• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha e di që do të shkojë në SPAK. Refuzimi i fletëthirrjes, konflikt i pavlerë”

by A R
14/11/2025 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati mbi refuzimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha për të marrë fletëthirrjen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ishte tema qendrore e emisionit “3D” në RTSH, të moderuar nga Alban Dudushi. Juristi Neritan Alibali shpjegoi implikimet ligjore të kësaj situate, duke e quajtur atë një “punë kalamajsh”.

Alibali u shpreh se pavarësisht deklaratave të Berishës se nuk ka marrë njoftim për të dëshmuar si person në dijeni për ngjarjet e 21 Janarit 2011, ish-Kryeministri e di shumë mirë se do të duhet të paraqitet në SPAK.

“Ligji i jep mundësi SPAK për shumë forma, deri dhe ta sjellë atë me forcë për të dëshmuar. Është tamam një punë kalamajsh. Ata e çojnë, këta nuk e pranojnë. Konflikt kot,” theksoi Alibali.

Juristi theksoi se refuzimi i fletëthirrjes është një konflikt i pavlerë nga pikëpamja juridike dhe nuk do të shërbejë për të shmangur dëshminë.

“Do t’i bëjnë një kërkesë tjetër dhe më pas do e marrin me forcë. Kështu e morën dhe herën tjetër. Ai do të dëshmojë për 21 janarin. Ai nuk e shmang dot këtë,” përfundoi analiza e tij, duke konfirmuar se SPAK ka të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për të siguruar paraqitjen e tij.

Hetimi për 21 Janarin është rihapur pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Next Post
Investimet hekurudhore rriten me 5.7% në periudhën janar-tetor

Investimet hekurudhore rriten me 5.7% në periudhën janar-tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

November 3, 2026
Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

November 3, 2026
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

November 3, 2026
Trump nxjerr median me “karton të kuq”

Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!

November 3, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Vatikani: Papa Leo është i shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për masa shtesë për udhëtimin në Amerikën e Jugut

November 3, 2026
Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

November 3, 2026
Investimet rrugore për 2027, Karakaçi zbulon buxhetin dhe projektet: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit!

Investimet rrugore për 2027, Karakaçi zbulon buxhetin dhe projektet: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit!

November 3, 2026
Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së dhe kërkon dorëheqjen e Abdixhikut!

“Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!

November 3, 2026
Harta e re Territoriale, si do të ndahen paratë mes bashkive pas shtatorit 2027?

Harta e re Territoriale, si do të ndahen paratë mes bashkive pas shtatorit 2027?

November 3, 2026
Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In