• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha do pafajësi, jo pushtet

by Artur Ajazi
11/03/2025 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Deri tani, duket sikur Sali Berisha po Lufton me të gjitha “bateritë” e tij për të ardhur në pushtet. Në fakt, ai e di fare mirë se, në pushtet PD me Berishën në krye, nuk vjen kurrë. Ndaj, “meseleja” është gjetkë. Eshtë tek ajo të cilën ai nuk e merr kollaj, pafajësia nga drejtësia e re. Duke e ditur se, SPAK, apo dhe GJKKO, nuk janë më “Plepat” e dikurshme, atij i intereson ti hapen rrugët. Dhe rrugët i happen, jo duke qenë në ndjekje penale, jo duke qenë i akuzuar dhe në procese gjykimi, por duke marrë pafajësinë e plotë. Dhe derisa të ngjasë kjo, pra derisa të mbyllen proceset penale, duhen kohë. Pastaj kjo nuk dihet, sepse akuzat ndaj tij janë të shumta. Pra, Sali Berisha kërkon me betejën e tij si “trumpist i thekur”, vetëm pafajësinë, pasi ti marrësh me votë të lirë pushtetin Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, në një kohë kur mbështetja popullore ka arritur kulmin, vetëm të kesh kaluar nja 100 herë Atlantikun. Por kjo nuk ka ngjarë, dhe nuk ka gjasa të ngjasë. Duke karikuar të vetët, dhe bazën e çorientuar të partisë, Berisha po kërkon të duket sikur “po bën fushatë të ashpër, po godet ashpër edhe korrupsionin”. Por a ka njeri në Shqipëri ta besojë skenarin e tij ? Besoj se deri tani shqiptarët e kanë treguar nja 10 herë me votë, “dashurinë” ndaj asaj partie, dhe kryetarit Berisha. Ndaj mendoj se nuk ka dilema. Por pse vepron kështu Berisha, pse akuzon, bën pis, dhe arrin deri atje sa, thërret dëshpërimisht në protesta edhe nxenesit e shkollave ? Natyrisht i duhet një tabllo e qartë për të justifikuar qëllimin e tij. Duke thirrur protesta me disa qindra vetë, apo dhe duke ngulmuar të thërrasë në protesta “tik-toku” edhe fëmijët e shkollave, ai po kërkon të tërheqë vëmëndjen nga shkaku kryesor , dhe meraku i tij i vetëm, të fitojë nga gjykatat pafajësinë. Ai nuk e merr, dhe më keq akoma, nuk e mban dot pushtetin. Ka 1001 arsye. E para nuk ka votat ta fitojë, nuk ka mbështetjen e brendshme dhe nderkombëtare, nuk ka stafin dhe programin e duhur, nuk ka potencialet e duhura intelektuale për të drejtuar as bashkitë, dhe jo pastaj ministritë dhe strukturat e shtetit. Ka dëshmuar se ka dështuar, dhe ka shkatërruar sistemin e drejtësisë kur ka patur pushtetin. Ka dëshmuar se ka zhytur vendin dhe qeverisjen në korrupsion, gjithmonë kur ka patur pushtetin. Ka dëshmuar se, nuk ka ditur të ruajë ekujlibrat e duhura me nderkombëtarët, dhe ka dëmtuar interesat kombetare gjithmonë kur ka patur pushtetin. Dhe më kryesorja, ka drejtuar si bajraktar dhe jo si shtetar, gjithmonë kur ka patur pushtet. Ndaj Berisha nuk kërkon pushtet, (pasi e di që nuk e merr dot kurrë) por vetëm pafajësi nga gjykata. Vetëm pafajësia do ti jepte atij edhe njëherë shansin, të ngjitej qoftë edhe 1 herë të vetme, në podiumet e kancelarive europiane, si politikan i amnistuar, pasi ato amerikane nuk ka shans ti prekë më kurrë.

Next Post
Paralajmëron NATO: Do të marrim masa për të parandaluar aktet sabotuese të Rusisë dhe Kinës!

Rutte e thotë troç në Prishtinë: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

February 10, 2026
“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

February 10, 2026
Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

February 10, 2026
Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

February 10, 2026
Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së

February 10, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 10, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Berisha, i vetmi që derdhi gjak në Bulevard”, Çupi: PD, e konsumuar për shkak të kotësisë!

February 10, 2026
“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In