• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berat, zhvillimi i turizmit nxit kthimin e emigrantëve

by Aalison Pearse Stevens
09/08/2016 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një tranzicioni të gjatë dhe të vështirë në më shumë se dy dekada, banorët e Beratit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, kanë parë një rritje në turizëm, shkruan Herald Tribune.

I vendosur rreth 120 kilometra në jug Kryeqytetit, Berati është i mbushur me bukuri natyrore dhe një trashëgimi kulturore që daton më shumë se 2.400 vjet.

Lagjet me kalldrëm Mangalemi, Kalaja dhe Gorica, të ndara nga lumi Osum, ngjiten të dyja anët e grykës, përballë njëri-tjetrit në qytetin e “njëmijë e një dritareve”.

Qendra historike  zotërohet nga kalaja e cila është plotë me shtëpi që janë të banueshme edhe sot, ka rrënoja të lashta, kisha bizantine të shekullit 16, xhamitë e epokës osmane dhe shtëpi të njohura për fasadat e tyre prej druri.

Mjedisi natyror përreth Beratit ofron mundësi turistike më dalëse për rafting në lumin Osum dhe Gjanicë.

Me rritjen e turizmit, Berati ka parë një kthesë ekonomike. Qyeti që ka qenë në mes të një konflikti të armatosur në ngjarjet e vitit 1997 ka bërë që shumë njerëz ta lënë Beratin në kërkim të një jete më të mirë.

Megjithatë, banorët e qytetit kanë filluar të kthehen, siç dëshmohet nga familja Leonidha. Ai u rikthye në qytet pas 20 vitesh punë në Greqi ku rinovoi një shtëpi të shkatërruar për ta shndërruar në një hotel të vogël, të cilit i ka vënë emrin e vajzës së tyre të vogël, Klea.

Hoteli ka vetëm 5 dhoma, por nga kërkesa në rritje e turistëve familja Leonidha ka në plan të blejë edhe shtëpinë e fiqnjit, me qëllim zgjerimin e aktivitetit.

Numri vjetor i turistëve është dyfishuar pothuajse që nga viti 2007, nga 28,600 në 45,700 në vitin 2015, gjysma e të cilave ishin të huaj.

Fqinji me hotelin “Klea”, familja Boçe, gjithashtu mori inisiativën, duke e kthyer katin e sipër të shtëpisë në hotel me 14.5 dollarë nata.

Qyteti u emërua si një nga 16 destinacionet kryesore turistike në botë nga publikimi ekonomik i “Business Insider” në vitin 2015.

monitor/d.i.

Next Post

Komisioni shtetëror thotë se nuk lëvizi gurët e kufirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In