• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj vizitë në Izrael, homologu i premton ndihmë për përmirësimin e kapaciteteve në shëndetësi

by A R
05/07/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit,  Yakov Litzman, zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë, i kyesuar nga Ministri  Ilir Beqaj.

Në bisedimet ndërmjet dy ministrave u vu theksi tek intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy ministrive të shëndetësisë, në kuadër të marrëveshjes ndërshtetërore që u nënshkrua në muajin dhjetor në Jeruzalem, nga Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij izraelit Benjamin Netanyahu.

Bisedimet u fokusuan në shqyrtimin e mundësive për shkëmbimin e përvojës së Izraelit në organizimin e kujdesit shëndetësor me fokus të veçantë në parandalimin dhe kujdesin shëndetësor parësor, në ngritjen e kapaciteteve të personelit mjekësor dhe vlerësimit të aftësive të personelit shëndetësor, në eksperiencën izraelite në përdorimin dhe shfrytëzimin e informacionit individual shëndetësor.

Ministri Litzman shprehu gatishmërinë për dërgimin e mjekëve dhe specialistëve të kualifikuar izraelitë për të dhënë ndihmesën e tyre pranë sistemit shëndetësor të Shqipërisë, dhe mirëpriti ftesën e Ministrit Beqaj për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim, ministri Beqaj shoqërohej edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Izrael,  Bardhyl Canaj.

Po ashtu,  kreu i shëndetësisë shqiptare vizitoi “Wolfson Medical Center” ku u njoh nga afër me arritjet dhe përvojën e shërbimit publik spitalor izraelit. Gjithashtu, ai u njoh me programin “Save a Child’s Heart” të këtij insitucioni dhe diskutoi me drejtuesit e tij për përfshirjen e Shqipërisë në këtë nismë, propozim i cili gjeti mirëkuptim të plotë.

Në përfundim të vizitës, Ministri Beqaj zhvilloi një takim pune me Ambasadorin Gil Haskel, Drejtor i Përgjithshëm i agjencisë për bashkëpunimin dhe zhvillim ndërkombëtar me seli në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, MASHAV, ku u diskutua dhe e ra dakort për miratimin e një memorandumi bashkëpunimi tre-vjeçar midis Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare dhe MASHAV-it në çështje me interes për sistemin shëndetësor shqiptar./a.m.

Next Post

Zhdukja e 13-vjeçares/ Prindërit denoncojnë bariun 33-vjeçar: Vinte karikonte telefonin te ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

July 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

T’u flasësh “Flamingove” që të dëgjojnë socialistët!

July 24, 2026
Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

July 24, 2026
“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

“Sherri pas bllokimit të një automjeti”, hetimet per dhunën ndaj policit në Shkodër, një pistë janë Bajrat

July 24, 2026
“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

July 24, 2026
Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

July 24, 2026
Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i ditës

July 24, 2026
Përgjigjja ime për “flamingot”

Përgjigjja ime për “flamingot”

July 24, 2026
6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In