• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk marr leje te kryetari i partisë për kallëzimet”, avokatët e Berishës pyesin Ballën për dosjen “Partizani”

by E B
30/04/2026 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialisti Taulant Balla shkoi sot në dyert e Gjykatës së Posaçme për të dëshmuar kundër Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë në dosjen “Partizani”. Balla dëshmon në rolin e kallëzuesit dhe është dëshmitari i parë i thirrur nga prokuroria.

Gjatë dëshmisë së tij, Balla mbrojti kallëzimin e bërë në vitin 2020, duke e cilësuar procesin si një skemë të pastër korrupsioni dhe pastrimi parash. Në sallën e gjyqit, ai u shpreh se njohja dhe kthimi i pronës u bë brenda 6 muajve, një kohë e pazakontë krahasuar me qytetarët e tjerë, ndërsa e konsideroi “qesharak” çmimin prej 10 milionë lekësh për godinat e ndërtuara në këtë zonë.

Sipas Ballës, Jamarbër Malltezi shfrytëzoi lidhjen me vjehrrin e tij, Sali Berisha, i cili asokohe ishte kryeministër për të tjetërsuar pronën nga ish-klubi sportiv në truall ndërtimin e 17 pallateve.

Nga ana tjetër, Malltezi i hodhi poshtë akuzat, duke e pyetur dëshmitarin nëse kishte prova konkrete apo thjesht dyshime të bazuara në media. Balla u përgjigj se detyra e tij si qytetar dhe deputet ishte të ngrinte dyshimet, ndërsa vërtetimi i tyre i takon SPAK-ut. Seanca vijon me dëshmitarë të tjerë, ish-drejtues të klubit sportiv. Në listën e dëshmitarëve, I thirrur nga pala mbrojtëse do të jetë edhe vete kryeministri Rama.

Pjesë nga marrja në pyetje:

Avokati Sokol Mëngjesi: Veç afatit a ka abuzime nga ATP?

Taulant Balla: Edhe mund të ketë. Unë jam kallëzues. Nëse do ta kisha fuqinë ti mblidhja të gjitha faktet penale, atëherë pse na duhej prokurori.

Avokati Sokol Mëngjesi: Cili ka qenë ndikimi i z. Malltezi?

B: Personi është përfitues dhe person i ekspozuar politikisht. Për shkak të lidhjes familjare, kam dyshimin se ka ndikuar tek institucionet.

Avokatja Klodiana Gjyzari (mbrojtëse e Berishës):  Bashkë me kallëzimin keni paraqitur një listë dokumentesh. Pohuat a e keni hetuar? Kur janë ndërtuat objektet?

Taulant Balla: Nuk e di vitin, por dukeshin në gjendje të mirë. Diku nga 2007 ka pasur një rikonstruksion. Godinat kur janë privatizuar janë privatizuar me çmim qesharak.

Vlerën e përcaktoj ë ata që bëjnë vlerësim të drejtë, pa i hyrë në hak shtetit shqiptar. Vlera e tyre mendoj se ishte dhjetëra herë me e lartë.

Avokatja Gjyzari: Nga aktet tuaja rezulton se godina ishte ndërtuar në vitet ‘86-‘79.

Taulant Balla: Në vlerësimin tim ishin godina shumë të reja për tu shembur. Ajo pronë duhet t’i kishte mbetue shtetit shqiptar.

Avokati Sokol Mëngjesi: Kur u hoq nga plani i përhapjes?

Taulant Balla: Në dy dokumente të ndryshëm zyrtare, në një rezultonte se ishte në planin e përhapjes, në një dokument tjetër jo.

Avokati Genc Gjokutaj (mbrojtës i Berishës): Midis datës që e keni firmosur dhe mbërritjes në SPAK mbani mend të ketë pasur diferencë?

Taulant Balla: Sot e 6 vjet nuk e kujtoj. Mbaj mend që ka qenë nëntor.

Avokati: në shumë pyetje ju iu referuat mediave si burim dienie.

Taulant Balla: kanë qenë digjitale.

Avokati: Në dëshmi ju referuat medias, por në kallëzim nuk e A e njihni shtetasin Edi Rama?

Taulant Balla: E njoh, patjetër.

Avokati: A keni qenë në dijeni mbi procedurën e ndjekur për Partizanin? A keni kryer ndonje veprim për ta penguar?

Taulant Balla: Po, e kam ngritur. Në nderin e madh që më kanë dhënë zgjedhësit e kam ngritur këtë çështje në foltoren e kuvendit si qytetar i ndërgjegjshëm kam bërë kallëzim.

Avokati: Keni biseduar për këtë problem me Ramën?

Taulant Balla: Jo.

Avokati: Po pasi bëtë kallëzimin?

Taulant Balla: Nuk e kam diskutuar fare.

Avokati: Po a e dini se Rama ka firmosur si drejtues i KRT?

Taulant Balla: Nuk kam pasur dijeni.

Avokati: A shihni nje kontradikte mes veprimit të Ramës dhe këtij kallëzimi?

Taulant Balla: As për këtë kallëzim e as për të tjera nuk i kam marrë leje kryetarit të partisë.

Avokati: I njeh Paro Lacin dhe Albert Xhanin?

Taulant Balla: I njoh si njerëz publikë.

Next Post
Kremtohet 75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Kapitull i ri për FA! Ministri Nufi: Pas dy dekadash rikthejmë Shkollën e Aviacionit në Vlorë

Kremtohet 75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Kapitull i ri për FA! Ministri Nufi: Pas dy dekadash rikthejmë Shkollën e Aviacionit në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

August 5, 2026
Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

August 5, 2026
Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

August 5, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

“Beteja e madhe” nis në Kaliforni, Trump hap frontin e ri kundër demokratëve

August 5, 2026
Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

August 5, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

U dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore, policia arreston autorin e zjarrvënies në Rrogozhinë

August 5, 2026
Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

August 5, 2026
“The Guardian”: Tetë kompani nafte fituan 93 miliardë dollarë në tre muaj mes luftës dhe krizës klimatike

“The Guardian”: Tetë kompani nafte fituan 93 miliardë dollarë në tre muaj mes luftës dhe krizës klimatike

August 5, 2026
15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

August 5, 2026
Na duhet një brez i çmendur

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com