• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha dhe Meta si shërbëtorë të regjimit të Ajatollahëve në Tiranë”

by Endri Kajsiu
28/10/2022 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Shqipëria ka qenë në një sulm të jashtëzakonshëm kibernetik nga Irani. Arsyeja e sulmit ishte fakti që Shqipëria ka strehuar 3500 anëtarë të MEK, që janë opozita e regjimit iranian. Për këtë arsye, Shqipëria u sulmua në sistemet e të dhënave nga hakerat iranianë, si mjeti kryesor që  Irani po përdor për destabilitet kudo në botë. Por fatmirësisht sistemet janë në këmbë dhe në funksion të plotë dhe për këtë sulm të paprecedentë e të mirëorganizuar, kanë reaguar e pozicionuar në krah të Shqipërisë SHBA dhe Bashkimi Europian. Nga salla e OKB e deri në institucionet më të rëndësishme të BE-së, Shqipëria ka marrë mbështetjen maksimale në këtë luftë që nuk ishte e saja, por që i ka rënë ta mbajë mbi supe vetëm pse ka strehuar 3500 persona që u rrezikohet jeta në vendin e tyre.

Por, në një kohë që e gjithë bota është në krah të Shqipërisë në këtë betejë, regjimi iranian ka dy aleatë të fortë në Tiranë. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë dy aleatët e regjimit të ajatollahëve  të Iranit në Shqipëri, të cilët janë gati t’i vënë zjarrin vendit vetëm për interesin e tyre akut politik. Këtë e tregojnë sa here u jepet mundësia. E fundit që u intereson është qetësia dhe siguria e vendit, ndaj edhe nuk lënë rast pa përdorur çdo gjë që lëshohet në mënyrë dashakeqe ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, për të bërë politikën e tyre të ditës. Dyshja Berisha-Meta janë shërbëtorët më të përulur të regjimit iranian në Shqipëri dhe këtë ata nuk ngurrojnë ta tregojnë çdo ditë.

Rasti më i freskët ishte ai i djeshmi ku hakerat lëshuan një tjetër ‘rraketë’, që ishin të dhënat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Siç kishin bërë më herët me publikimin e disa të dhënave të tjera (gjest që normalisht duhet të dënohej maksimalisht nga çdo opozitë në botë që e do vendin dhe qytetarët e saj realisht), dje ata publikuan të dhënat e udhëtimeve të Edi Ramës. Mjaftoi kjo, që Sali Berisha dhe Ilir Meta të eksitoheshin dhe  të fillonin sulmet ndaj kryeministrit pse ai kishte udhëtuar, kur në fakt çdo fluturim dihet sepse vetë Rama i publikon. Edi Rama kudo që fluturon për punë, në sfond të çdo kronike lajmesh apo albumi te tijin ka avionin Air Albania. Ai nuk e ka fshehur kurrë që udhëton me Air Albanian dhe i ka sqaruar me dhjera herë edhe pse e bën e pse kostot janë shumë ekonomike.  Por pse fakti që këto udhëtime i bëjnë publike hakerat iranianë, përbëjnë lajm për dyshen Berisha-Meta? Për politikën e ditës sigurisht.

Deri dje, ata përdornin të ndjerin Laer Kurti për të zhvilluar protesta ku mblidhnin nga 50 vetë në shesh. Nënën e viktimës nuk e lanë të qetë të qante të birin duke e nxjerrë në media vetëm për politikën e tyre të ditës. Por tani që doli lista e udhëtimeve të Ramës, e flakën të ndjerin Kurti dhe po merren me kostot e avionit. Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk u intereson në fakt as Laeri i ndjerë, as paratë e shqiptarëve, por vetëm fati i tyre politik.

Ajo që është e kuptueshme në gjithë këtë histori, është se dy kokat e opozitës janë aleatë kaq të ngushtë të regjimit të ajatollahëve të Iranit. Por kuptohet, sikletet që ata kanë janë të mëdha dhe shpresojnë që ‘rraketat’ e ajatollahëve t’i shpëtojnë, meqë SHBA dhe BE nuk i afron.

Ajo që po ndodh është që njëlloj si regjimi iranian kërkon destabilitet në Shqipëri për interesa që lidhen më opozitën iraniane të strehuar në Manëz edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë të njëjtën gjë sepse kanë sikletet e tyre të mëdha. Berisha e Meta janë gati ta djegin këtë vend vetëm që të shpëtojnë kokën e tyre. Ata janë gati të bëhen ushtarë (siç në fakt po janë) të regjimit të Iranit vetëm për interesin e tyre politik. Këtë e kanë treguar që ditën e parë të sulmit ndaj Shqipërisë, ku në vend që të ishin bashkë për tu mbrojtur ndaj sulmit, ishin sulmues në krah të armikut kundër Shqipërisë. E treguan edhe dje duke lënë Laerin e ndjerë e për të kapur një tjetër kauzë politike të ditës.

lexo.al

Next Post
Gazment Bardhi paraqitet në SPAK, do të japë shpjegime për…

Gazment Bardhi paraqitet në SPAK, do të japë shpjegime për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com