• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e merr në mbrojtje, Blushi: Çfarë halli ke ti që përzihesh në punët tona?

by Java News
04/02/2016 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalimin e gjatë të së enjtes në Kuvend, Sali Berisha ka komentuar edhe debatet e fundit brenda Partisë Socialiste.

Ai tha se Rama duhet të bojkotohet nga socialistët, pasi nuk po lejon Ben Blushin që të kandidojë për kreun e partisë.

Por, atij i është përgjigjur Blushi, duke i kujtuar atij se është otoman komunist dhe që ka qenë në konflikt me Turqinë.

Blushi ka kërkuar nga Berisha që të mos merret me punët e PS-së, pasi ai nuk është një shembull për t’u marrë, duke qenë se ka urdhëruar rrahjen e rivalëve të tij në parti.

Berisha: Nuk i rrihet dot më, është në fuga dhe paranojë, s’ka besim tek asnjëri prej jush, përveç 2-3.

Ju që më thatë qëparë mos u përziej në punë e PS, por nuk kam asnjë tendencë.

Por të dalë tjetri dhe të thotë ndaloj rivalët, në mënyrë absolute duhet të përballet me çdo lloj bojkoti në këtë vend.

Ti po të duash kandido, po të duash jo ( i drejtohet Blushit), unë merrem me normën.

Kujton se po bëj avokatin tënd unë?

Gjëja e fundit që mund të bëj në tokë unë, avokatinë tënde, ta kesh të qartë.

Por bëj avokatinë e vlerave dhe të parimeve të një sistemi demokratik.

Më vjen shumë mirë që dy deputetë të veriut mbrojnë garën, sepse zotëria e tij veriun e ka të personifikuar me kriminelë, vrasës, trafikantë dhe banditë.

Por ka dhe të tjerë dhe këtu në Parlament, dhe as janë banditë, as kriminelë, por janë dinjitozë, qytetarë të vërtetë.

Dhe më ka ardhur mirë shumë që të paktën për këtë i kanë dhënë një përgjigje të merituar këto ditë.

Blushi: Ja si flet një otoman komunist.

Sa i përket politikës së jashtme, je tamam otoman komunist. Ke qënë në konflikt me të gjithë. Ke qënë në konflikt me Turqinë e Erdoganin…  Kosovën e përçave, pra mos fol për politikë të jashtem.

Flet edhe për ne. Ne jemi në një garë brenda partisë për arsyet tona. Pyetja ime për ty është: Ça ke që merresh me ne, e ke lënë teserën e partisë PPSH-së, para 25 vitesh.. ça do që merresh me ne?!

Kam qënë 20 vjeç kur kam dalë kundër teje. I shkarkove kundërshtarët, i hoqe të gjithë, ti i ke rrahur njerzit e partisë tëndë..

Mua nuk më lënë të bëj garë dhe duke u future ti akoma më shumë nuk do të më lënë të bëj garë. Ç’punë ke ti me ne?

Ça halli ke që përzihesh në punët tona.

Ti dil e thuaj si e përzure Eduard Selamin dhjetë vjet në Amerikë, si i rrahe e i përzure të tjerët.

Kam frikë se po vuajmë modelin që krijove në 25 vjet, i cili ka ndikuar që sot nuk bëhët garë.

Nuk e ke lejuar kurrë garën,  i ke rrahur kundërshtarët e tu.

Izet haxhia i merrte kundërshtarët dhe i rrihte  në zyrën tëndë.

Unë po kërkoj garë sepse nuk dua që  model jo të mbijetojë edhe 25 vjetësh.

Unë do jem kundër gjtihmonë kundër teje se ti nuk ndryshon. Je një ottoman komunist.

Berisha: Me Blushin kam njohje të vjetër. Kam njohje të vjetër dhe në çdo rrethanë, absolutisht, unë disa anë të tij i vlerësoj.

Por në politike nuk dua të citoj veten time, por nuk mund të citoj veten dhe as ta le pa cituar.

Edhe po s’pati njeri për të tradhtuar, tradhton veten e tij.

Harroje ti se unë shpenzoj qoftë dhe një çerek fjale të vetme të ndihmoj ty.

Blush, ti je një tradhtar.

Kur s’ke njeri të tradhtosh, ti tradhton vetveten

Next Post

Ndocaj në maternitetin e Lezhës: Pamje të denja për film horror (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In