• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha çan rrethimin amerikan, me një ftesë nga Beleri në Tiranë

by Mero Baze
25/03/2025 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dikur, në fillim të viteve ’90, ceremonia e Ambasadës greke për Festën Kombëtare ka qenë shumë e rëndësishme. Rradha për të hyrë zgjaste rreth një orë dhe aty ftoheshin deri në nivel drejtor drejtorie. Interesi vazhdoi gjatë, derisa u krijua zona Shengen dhe shqiptarët nuk ishin më të varur për viza vetëm nga Ambasada greke. Pastaj, pak nga pak, interesi ra. Natyrisht, rëndësinë e mori Ambasada amerikane.

Befas, Sali Berisha sot na riktheu mallin e viteve ’90, kur mezi pritej festa e Ambasadës greke për të takuar konsullin dhe për t’iu lutur për ndonjë vizë. Ai nuk e ka mbajtur dot gëzimin që i ka mbërritur një ftesë nga Ambasada greke dhe e ka postuar në Facebook — siç bënin para disa vitesh disa zyrtarë që, kur akuzoheshin për korrupsion, postonin vizën e Ambasadës amerikane për të treguar se nuk ishin të korruptuar.

Duket se embargoja e Ambasadave perëndimore që e kanë izoluar, është çarë nga Ambasada e Greqisë në Tiranë — natyrisht, nën ndikimin e Belerit. Berisha është aleati politik i tij, pasi i ka futur dy kandidatë në listën e Vlorës.

Në një kohë kur demokratët mezi prisnin që në mes të marsit t’u vinte një ftesë nga Ambasada amerikane, atij i erdhi nga Ambasada greke. Nuk është pak. Rëndësi ka që të paktën një Ambasadë e ka marrë seriozisht. Besoj se edhe Ambasada ruse mund ta ftojë. Të tjerat, si ta shohin të arsyeshme.

Por paradoksi i tij është se në vitet ’90, kur gjithë shteti shkonte në festën e Ambasadës greke, ai nuk shkonte, sepse i akuzonte grekët se kishin stërvitur terroristë — mes tyre edhe Belerin — për të sulmuar postën kufitare në Peshkëpi, në jug të vendit, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë. Dhe në atë kohë ishte në gjendje “lufte” me ta.

Tani, kur të gjithë kanë harruar që ekzistojnë ende festa ambasadash, ai lajmëron shqiptarët, i gëzuar që është ftuar.

Kjo tregon se sa shumë e ka vuajtur izolimin ndërkombëtar dhe çfarë ka “fituar” deri tani, pas katër vitesh luftë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe vendet e BE-së. Ka fituar të drejtën të shkojë në një koktej në Ambasadën greke në Tiranë.

Kështu fillon kjo punë, pak nga pak. Edhe emigrantët, kur arratiseshin për në SHBA, e çanin rrethimin duke ikur fillimisht në Greqi.

Dhe kujdes, mos bëj sherr për karrigen. Ulu aty ku të thonë sonte, se e ke për herë të parë.

Next Post
Ben Affleck hap zemrën për divorcin me Jennifer Lopez: Kam shumë respekt

Ben Affleck hap zemrën për divorcin me Jennifer Lopez: Kam shumë respekt

Comments 1

  1. Lufto Xhuvi says:
    11 months ago

    Ka hyp Faja
    N’fik
    Fiqt qllun pa pjek
    Faja tuj munu
    Me dur tuj gërgu
    Zbut e qull sa mujt
    Tuj kacavjerr si moca
    Rrshqiti ene ra
    Faja pij fikut
    Top si top llastikut

    Kshtu ene puna e Sal Shiqerit, prej gzimit t’haberit, këndoj gjith hare, m’hapi Gërqia nji derë të re.
    Çe bone vehten kështu mre Sal, me u tall ene kalamojt e lagjes.

    Reply

Leave a Reply to Lufto Xhuvi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In