• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bëri “lëmsh” spitalin dhe i thyu kamerën polices, dënohet studentja nga Tirana

by A R
06/11/2017 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studente në Tiranë është dënuar nga Gjykata me 40 orë punë të detyruar për interes publik, pas disa “trazirave” që ka shkaktuar në Urgjencën e QSUT-së.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 5 prill të këtij viti, ndërsa vendimi përfundimtar nga Gjykata e Tiranës për dënimin e studentes është dhënë më 17 tetor 2017.

Sipas vendimit të Gjykatës, bëhet fjalë për një episod të pakëndshëm në mesnatë, në Urgjencën e QSUT. E pandehura A.P. kishte dalë me dy shoqet e saj dhe në gjendje të dehur ka shkuar në QSUT, pasi njëra prej mikeshave ishte helmuar nga konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike.

Teksa shoqja e saj po merrte mjekimin e nevojshëm, në gjendje të dehur, A.P. ka nisur të debatojë me mjekun toksikolog. Sipas dosjes së Prokurorisë, A.P. i ka kërkuar disa peceta mjekut, por ky i fundit i ka thënë se nuk kishte me vete. Në atë moment, ka nisur një debat mes tyre dhe mjeku është detyruar të njoftojë Policinë, pasi A.P. po shkaktonte shumë zhurmë në repartin e Urgjencës.

Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar dy efektive të Policisë së Tiranës. Njëra prej tyre i ka kërkuar të pandehurës që të largohej nga reparti, pasi po shkaktonte shumë zhurmë. Por A.P. nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe ka vazhduar të debatojë me mjekun. Ajo, madje, i është kthyer edhe efektives së Policisë, duke e shtyrë dhe duke i thyer kamerën që ajo mbante në trup.

Punonjësja e Policisë është detyruar që të kërkojë përforcime dhe menjëherë i kanë ardhur në ndihmë kolegët, të cilët kanë arrestuar studenten A.P. Për të, Policia e Tiranës nisi procedim penal për “mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë dhe Rendit Publik”. Në gjykatë, studentja e ka pranuar fajin dhe konsumimin e veprës penale, për të cilën akuzohej.

Ajo ka kërkuar dënim sa më të ulët dhe gjykim të shkurtuar. Gjithashtu, përmes avokates, A.P. ka kërkuar që Gjykata të marrë parasysh edhe statusin e saj, si studente në Universitetin e Tiranës.

Në përfundim, Gjykata e dënoi atë me 1 muaj burgim, duke ia konvertuar burgun në 40 orë punë të detyrueshme me interes publik, për shkak edhe të statusit të saj, në mënyrë që të mos ndërpresë studimet. Vetë studentja e pranoi vendimin e Gjykatës dhe nuk e apeloi atë./Panorama/b.d

Next Post
Nga burgu në pasarela, krimineli i famshëm fiton shuma marramendëse

Nga burgu në pasarela, krimineli i famshëm fiton shuma marramendëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In