• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike në ’97, për t’ia mbathur nga Shqipëria pajisi edhe vjehrrin, kunatin dhe Shkëlzenin

by Ardit Rada
20/08/2020 09:57
Familja Berisha gjatë martesës së vajzës Argita

Familja Berisha gjatë martesës së vajzës Argita

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para dhe pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997, Sali Berisha ndërmori disa veprime urgjente. Përpos boshatisjes së Presidencës dhe zhdukjes së dokumenteve të veprimtarisë së zezë 5-vjeçare, Sali Berisha ka pajisur me pasaporta diplomatike 700 njerëz të rrethit të tij familjar dhe politik, me qëllim për t’u përgatitur terrenin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë, por edhe mundësisë së hakmarrjes për reprezaljet, torturat, zhdukjet, rrahjet, mashtrimin me piramidat etj. Një pjesë të njerëzve të tij, Berisha i ka pajisur me pasaporta diplomatike që në mars të vitit 1997 dhe pjesën tjetër pak para se të largohej nga Presidenca.

Lëshimi i pasaportave diplomatike nga Berisha është zbuluar nga Komisioni për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, i ngritur pas ndryshimit të pushtetit. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, një nga anëtarët e komisionit, Spartak Braho, duke raportuar për rezultatet e hetimit, thekson se në Ministrinë e Jashtme janë zbuluar 700 shkresa të firmosura nga Sali Berisha për pajisjen me pasaporta diplomatike të 700 personave, sipas Brahos, njerëz ordinerë. Mes personave të pajisur nga Berisha me pasaporta diplomatike rezultojnë edhe vjehrri Rexhep Rama, vjehrra Milica Rama si dhe kunati i tij Agim Rama.

Berisha ka pajisur me pasaportë diplomatike edhe të birin Shkëlzenin, i cili me urdhrin e Berishës udhëtoi tek miku i familjes në Suedi, Hasan Berisha, ndërsa u kthye në vitin 2005, sapo babai u rikthye në pushtet, tashmë për të bërë para si sekser. Para largimit të Shkëlzenit, nga Shqipëria ia mbathën ministra dhe deputetë të PD-së. Një arratisje e bujshme ishte ajo e ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali drejt Italisë, pas përplasjeve me Bashkim Gazideden dhe Berishën, për përdorimin e ushtrisë për shtypjen e rebelimit në jug të vendit.

Sipas Spartak Brahos mes të arratisurve ishte edhe Ferdinand Xhaferraj, bashkëpunëtor i Berishës. Të arratisurit ndaheshin në dy grupe, një grup që Berisha dhe Gazidede i konsideronin tradhtarë dhe një grup që largoheshin me miratimin e Berishës, që kryesisht ishin njerëz të rrethit të tij familjes. Në fund, nga Shqipëria u arratis edhe vetë Bashkim Gazidede, kreu i SHIK-ut famëkeq, i cili përfaqëson faqen më të errët të historisë së pluralizmit shqiptar.

Pjesë nga raporti i Spartak Brahos në Kuvend mbi rezultatet e hetimit për ngjarjet e vitit 1997

-Spartak Braho: Janë të evidentuara pranë Ministrisë së Jashtme, në arkivin e saj, 700 shkresa të firmosua drejtpërdrejt nga Berisha për pajisjen me pasaporta shërbimi e diplomatike të njerëzve nga më ordinerët. Midis tyre edhe kriminelë që sapo kanë dalë nga burgu. Po të doni, ju lexoj edhe një listë emrash, po nuk kemi interes të zgjatemi shumë.

-Skënder Gjinushi: Po lexo ca më të njohurit.

-Spartak Braho: Nuk më lë Bardh Hushi.

–Skënder Gjinushi: Mirë është të lexohen disa emra, sepse duket se ju vetëm deklaroni.

-Spartak Braho: Do t’i lexoj, por meqë nuk e kam këtu listën, sa të ma përgatisin.

-Skënder Gjinushi: Meqë ndërhyra, unë kisha një mendim të tillë që komision të bëjë një prezantim të të gjithë materialit që disponon.

-Spartak Braho: P.sh. te lista e personave që Berisha ka pajisur me pasaportë diplomatike është edhe vjehrri me vjehrrën, djali, nusja etj. Për shembull ka një listë me emra, se këtu ka shumë lista. Është një listë që mban datën 12.3.1997, i drejtohet Minstrisë së Jashtme, drejtorisë konsullore: “Me porosi të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, të pajisen me pasaportë diplomatike personat e poshtëshënuar: Rexhep Rama, Milica Rama, Agim Rama, Miranda Rama, Erla Rama, Fiona Rama. Sekretari i përgjithshëm Kolec Topalli. Është një shkresë tjetër që mban datën 8.7.1997, që thotë: Me porosi të Presidentit të pajisen me pasaportë shërbimi personat e poshtëshënuar, vazhdojnë emrat. Është një listë me 29 emra. Doni që t’ju lexoj ata që kërkohen nga policia? Sepse ata mund të jenë kthyer: Ernest Kolziu, Gaspër Gjençaj, Isamedin Haxhiaj etj.

-Skënder Gjinushi: Ka tani pyetje të tjera, pra jo pyetje të reja, por kërkesë për sqarim ndaj pyetjeve. Ndonjë që është i pakënaqur nga përgjigjja. A ka? Nuk ka. Z. Braho do të shtoni gjë tjetër?

-Spartak Braho: A ka më kuriozitet për këto listat? Nuk besoj.

-Sulejman Kuqi: A ka deputetë aktualë që janë arratisur, si p.sh. rasti i Ferdinand Xhaferrit, që më 13 mars ka lënë detyrën?

-Spartak Braho: Realisht jo vetëm Ferdinand Xhaferri, por edhe shumë të tjerë në ditët e marsit u larguan dhe kapërcyen kush detin dhe kush kufirin. E keqja nuk qëndron këtu, e keqja qëndron sepse struktura të veçanta të Partisë Demokratike, do të evidentoj ish-Prefektin e Durrësit Sabah Jemishta, që krijoi një batalion prej 500 rezervistësh, kryesisht aktivistë të Partisë Demokratike, u armatosën. Këto materiale janë pranë komisionit si material denoncues, por megjithëse nga ana e organeve përkatëse, edhe të prefekturës, ky material denoncues i është dhënë Prokurorisë, prokurori i Durrësit fle gjumë dhe merret me ëndrra e nuk vë në lëvizje çështje të tilla të rëndësishme. Ka disa muaj që ky denoncim është bërë, po Prokuroria nuk e vë në lëvizje.(Shqiptarja.com)

Next Post
Efekte të tjera të COVID-19/ Virusi mund të jetë shkaku i rritjes së diabetit të tipit 1 tek fëmijët

Efekte të tjera të COVID-19/ Virusi mund të jetë shkaku i rritjes së diabetit të tipit 1 tek fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

November 12, 2026
Soros ‘i përvishet’ presidentit kinez: I rrezikshëm për shoqëritë e hapura

Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm

November 12, 2026
Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

November 12, 2026
PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

November 12, 2026
“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

November 12, 2026
Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

November 12, 2026
Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

November 12, 2026
VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In