• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e Basha, jo pjesë e zgjidhjes/ Gjekmarkaj e Xhaferaj reagojnë pas rrëzimit të propozimit në platformën për PD: Po e vdesin…!

by Java News
16/04/2022 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ferdinand Xhaferaj dhe Agron Gjekmarkaj ishin dy deputetët që kërkuan nga Grupi Parlamentar përfshirjen e kushtit të moslejimit të rikandidimit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kreun e partisë pas bashkimit të saj.

Të dy ata theksuan se Basha dhe Berisha nuk janë figura që bashkojnë, por që i ndajnë demokratët dhe nuk mund të jenë pjesë e këtij procesi.

Gjatë komunikimit të sotëm me gazetarët, Enkelejd Alibeajt theksoi se propozimi i këtyre dy deputetëve nuk u pranua të futej në platformën e bashkimit pasi u rrëzua nga shumica e deputetëve të tjerë të Grupit Parlamentar.

Abcnews.al komunikoi me deputetët Ferdinand Xhaferaj dhe Agron Gjekmarkaj për të mësuar qendrimin e tyre pas refuzimit të propozimit.

Agron Gjekmarkaj tha se Berisha dhe Basha janë “autorë direkt të gjendjes ku është sot PD”.

“Unë kam propozuar që çdo kush që ka konsumuar dy mandate në krye të PDSH dhe ka humbur zgjedhjet parlamentare të mos e ketë të drejten për të garuar për kryetar të PD-së. Kjo prek Sali Berishen dhe Lulzim Bashen si autorë direkt të gjendjes ku është sot PD.

Një parti aset kombetar nuk mund të sakrifikohet për egot e askujt sado të pafundme, komike a tragjike të jenë ato. Unë nuk i kam kerkuar një hap pas Lulzim Bashes, por dorëheqje të pakushtezuar e të parevokueshme,duke e falenderuar per gjithçka ka bërë per PD-në. Keshtu dhe shumica e grupit. Une nuk jam terhequr nga qendrimi që një person i shpallur non gratta nga SHBA të rikthehet në grup, jo rikthim.”, theksoi Gjekmarkaj duke shtuar se “për pjesën tjetër e mbeshtës platoformën e paraqitur nga Alibeaj”.

Gjerkmarkaj shton:

“Unë jam deputet i PD dhe nuk bëj pjesë në asnjë grupim as tek Basha as tek Berisha per të cilet mirnjohja do ishte e pafund nese terhiqen në heshtje per një kohe të gjatë. Demokratet dhe shqiptaret u kanë dhënë mjaft atyre, pushtet, mundesi, kohe ! Tani boll më. Nuk janë gjeni, nuk janë hyjni, nuk bëjnë magji.

Të tregohen të sinqertë dhe ta lënë PD të bashkohet dhe të marrë rolin që i takon si force opozitare që ndryshon veten dhe Shqiperine duke mundur Edi Ramen dhe mazhorancen socialiste. Një copë pak me e madhe me Sali Berishen dhe një tjeter  e vogel me Lulzim Bashen thjesht e vdesin opozitarizmin dhe PD-në paçka se ata mund të vegjetojnë personalisht në teatrin e politikes”.

Ferdinand Xhaferaj po ashtu thekson se as Berisha dhe as Basha nuk mund të jenë më pjesë e proceseve të bashkimit të PD-së.

Xhaferaj shpjegon:

Dokumentin që ka qarkulluar e kam gjetur të paplotë në një nga elementet thelbësore qe ka të bëjë me dhënien e zgjidhjes se problematikës së krijuar në PD. Situata ne PD para dhe pas 6 Marsit ekspozon se z. Berisha dhe z. Basha jane pjese e problemit dhe per rrjedhoje nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes për bashkimin, por ç’ka është më e rendesishmja edhe per te ardhmen e nje pd qe ndertohet per te fituar.

Une qartasi kam propozuar shtimin e nje pike qe qarteson se: te drejtën për të kandiduar e ka cdo demokrat [anëtar i PD-së]që plotëson kriteret e përcaktuara, përveç kandidatëve të mundshëm të cilët kanë mbajtur për dy mandate pozicionin e “Kryetarit të PDSH-së”, dhe/ose që nuk kanë fituar në dy Zgjedhje për Kuvend, gjatë kohës kur kanë mbajtur pozicionin e “Kryetari të PDSH-së”.

Krahas Xhaferajt dhe Gjekmarkajt, pati edhe propozime të tjera nga deputetët e PD-së, të cilat u hodhën poshtë nga shumica e Grupit Parlamentar. Ndërkohë, mbështetësit e Berishës e kanë hedhur poshtë platformën duke theksuar se nuk mund të ketë bashkim në PD pa ish-kryeministrin. /m.j

Next Post
Hakmarrja e Rusisë/ Shpall “non grata” Johnson, Truss, Wallace si dhe 10 anëtarë të qeverisë britanike

Hakmarrja e Rusisë/ Shpall “non grata” Johnson, Truss, Wallace si dhe 10 anëtarë të qeverisë britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

October 4, 2026
Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Mbi 80% e rezervave emergjente të naftës janë tashmë në treg -

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Mbi 80% e rezervave emergjente të naftës janë tashmë në treg –

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com