• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqiri për arrestimin e Veliajt: U veprua me dy standarde, Olsi Dado s’duhet të ishte prokuror, është futur jashtë kritereve ligjore

by B K
11/02/2025 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘SPAK ka vepruar me 2 standarde për arrestimin e kryebashiakut Erion Veliaj’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emision ‘Frontline’ në Report Tv, Beqiri ka thënë se Berisha ishte në arrest shtëpie dhe ja hoqën masën e sigurisë, ndërsa Veliaj futet në burg pa afat.

‘SPAK po bënë një punë të mirë dhe ka një përshtypje pozitive të publikut, por nuk duhet që t’i lejojë vetes hapësira që të futet mendimi që SPAK vepron me dy standarde. Veliajn ke një vit që po e heton, ke marr prova dhe ke pyetur dëshmitar dhe ke arritur në përfundimin se ka bërë vepra penale, dhe ke aktet që të çojnë drejt një akuze përcakto dhe masën e sigurimit. Por, kur mbaron hetimet dhe e ke të qartë situatën, pse e jep në fund masën e sigurimit. Po të ishte për të ikur ai kishte ikur, sepse ka ikur në Amerikë dhe ka ardhur prap. Nuk është masa e sigurimit arrest me burg pa afat, në situata të tilla duhet të marrësh një masë tjetër deri sa të hetohet. Berisha ishte në arrest shtëpie, dhe ja hoqën gjykata e Apelit tha detyrim paraqitje dhe thoshte se është para fushatës ta lëmë që ta bëjë fushatën, pra për Berishën qenka një shkak, po Veliajn pse e çon në burg edhe ai para fushatës është. Ca e keqe do ti vinte SPAK po ti jepte detyrim paraqitje’, tha ai.

Beqiri tha se ditën e nesërme (12 shkurt) pritet që të bëhet verifikimi i masës së sigurimit për Veliajn.

‘Nesër nuk ndodh asgjë, nesër është verifikimi i masës së sigurimit, që ai pyetet dhe i thuhet ti je Erion Veliaj, në cilin burg të kanë çuar në paraburgim, si janë kushtet atje. Këto janë vepra penale të rënda dhe shkojnë deri në 12 vite burg. Por të lësh jashtë pa asnjë masë, një kriminel të nivelit të madh që e kanë bërë edhe SHBA non grata si Berisha dhe të futësh në burg pa afat Veliajn nuk ka shqiptar që ta pranon një gjë të tillë’, tha ai.

Avokati foli edhe prokurorin Olsi Dado, për të cilin tha se nuk duhet që të ishte prokuror në SPAK, pasi është futur jashtë kritereve ligjore.

‘Olsi Dado nuk duhet që të ishte prokuror në SPAK, sepse është futur jashtë kritereve ligjore, që të jetë prokuror duhet të kesh magjistrat ose të kesh punuar avokatë për shume vite, kurse ai ka qenë noter. Ai që i ka dhënë burg pa afat Veliajt, nuk duhet t’a jepte sot, po kur fillojë hetimi i çështjes’, tha ai.

Next Post
Shenjat e para të konsulentit të Trump në fushatën e Berishës

Shenjat e para të konsulentit të Trump në fushatën e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In