• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha donte t’i jepte shërbimet për TAP-in grekut”/ Inxhinieri i gazit: Thoshte Shqipëria s’ka profesionistë

by Java News
14/04/2022 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Berisha donte t’ia jepte shërbimet për TAP-in grekut, sepse thoshte se Shqipëria nuk ka profesionistë”, kështu shprehet Haki Rrokaj, ish-inxhinier i përpunimit të vendburimeve të përpunimit të naftës dhe gazit, në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga.

“Kur merr përsipër një qeverisje, merr përsipër përgjegjësitë. Ne nuk kemi as paratë, por tani kemi mbetur edhe pa mendje. Fakulteti gjeologji miniera, është shkolla ku unë kam përfunduar studimet, nuk ka një fushë që ë merret me studime specifike apo përgatitje specialistësh. Bota për gazin ka specialistë. Duhet një platformë që punët të bëhen nga specialistët. Të zgjodhën njerëzit që janë të fushës.

Berisha donte t’i jepte shërbimet për TAP-in grekut, sepse thoshte ne nuk kemi përvojë. Ai, mund të mos ketë përvojë si doktor, sepse ai mund të ketë përvojë në salla operacioni apo salla kardiologjie, por pyet, pastaj fol. Problemet që u krijuan me Greqinë, na kanë vonuar në zgjidhjen e problemit të kalimit të gazsjellësit dhe kalimit në rrjet. 

Ne kemi bërë disa takime për rrjetin shqiptar, me rusët, me grekët, me maqedonasit, janë bërë që në vitin 1990. Problemet që u krijuan nga politika deri në ‘95 kishin pasoja. Pse greku donte që TAP-i të kalonte nga Igumenitsa, ishte çmenduri. Përveç distancës së madhe, thellësia ishte mbi 1000 metra. Kush është ai që do të shpenzojë kur ka mundësi të harxhojë më pak?

Pas Berishës ishte Ilir Meta kryeministër. Ai thoshte që tani që u ndërtua TAP-i Shqipëria ka një pavarësi të dytë. Sa TAP-a e TAP-a do të vijnë e do të ikin. Por ato nuk i japin pavarësinë Shqipërisë. Pavarësinë ia jep një platformë e qartë për të nxjerrë e përdorur gazin e saj”, u shpreh Rrokaj në Dritare TV.

Më tej duke folur për TAP, Rrokaj shprehet se Shqipëria nuk ka përfitime të mëdha nga ky projekt, përsa kohë nuk merr gaz.

“TAP-i është për mua një tubacion që kalon në Shqipëri dhe kaq. Tashmë është e domosdoshme që ato probleme që ju i keni trajtuar në emisionet që keni bërë me ekspertët, është e nevojshme të zgjidhet sasia e gazit që duhet siguruar. E dyta mënyra se si do të zgjidhet TEC-i i Vlorës, pasi kjo që kanë bërë tani është provizore. TEC-i i Vlorës do furnizim të pandërprerë. Në kushtet kur Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz, edhe në Shqipëri ka pasoja.

Dua të flas pak infrastrukturën e TAP në ato zona ku kalonte gazsjellësi. TAP-i nuk ka bërë infrastrukturë në Berat se ishte human. E ka bërë sepse ia ka dashur puna. Ndaj ka bërë diçka edhe për ne. Ka numëruar karrot e dheut dhe thoshin kaq karroca me dhe i hoqëm për të bërë një urë kalimi me hapësirë 34 metra. Të thotë ky grupim i tillë me një potencial kaq të fuqishëm u mora me karrocat e dheut, nuk më duket normale. Thonë që kanë shpenzuar 19 milionë dollarë për Shqipërinë, por kjo është thikë me dy presa“, tha Rrokaj.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Brenda rezidencës luksoze me vlerë 120 milionë $ që Franca i sekuestroi Roman Abramovich

FOTO/ Brenda rezidencës luksoze me vlerë 120 milionë $ që Franca i sekuestroi Roman Abramovich

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In