• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha, Basha dhe Dom Gaci

by A R
07/11/2015 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, veç shumë e shumë të tjerave, i bashkon në një, dëshira jargandjellëse për rrëzimin e Qeverisë “Rama”, me endrrën për zgjedhje të parakohëshme e për rikthimin sa më të shpejtë në pushtet. Por, këto ditë, në shfaqjet e tyre publike, kanë treguar se për tia arritur këtij kryeqëllimi të cdo opozite në botë, ata kanë një dallim të madh thelbësor me njëri tjetrin. Ndahen jo tek detajet, por tek thelbi. Tek rruga që secili prej tyre artikulon, si mënyrën më të mirë për arritjen e qëllimit të tyre final.
Vetëm opozitës aktuale në Shqipëri, mund ti ndodhë ajo që nuk ishte dëgjuar kurrë më parë në historinë e demokracive moderne. Këtë javë, brenda një dite, kryetari “de jure” nga Kukësi dhe kryetari “de facto” nga ekrani i “ABC News”, për të njëjtin qëllim, kanë kërkuar dy gjëra krejt të kundërta nga njëri- tjetri.
Lulzim Basha i kërkoi popullit që të ngrihej për ta rrëzuar këtë qeveri, nëpërmjet “mosbindjes civile”. Ndërsa Sali Berisha, tha se nëse do të ishte në vend të z. Basha, do kërkonte që ta rrëzonte mazhorancën aktuale Rama_ Meta, nëpërmjet “revolucionit demokratik”.
“Mosbindja civile” dhe “revolucioni demokratik”, janë dy rrugë aq pranë njëra tjetrës, sa ç’janë të njëjtë në drejtimin e PD dhe opozitës shqiptare, vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Dikush duhet ti shpjegojë z. Basha se “mosbindja civile” kjo “qasje jo e dhunshme e mosbindjes politike e shoqërore” është sqaruar sot e 160 e kusur vite më parë, që më 1849 në essenë e filozofit amerikan Henry David Thoreau. I cili ka arritur të frymëzojë më pas  nëpër histori Mahatma Gandin për të uhdëhequr Indinë për të fituar pavarësinë nga Britania. Ka iluminuar Martin Luter Kingun për të udhëhequr lëvizjen për të drejtat civile në SHBA-në e ndarjeve të thella raciale. Dhe Ibrahim Rugovën që të udhëheqi rezistencën e shqiptarëve kundër makinës shtypëse dhe asimiluese të Beogradit.
Ndaj, nëse kërkon ta rrëzojë Edi Ramën dhe Ilir Metën nga pushteti, pyetja që lind është: Kush është në këtë histori Lulzim Basha: Mahatma Gandi? Martin Luter Kingu? Apo Ibrahim Rugova? E për rrjedhojë, kush është qeveria e Shqipërisë sot për opozitën: Kolonizatori? Gjeneratori i ndarjeve racore? Apo regjimi i Milloshevicit?
“Mosbindja civile” e Lulzim Bashës është me sa duket aq e pakuptimë, sa me siguri e bën edhe atë vetë të skuqet, pasi e mendon thellë- thellë. Por, mund të ngushëllohet, nëse secili do ta kuptojë se po kaq e pakuptimtë është edhe rruga që që predikon edhe Berisha.
Sepse edhe “revolucioni demokratik” i tij, është një frazë krejt pa kuptim. E kam kërkuar kuptimin e kësaj shprehje në të gjithë fjalorët e gjuhës shqipe dhe në të gjithë fjalorët politikë të botës. Nuk e Kam gjetur madje edhe atje ku nuk mund te mungonte asesi. As në “Fjalorin politik” të Oxfordit tek seria e “librave për të gjithë” e as te “botimi i ri, i përditësuar”.
Në epokën moderne, shoqëria njerëzore ka njohur shumë revolucione. Që nga ai francez; revolucione politike; shoqërore; revolucionin permanent a të vazhdueshëm; revolucionin amerikan; Bolivarian të Hugo Cavezit; të gjelbërin e botës së tretë; revolucionin e kadifenjtë në Cekosllovaki; të lavdishëm; kulturor kinez; atë meksikan si i pari revolucion socialist në shekullin XX e deri tek revolucionet rus të Leninit më 1917 e atë të Jelcinit më 1991. Por deri më sot, bota kurrë nuk ka përjetuar një “revolucion demokratik” qoftë edhe në një shtet me demokracinë e Shqipërisë së sotme.
Në zhargonin gazetaresk, togfjalëshi “revolucion demokratik” përdoret vetëm kur i referohemi ngjarjeve të ish lindjes komuniste që cuan në rrezimin e Murit të Berlinit dhe zëvendësimin e regjimeve komuniste, me pluralizmin politik dhe ekonominë e tregut të lirë. Vec e vec, përvoja e s vend që kaloi nga diktatura në demokraci, ishte unike. Ndaj një “revolucion demokratik” nuk mund të bëhet kurrë, në një vend demokratik.
Por edhe nëse thellohemi më shumë, duke iu referuar Samuel Hatingtonit tek libri i tij mbi “Rendin politik në shoqëritë në ndryshim e sipër” sic mund të jetë rasti i Shqipërisë, ai thotë se: “revolucioni shkaktohet nga mobilizimi i grupeve të reja në politikë me një shpejtësi të tillë, që ua bën të pamundur institucioneve ekzistuese, asimilimin e tyre”.
Pas kësaj, cdokush që i njeh sadopak zhvillimet politike në Shqipëri, e kupton se sa i ri është grupimi politik i Berishës dhe Bashës. Në këtë mënyrë, është fare e lehtë për tu kuptuar se sa të realizueshme janë qoftë opsioni i Bashës për “mosbindje civile” apo i Berishës për “revolucion demokratik”.
Por më shumë se kaq, kjo dilemë e lidershipit të opozitës, për rrugët që ata i ofrojnë mbështetësve të tyre për tu rikthyer në pushtet, të kujton historinë e Dom Gacit. Priftit të Velipojës, i cili u gjet në një situatë të ngjashme, kur thatësira pllakosi dikur fshatin. NJë grup burrash besimtarë trokitën në derën e Dom Gacit dhe i kërkuan që të mbante një meshë të martën për të ndjellë rënien e shiut dhe shpëtimin e prodhimeve të tyre. Por, pasi iku grupi i parë, në derë ia behu një grup i dytë burrash besimtarë të fshatit. Duke i bërë të njëjtën kërkesë: Meshë për shiun. Por, me kushtin që ajo të mbahej jo të martën, por të mërkurën. Mirë,- i tha Dom Gaci: Shkoni e zgjidheni njëherë me njëri tjetrin se kur e doni shiun, të martën apo të mërkurën? Dhe ejani që ta mbaj meshën për shiun e fshatit.
Edhe opozita e sotme, përpara se të kërkojë rrëzimin e kësaj mazhorance nga pushteti, bën mirë që të mblidhet e të vendosi: Do ta realizojnë këtë me anë të “mosbindjes civile” apo nëpërmjet “revolucionit demokratik”? Pas kësaj, besoj është po aq kollaj sa çe kishte Dom Gaci, që ta cojnë ujin e shiut, në arën e opozitës.

Next Post

Nis rikonstruksioni i plotë për SU “Shefqet Ndroqi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

July 1, 2026
Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

July 1, 2026
SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

July 1, 2026
Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

July 1, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi ‘i kujton’ Berishës: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In