• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

by S T
28/05/2025 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kurse Sali Berisha jo vetëm nuk ngjall më shpresë, por po mban peng partinë për interesat e tij personale. Shkaku kryesor që shqiptarët nuk votojnë këtë opozitë është pikërisht ai, pasi kujtojnë të gjitha “bëmat” në 30 vite dhe mënyrën se si sillet, sikurse ngjarjet me skemat piramidale, 1997, Gërdecin apo dhe 21 janarin.

Kështu u shpreh në studion e ‘Sot, Live në Shqipëri’ analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri.

“Si mund të vijnë shqiptarët pas teje, kur ti vetëm djeg karrige në Parlament dhe bën rrëmuja. Berishës nuk i beson më askush, ai nuk ngjall më shpresë dhe po e mban peng PD-në për interesat e tij personale”, tha Yzeiri mes të tjerash në analizën e tij për sjelljen e opozitës pas 11 majit.

Kurse në lidhje me pretendimet për manipulim të zgjedhjeve nga mazhoranca, ai shtoi:

“Përsa i përket zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimeve të Berishës për manipulimin e votave duket se ai dhe PD-ja nuk kanë asnjë provë për ato që thonë. Por u vunë re disa fenomene, ku votuan më pak se gjysma e shqiptarëve. Procesi zgjedhor duhet thënë se është më i kontrolluari, nuk pati problematika të theksuara. ndërsa u vu re se 60% e shqiptarëve e refuzuan klasën politike”, tha ai.

Por cila është arsyeja që shqiptarët nuk votuan opozitën PD-ADSHM, e cila mori edhe rezultatin më të keq historik në zgjedhjet e 11 majit.

“Ti thua pse nuk votojnë opozitën? (i drejtohet moderatorit). Po si mund të votojnë një njeri që ka 30 vite flet e sillet në mënyrë të njëjtë. Me ato që ai ka bërë dhe ashtu si sillet. Si mund ta votosh një njeri që ka bërë Gërdecin, 1997, 21 janarin apo dhe Piramidat. A mund ta votojnë shqiptarët kur kujtojnë humbjen e parave?! Ia dhanë edhe njëherë shansin më 2005 duke e rikthyer dhe ai përsëri i vrau, bëri Gërdecin dhe 21 janarin. Më thuaj se si mund ta votojnë shqiptarët këtë opozitë..?”, mbylli analizën e tij Yzeiri.

Next Post
“Hyri në SPAK si i PL, doli si ‘rilindas”, Braimllari pas akuzave të Metës: Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë

"Hyri në SPAK si i PL, doli si 'rilindas", Braimllari pas akuzave të Metës: Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In