• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Kryesoret

Berisha e Meta i kanë hyrë detit më këmbë

Spartak Ngjela by Spartak Ngjela
July 15, 2016
in Kryesoret, Opinion
1
0
SHARES
1
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Spartak Ngjela

 

Luftrat e padrejta nuk kanë fituar asnjëherë.

Betejat politike mes demokracive perëndimore dhe tiranive apo shteteve abuzive, që nga viti 1944 e deri më sot, janë të gjitha të fituara nga demokracitë.

Amerika nuk ka humbur asnjë luftë politike në shekullin që kaloi dhe në këtë shekull.

Fitorja më e madhe e Amerikës dhe demokracisë perëndimore, ka qenë ajo kundër Bashkimit Sovjetik.

Por politika vetëm në fazën e arsyes është verb, pastaj është dhe duhet të jetë forcë, sepse ndryshe gjendja shkon në shkatërrim apo në padrejtësi.

Kjo është e vërteta historike e kohëve moderne, kurse kryeministri shqiptar dje e bëri të qartë që ai është me Amerikën dhe Bashkimin Europian dhe se Reforma shqiptare është e gjitha e mbështetur në Uashington dhe në Berlin.

“Votoj çdo paketë ligjore për Reformën në Drejtësi që pranon Uashingtoni dhe Brukseli” – tha kryeministri Rama dje.

Tani, ju mendoni se pas 75 vjetë fitoresh të politikës amerikane, të NATO -s dhe Bashkimit Europian, këta do të munden nga Sali Berisha dhe nga Ilir Meta, dy ndividë me mendje të kufizuar?

A mund të mendohet kjo?

Në asnjë mënyrë. Janë mbledhur një grup individësh fëmijë me Saliun, që mendojnë se politika është vetem fjalë dhe fjalët janë “lloqe Kavaje”.

Jo Sali, kujtohu së politika është forcë. Po a mund ta kuptojë Meta këtë? Saliu e ka provuar një hërë, kurse Meta e di pushtetin vjedhje si otomanët e dikurshëm.

Nuk kanë asnjë mundësi mbijetese me anë të ligjit, as Berisha dhe as Meta. Kjo është fatkeqësia e tyre, por mbijetesa e tyre aligjore është shkatërrim i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Atëherë, shqiptarët duhet të sakrifikojnë Shqipërinë për mbijetesën me pasuri të grabitur të Ilir Metes dhe Sali Berishës ?

Shqiptarët po të ishin të dobët dhe të pamundur, edhe mund ta kishin bërë këtë, por sot shqiptarët janë më të fortë se kurrë. Sali, lere shpresën te Metë mavria, se që të dy i keni hyrë detit me këmbë.

Interesi shqiptar është takuar me historinë perëndimore, dhe historia perëndimore kërkon një Shqipëri të drejtë dhe të fortë. Ky është sekreti i kohes.

Shmangiuni të keqes më të madhe, sepse shqiptarët janë gati për “betejë”. A e dini ju që një thirrje nga Zëri i Amerikes, dhe me kryeministrin aktual me vete, me Partinë Socialiste me vete, në 21 korrik Parlamenti shqiptar do të rrethohet minimumi nga 200 mijë shqiptarë.

A e di Meta që mllefi i shqiptarëve kundër tij është shumë i madh dhe i papërmbajtshëm?

Kush mendon se shqiptarët janë të tulatur, gabohet. Saliu dhe Meta, duhet ta kenë të qartë se 21 janari ka qenë një hiç kundër jush, ashtu siç mund të jetë 21 korriku. Sepse ne 21 korrik policia, dhe çdo forcë shtetërore është me shqiptarët e protestës pro amerikane të shqiptarëve.

Çdo të bëni ju në Parlament, nëse sheshet e Tiranës dhe Shqipërisë do të mbushen me mijëra e mijëra shqiptarë me flamuj amerikanë dhe me flamuj të Bashkimit Europian nëpër duar?

Do të votoni kundër Shqipërisë europiane? Vërtet mendoni që më ca tullacë e kalamaj mund të mposhtni Amerikën dhe të ndaloni historinë perëndimore të Shqipërisë së lirë?

Previous Post

Nga nesër Franca do të mbajë tri ditë zie kombëtare

Next Post

Bunjaki kritikon De Biasin për presion ndaj kosovarëve

Next Post

Bunjaki kritikon De Biasin për presion ndaj kosovarëve

Comments 1

  1. Petrit says:
    9 years ago

    Koment ne nivelin Eduard Ndocaj
    Bravo Ngjela
    Je i madh
    Eshte fatkeqesi e ketyre portalave qe botojne pallavrat tuaja
    Eshte fatkeqesi qe njerez te thjeshte si puna ime qe humbin kohe per budallalleqet e nje njeriu te rrjedhur si puna jote

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi