• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha-Basha-Shehu, mashtrimet 11-vjeçare për Rrugën e Arbrit

by A R
26/08/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Shtatorit, kandidati i opozitës për Bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu premtoi se nëse qytetarët do ta mbështesin, ai sëbashku me Lulzim Bashën do të ndërtojnë Rrugën e Arbrit. Një deklaratë e tillë ka dy probleme të mëdha. I pari, fakti se Lulzim Basha është aktualisht lider i opozitës dhe praktikisht Sherefedin Shehu po u thotë dibranëve se do duhet që të shohin me sytë nga qielli deri në zgjedhjet parlamentare dhe pastaj të rivotojnë edhe njëherë Partinë Demokratike po me premtimin e Rrugës së Arbrit, me shpresën se Basha do ti fitojë zgjedhjet. E pas fitores hipotetike, të cilën nuk e kanë në dorë vetëm votat e Dibrës, të shpresojnë sërish se do mund të mbahet premtimi për Rrugën e Arbrit.

A mund të besojnë më dibranët Partinë Demokratike kur flet për Rrugën e Arbrit?! A mund të besojnë posaçërisht Sherefedin Shehun, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën?!

Mjafton të kujtojnë se në vitin 2005, në çdo takim elektoral në Dibër, Sali Berisha deklaroi se në mandatin e parë qeverisës do të përfundonte Rrugën e Arbrit. Ndryshe nga sa pritej, demokratët e lanë në harrëse këtë premtim dhe ndonëse kaluan 4 vite Rruga e Arbrit mbeti ëndërr. Nuk duhet harruar se Ministër i Transporteve ishte pikërisht Lulzim Basha, njeriu që sot Sherefedin Shehu pretendon se do tua bëjë realitet ëndrrën e vjetër dibranëve nëse do e mbështesin edhe në së paku dy palë zgjedhje të ardhshme.

Sali Berisha dhe Sherefedin Shehu u rishfaqën para dibranëve në vitin 2009, në fushatën për zgjedhjet parlamentare. Nuk bënë as më pak e as më shumë se sa tu kërkonin votën me premtimin se tashmë do ta ndërtojnë Rrugën e Arbrit brenda dy viteve të para të mandatit të dytë, pra brenda vitit 2011. “Ju garantoj se në 2 vjet kjo rrugë do të kapë Tiranën dhe ju do të zbrisni në Tiranë në një kohë prej 40 deri në 60 minuta”, u shpreh Berisha nga Dibra fushatën e vitit 2009.

“Askush më nuk guxon të dyshojë në atë që thotë Sali Berisha. Ndërsa rruga e Arbërit quhet e kryer sepse i ka financimet dhe është projekt në mes. Këto ditë tenderohet pjesa e vështirë që është tuneli në Qafë Buall dhe rruga e Arbërit që do ta bëjë realisht Dibrën pjesë të Tiranës inaugurohet maksimumi brenda dy vitesh plotësisht”, do të deklaronte 17 Qershorin e vitit 2009 Sherefedin Shehu, në cilësinë e kandidatit për deputet në Dibër.

Dibranët u gënjyen. Votuan për Partinë Demokratike të bindur se do duhet ti jepnin edhe një mundësi të dytë demokratëve për të mbajtur premtimin e vitit 2005. Katër vitet e mandatit të dytë kaluan shumë shpejt dhe sërish Rruga e Arbrit mbeti ëndërr. Fushata për fitoren e mandatit të tretë nuk kishte se si të mos e prekte sërish premtimin e lënë në harrëse për 8 vite qeverisje.

Demokratët të drejtuar nga Sali Berisha dhe Sherefedin Shehu u rishfaqën para dibranëve në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Pa patur komplekse, demokratëve premtuan sërish se brenda dy viteve të para të mandatit të tretë, pra brenda vitit 2015 do të përfundonte Rruga e Arbrit.

Kryeministri Sali Berisha nga Qarku i Dibrës në fushatën e vitit 2013 do të deklaronte “fjala ime para jush. Vepra më e parë e dy viteve të para do të jetë tuneli i Murrizit, Rruga e Arbrit dhe boshti i jugut”.

Sërish ai. Sherefedin Shehu mashtroi po njësoj dibranët duke u premtuar atë që u kishte premtuar në vitin 2005 dhe në vitin 2009. “Çështjet teknike kanë vonuar tunelin e Murrizit, tani që janë sqaruar këto probleme, brenda këtij viti do të fillojnë punimet për ndërtimin e tunelit dhe të urës së Vashës. 30 km janë ndërtuar tashmë (pauze) dhe ndërtimi po vijon si nga Bulqiza edhe nga Tirana”, do të deklaronte sërish Sherefedin Shehu.

20 Gushtin e vitit 2016 Sherefedin Shehu deklaron “me mua, si kryetar bashkie dhe me Lulzim Bashën kryeministër do të ndërtojmë, rrugën e Arbrit si dhe do ti japim jetë shumë projekteve që do transformojnë Dibren në një potencial zhvillimi ekonomik,me bujqësi e turizëm me standarte konkurruese në rrajon”.

I gënjeu në vitin 2005. I rigënjeu në vitin 2009 e në vitin 2013. A ka dibran që e beson sot më Sherefedin Shehun?!/ Lexo.al/a.m.

Next Post
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Çmimin e sigurimit e vendosin kompanitë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Çmimin e sigurimit e vendosin kompanitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In