• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BERAT/ Ministri Klosi premton lehtësira fiskale për agroturizmin

by Java News
02/06/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lehtësirat fiskale për agroturizmin do të sjellin zhvillimin ekonomik lokal për zonën. Në takimet e llogaridhënies publike në Kutalli, dhe Poshnje të Urës Vajgurore, ministri Klosi u shpreh se ngritja e pikave agroturistike duhet të shndërrohet në përparësi duke shfrytëzuar lehtësirat që ofron paketa fiskale; si ulja e taksave dhe reduktimi i tvsh-së në masën 6 përqind. Gjithashtu bashkia po bën një plan për të afruar tokat që ka në posedim nëpërmjet kontratës 1 euro për këta investitorë strategjikë për komunitetin.

Duke iu referuar taksave vendore, ministri Klosi vlerësoi transparencën e bashkisë Ura Vajgurore në shpenzimin e çdo takse vendore për zhvillimin urban dhe rural të zonave në këtë bashki. “Çdo para e mbledhur nga komuniteti në kuadër të tarifave lokale konsumohet në një mënyrë transparente e cila është bërë model tashmë për të gjithë kryetarët e tjerë të bashkive.”- tha ministri Klosi.

Ndërkohë duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes ministri Klosi reagoi ndaj denoncimit të një banori, me marrjen e masave të menjëhershme ndaj nëpunësit të korruptuar. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit u bëri apel të gjithë qytetarëve që të shkruajnë cdo shqetësim apo problem në platformën e bashkëqeverisjes.

“Jemi në bashkinë e Urës Vajgurore ku realisht kemi një model suksesi, sesi cdo para, cdo lek i mbledhur nga taksapaguesit, cdo para e mbledhur nga komuniteti në kuadër të tarifave lokale konsumohet në një mënyrë transparente e cila është bërë model tashmë për të gjithë kryetarët e tjerë të bashkive. Sistemi informatik që ka bashkia e Urës Vajgurore të jep mundësinë që cdo qytetar të ketë transparencë maksimale. Çdo para e mbledhur për gjelbërim, çdo para e mbledhur për pastrim, për ndricim apo për sistemin e

infrastrukturës rurale të jetë, zhvilluar në mënyrë fantastike. Cdo para e mbledhur tashmë shkon nëpër qendrat e fshatrave për të dhënë mesazhin e pastër se ajo që ndodhi me bashkinë e Urës Vajgurore si pjesë e reformës dhe transformimit urban do të ndodhë shumë shpejt si pjesë e reformës së transformimit rural. Ne kemi në programin e 100 fshatrave, 100 zona turistike ku ne do të kërkojmë që të investojmë me prioritet por natyrisht zgedhja e 100 fshtarave nuk do të thotë se ata janë të vetmit. Cdo fshat, cdo zonë rurale që ka merita të shquara përsa i përket trashëgimisë kulturore, prodhimit, vlerave të kulinarisë, produkteve unikale që ajo zone ka, mund të jetë një pol zhvillimi për ekonominë lokale.

Ne kemi programin e agroturizmit. Ajo që duam është që në të këtë zonë të krijojmë 4-5 njësi agropërpunuese të cilat duhet të kenë mundësinë që përvec përpunimit të produkteve bio të ofrojnë edhe hoteleri, pra të jenë standarti i agroturizmit, të kenë 6-30 dhoma, të kenë 4-5 hektarë me prodhime të zonës dhe po ashtu turistët që afrohen të ushqehen me prodhimet bio të kësaj zone. Dhe këta përpunues të prodhimeve bio, do të marrin nga shteti përfitime fantastike financiare, do të kenë taksa të ulura deri në 5 përqind tatim fitimi dhe tvsh-në e reduktuar 6 përqind për cdo shërbim brenda njësisë së tyre. Po ashtu bashkia po bën një plan për të afruar tokat që ka në posedim nëpërmjet kontratës 1 euro për këta investitorë strategjikë për komunitetin.

Ne jemi këtu për të kuptuar sesi funksionon platforma e bashkëqerisjes. Kur ishim në Kutalli, një fermer ngriti shqetësimin për një punonjës të bujqësisë, i cili i kishte kërkuar ryshfet për t’i dhënë mbështetjen financiare si përfitues i skemës së granteve për qeset termike të serave dhe ne morëm shënim dhe pas një ballafaqimi që do të bëhet ditën e hënë ai nëpunës i zyrës së bujqësisë jo vetëm që do të largohet nga detyra, por edhe do të procedohet penalisht pasi nuk kemi asnjë arsye që nëpunësit e shtetit, inspektorët e cdo lloj kategorie të sillen si xhandarë”, deklaroi Klosi.

MA.ME

Next Post
Veliaj: “T’i thuash popullit se meqë qeveris PS s’e dua Evropën, është tradhti kombëtare”!

Veliaj: “T’i thuash popullit se meqë qeveris PS s'e dua Evropën, është tradhti kombëtare”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In