• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha duhet të ishte në pension”/ Bamir Topi: Parashikoj dezintegrim final e të dhimbshëm të PD

by Java News
27/06/2023 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka folur mes të tjerash për situatën politike në vend.

Ai e ka krahasuar PD-në me një të sëmurë që po lëngon në shtrat ndërsa ka shtuar se ekziston nevoja për riorganizim, por jo pas një sigle e individi.

Topi u shpreh se PD është kthyer në një parti që nuk frymëzon më, e një parti e tillë sipas tij nuk ka më fuqinë të bëjë rotacion.

Ish-presidenti ka folur edhe në lidhje me deputetët dhe lëvizjet që po bëhen për zgjedhjet parlamentare të 2025, ku tha se ata janë kthyer në shembullin më të keq të një politikani, që lufton për një karrige si strehë në Parlament duke u kthyer në rrogëtarë, me rroga të majme tashmë pas rritjes së pagave.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ç’duhet bërë me PD?

Bamir Topi: Sa më shumë kalon koha aq më shumë shfaqet klinika, si një sëmundje që nuk e shfaq veten të plotë në fillim. Tani shohim një pacient në shtrat që po lëngon.
Në politikë ai që nuk parashikon ndërmerr rrugëtime të panevojshme, të cilat përfundojnë në mjaft raste në greminë. Shoh një rast elokuent ku një parti që ka një histori të vetën, sa vjen dhe e mbulojmë historinë e PD me momente negative, por historia e saj është e bukur.

Nëse kthejmë kohën pas shohim që ka shumë suksese.
Në 1995 u bë pjesë e Këshillit të Europës, më pas rrugëtimi drejt NATO-s, liberalizimi i vizave, pavarësia e Kosovës ku edhe ne kishim pjesën tonë.

Në vijim të kësaj rruge jemi në një fazë që kjo sigël tek e cila tentojnë të kapen të mbyturit e njerëzit pa personalitet nuk ka asnjë lloj shansi.

Fakti që këta vijojnë të kenë grupimet e tyre, shoh që do vijojnë të kapen pas siglës, dikush do krijojë një parti tjetër, do shkojnë qoftë tek sigla apo kuptimi do përafrohen, dhe kjo do të konfuzojë më shumë njerëzit. Në bazë të këtyre “mendjeve të ndritura” kjo gjë po shkon shumë keq.

Po në lidhje me fraksionet, Statuti i zotit Berisha duket se është më liberal në këtë pjesë?

Bamir Topi: Historia e fraksioneve të zotit Berisha është një teori e konsumuar. Ai e ka thënë gjithmonë, fraksionet jo nga pikëpamjet statutore por nga pikëpamja e demokracisë së brendshme. Jeta e forume brenda PD ishte më e organizuar por fraksionet dhe zërat e veçante edhe mund të lejoheshin por vendimmarrja ishte në funksion të numrave. Në një formacion të copëzuar, fraksioni nuk të vlen.

A mendoni që mund të ketë një ringritje të logos?

Bamir Topi: Ardhja këtu duke folur për situatën e dobët të PD, më mbush me autosugjestion. Më duket se vi me një dëshirë për të kritikuar, vij me dëshirën për një analizë politike.
Ndjehet nevoja për riorganizim, por jo pas një sigle e individi sepse njerëzit janë të mbushur me situatat traumatike të asaj partie, me eliminimet e elitës politike atje.

Kjo parti nuk të frymëzon më dhe kur nuk frymëzon nuk bën dot më rotacion.

Si ka mundësi që si Basha si Berisha rikthehen?

Bamir Topi: Figurat më të mëdha të futbollit botëror si Pele, Platini, kanë qenë në një kohë që demostronin talentin, tani janë në pension.

Kujt i mungon talenti për të qenë trajner Bashës apo Berishës?

Bamir Topi: Po flas për sindromën e një opozite që përmbledh shumë parti të tjera, janë të gjitha në një krizë identitare. Duke qenë në krizë nuk gjejnë dot kohezionin me njëri0-tjetrin. Kur nuk e gjen partia më e madhe. Këtu secili kërkon të ecë në një korsi të vetën. Nëse vijohet në këtë mënyrë do ketë dezintegrim final e të dhimbshëm të një partie politike. Ato që nuk e pranojnë ose janë tifozë, ose janë të lidhur me interesa.

A shihni lëvizje për 2025, nga deputetët?

Bamir Topi: Burokratë të parlamentit që e dinë që në këtë gjendje nuk bëjnë dot rrotacion politik por secili po luan për vete që të kenë një karrige e një strehë në Parlament. Ky është niveli më i ulët i një politikani, rrogëtar në Parlament.

/f.stafa

Next Post
Kurban Bajrami/ Bashkia e Tiranës vë në dispozicion sheshin “Skënderbej” për faljen e namazit

Kurban Bajrami/ Bashkia e Tiranës vë në dispozicion sheshin “Skënderbej” për faljen e namazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In