Bllokimi i parlamentit thjesht po tregon nivelin ku gjendet pushteti ynë legjislativ për të dytin mandat me radhë). Edhe cikli historik i z. Berisha tashmë është në pjesën zbritëse të kurbës, ndërsa ai tani shfrytëzon inercinë e peshës së madhe historike-politike për njerëzit e tij. Për të ardhur keq, se kjo forcë nuk nxori mësim nga humbja, kur e votuan me një shumë dërrmuese “liderin” e tyre të deri-para-do-kohshëm Basha për një mandat të ri pas humbjes së tretë rresht (paçka se apelimi ishte gati publik t’i thërrisnin arsyes dhe të bënin zgjedhje të ndershme, së pari për fatin e tyre), për t’u trishtuar që njerëzit e saj vetëm prodhojnë armiq, megjithëse tashmë kuptohet se ndërkohë s’kanë çfarë të japin më përballë pushtetit Rama, që po e fryjnë pareshtur me amullinë e tyre që nuk di të ndalet.

Një nga handikapët më të mëdha tek ne vazhdon të jetë ndërtimi i narrativave të gabuara. Të nisura nga premisa të gabuara, ku mungojnë qoftë vlerësimi real i së shkuarës, zgjedhja e liderëve, konceptet shpesh e më shpesh po i drejtojnë njerëzit e opozitës kah përfundimeve të gabuara. Pa dashur të krijojnë premisa të drejta, se nga ku duhet të niset, duke krijuar pohime që të merren dhe të pranohen realisht dhe në mënyrë unanime si të vërteta dhe të përdoren nga baza e tyre për motivim ose arsyetim, ata vazhdojnë me narrativën e përsëritur për Ramën, ndërsa Berisha përballë udhëkryqit të fundit të jetës vazhdon të mbajë dhe t’i peshojë peshës së tij historike, duke e nxjerrë nga binarët PD-në pa vulë të Rithemelimit, që përfaqëson dhe, duke tmerruar PD Legale, që i ka mbetur ndërkohë vetëm vula.

I gjithë aksioni i tyre nuk mjafton më, para një populli si yni, që nuk ka respektuar si duhet deri më tani, asnjë figurë historike.  Dhe, kjo e bën që duke ndryshuar dhe pabesuar pohimet, Berisha përcakton si të vërtetë dhe pranohet njëzëri nga ndjekësit se: “Liritë e popullit opozitar janë asgjësuar. Sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai që rrëzuam në vitin 1990-1991”. Po pse e gjykon gjithnjë keq historinë, lideri historik i PD-së, në të vetmin lëm që i ka mbetur deri më tani, ku po e degdis politika? Pse nuk mundet me veprimet e sotme të sjelli ndryshim? Duket e thjeshtë. Berisha tashmë është në historinë e PD-së, por jo në të tashmen politike, që e drejton historikisht me elementë të paqartë politikë.

Mungesa e pjesëmarrjes së njerëzve në thirrjet e tij, mbështetja e kufizuar, konfuzioni tregon se ka shumë probleme dhe nuk shikohet asnjë shenjë përparimi, të paktën me këtë strukturë, ku Berisha mbart përgjegjësinë kryesore. Mënyra sesi po e gjykon historinë është e gabuar, kurse kahu që ka marrë është jashtë realitetit, paçka se sot gjendet si individ para fundit të një udhe, që pret kohën t’ia vlerësojë. Por, duke mos sjellë dot përparim, ai thjesht e ka përdorur politikën, që këtë herë po ia kthen në të njëjtën mënyrë: “ideja e gjykimit të historisë ofron një lloj garancie, ose të paktën një premtim, se veprimi i ndërmarrë në të tashmen do të çojë në mënyrë të pashmangshme në përparim. Megjithatë, ka një ndryshim të rëndësishëm midis garancisë dhe premtimit; i pari e merr telosin e historisë si të dhënë, i dyti e kupton si një domosdoshmëri instrumentale politike” (Scott, 2022). Kjo është arsyeja pse Berisha duhet të hapte udhë, e para sepse koha e tij është jashtë kohës së vërtetë të opozitës dhe ka eliminuar çdo zë ndryshe, e dyta se garancia dhe premtimi i tij për bashkimin dhe ndryshimin nuk i dolën…, të paktën tek PD-ja e përçarë. (Javanews)

Scott, W.,J.,(2022). “The Political Uses of History”. Institute for Advanced Study in Princeton.

 

 

Next Post
Siguria në Kosovë, Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë

Siguria në Kosovë, Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com