• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Trefishim i flotës së autoambulancave dhe personelit, për përballimin e urgjencave

by A R
12/10/2016 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rishpërndarja e flotës së autoambulancave, por edhe trefishimi i atyre ekzistuese, si dhe rritja e numrit të personelit me infermierë dhe shoferë, do të bëjë të mundur që çdo urgjencë mjekësore në Qarkun e Lezhës, sado larg spitalit rajonal apo atyre bashkiake, të marrë shërbim më cilësor shëndetësor në një kohë më të shpejtë. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë prezantimit të riorganizimit të Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore për këtë qark. “Po kalojmë në këtë model të ri, i cili njëherësh, do të përqëndrojë komandën duke dekoncentruar prezencën e autoambulancave në territor. Dhe me këtë rishpërndarje, kemi një mbulim jo më shumë se sa 15 minuta”. Këtu në Lezhë, vijoi më tej Beqaj, arrijmë në një autoambulancë për 15 mijë banorë, ndryshe nga qarqe të tjera, ku ky tregues është një automjet deri në 25 mijë, pasi relievi dhe treguesit demgrafikë e kushtëzojnë këtë vendosje.

 Sipas tij, më futjen e këtij sistemi të ri të urgjencës, i gjithë ekipi do të jetë i trajnuar dhe në funksion të qytetarit. “Drejtuesi i atuoambulancës do të kryejë më shumë se sa një funksion. Unë nuk do të lejoj që, nga janari, shoferi të mos jetë dhe barrelist, në qoftë se është kështu në gjithë botën”, shtoi më tej Beqaj, duke theksuar se qoftë mjeku, infermieri apo pjesëtarët e tjerë të personelit të ndihmës së shpejtë, do të duhet të trajnohen të kryejnë edhe detyra të tjera në ekip, përveç detyrës së tyre parësore. Sistemi i ri i urgjencës mjekësore ka parashikuar shpërndarjen e autoambulancave edhe në zonat turistike të Lezhës, pasi në sezone të ndryshme, popullsia pëson luhatje të ndjeshme, dhe për pasojë, nevoja për shërbim shëndetësor ndryshon. “Stina e verës ka tjetër specifikë. Të paktën, gjatë fundjavave, duhet të jemi prezentë në Tale. Sepse, sado rrugë me asfalt, është distancë e madhe. Stina e vërës do një zgjidhje specifike vetëm për atë stinë”, ka pohuar Beqaj.

Vendnisja e automjeteve specifike, sipas llojeve të urgjencës është një tjetër risi e prezantuar nga kreu i shëndetësisë. Sipas tij, në zonat ku ka aksidente, duhet të ketë personel dhe mjete të specializuara për traumat, në mënyrë që i aksidentuari të mos ketë dëmtime gjatë lëvizjes. “Nëse ka aksidente të shumta rrugore, edhe ne duhet t’i përgjigjemi ndryshe nga të tjetrët”, u shpreh ministri, duke sjellë në kujtesë zgjidhjet e ofruara gjatë sezonit turistik. “Duhet ti përgjigjemi me prezencë, po dhe me tipin e autoambulancës për atë lloj traume dhe ndoshta me një trajnim më specifik”, vijoi më tej ai, duke theksuar se duhet të arrijmë ti bindim njerëzit që nëse arrijmë të vijmë shpejt, është më mirë të presin 5 apo disa minuta më tepër të mbërrijë autoambulanca, se sa të nxirret vetë i sëmuri nga aksidenti, duke shmangur dëmtimet e mëtejshme.

 Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, ka pohuar se me shpërndarjen e re të autoambulancave, çdo pacient do ta përfitojë më shpejt shërbimin mjekësor. “Duke bërë këtë studim të ri dhe me këtë shpërndarje të re të mjeteve, mbulojmë të gjithë territorin e qarkut të Lezhës me këtë numër autoambulancash, të cilat do të jenë të shpërndara si me oraret, si me personelin dhe me llojin e tipit të ambulancës që do të vëmë në dispozicion,” u shpreh Brataj, duke theksuar se numri i infermierëve do të rritet nga 8 në 17, dhe ai i shoferëve nga 5 deri në 13, në mënyrë që të sigurohet mbulim i plotë dhe cilësor i territorit. Nga ana tjetër, një lajm tjetër i mirë për pacientët e Qarkut të Lezhës, është bërë i ditur nga Ministri Beqaj. Duke filluar nga muaji dhjetor, do të nisë edhe furnizimi me proteza ortopedike në mënyrë që për të bërë planifikimet e rasteve por edhe per rastet urgjente.

Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në takim:

 Riorganizimi i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore është një nga pesë prioritetet (e Programit të Qeverisë). Përveç domosdoshmërisë, çfarëdo që arrijmë të bëjmë në spitale, në qoftë se nuk arrijmë të përmirësojmë dhe këtë shërbim, prapë do të vazhdojmë të kemi, – siç ju i ndeshni përditë, – qoftë raste që në mënyrë të panevojshme vijnë në spital ngarkojnë urgjencën, po qoftë dhe raste që janë në distanca të mëdha dhe nuk i shërbejmë dot.

Ne nëse do të merrnim, – po flas fillimisht për gjithë Shqipërinë, – sipërfaqen që kemi, popullsinë që kemi, demografinë që kemi, epidemiologjinë që kemi, dhe një rrjet rrugor kombëtar dhe vendor, urban dhe rural, që vazhdon dhe përmirësohet dora-dorës, edhe relievin, edhe pjesën e dimrit, teorikisht në letër me 180-190 autoambulanca që disponojmë si flotë, krahasuar me modelet që kemi parë, kemi flotë mëse të mjaftueshme.

 Fillimisht, po i marr si mjete motorike. Sigurisht, që një pjesë e autoambulancave janë goxha të amortizuara, dhe një pjesë janë më të reja. 20 autoambulanca kanë më pak se 2 vjet, 18 kanë më pak se 4-5 vjet, nga pikëpamja e pajisjeve mjekësore brenda, ka nevojë për goxha më tepër përmirësim sesa nga ana po e them motorike.

 Por, nëse kemi 180-190 autoambulanca si flotë deri në gusht, paradite në gatishmëri ishin jo më shumë se 75 automjete, dhe kryesisht, për mungesë të burimeve njerëzore, drejtues automjetesh, edhe infermierë dhe mjetesh financiare, që drejtuesit e spitaleve të mund të vinin më shumë në dispozicion karburant, goma, vaj makine, mirëmbajtje, etj., etj. Dhe nga tjetër, siç e patë gjatë prezantimit, mbulimi i territorit ishte goxha i mangët.

Ne sot po kalojmë në këtë model të ri, i cili njëherësh do të përqendrojë komandën duke dekoncentruar prezencën në territor. Në qoftë se deri më sot, tradicionalisht, vendndodhja e tyre ka qenë zakonisht pranë spitaleve, – dhe përgjithësisht spitalet tona janë të pozicionuara në një hartë spitalesh që të para ’90-ës, – për t’ju përshtatur asaj mënyre, si ishte e shpërndarë popullsia e Shqipërisë dhe ishte organizimi territorial që mbështetej nga një situatë e caktuar zhvillimi ekonomik, qoftë industrial, qoftë bujqësor.

Që ne të mund të kemi një mbulim jo më shumë se sa 15 minuta, këtu, arrijmë në një autoambulancë për 15 mijë banorë, që ndoshta nga pikëpamja ekonomike mund të jetë pak, por na detyron relievi që të bëjmë këtë lloj vendndodhje. Stina e verës ka tjetër specifikë. Të paktën, në fundjava duhet të jemi prezentë edhe në Tale. Sepse, sado që është rrugë me asfalt, sërish është distancë e madhe. Stina e vërës do një zgjidhje specifike vetëm për atë stinë. Të rrimë tek kjo pjesë.

 Dikush nga ju duhet të ketë qenë javën e kaluar në godinën (e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore) që inauguruam. Kemi shpresë dhe besim që në prill 2017, çdo lloj thirrje do të shkojë atje. Dhe afër kemi një autoambulancë që nuk është e Qarkut tuaj, do të shërbejë ajo e para sepse, jua thashë, që ndonjëherë kufijtë administrativë nuk është se i kemi ndarë në mënyrë të barazvlefshme. Ajo qendër do të jetë në gjendje ta komandojë të gjithë procesin.

Drejtuesi i autoambulancës do të kryejë më shumë se sa një funksion. Unë nuk do të lejoj që nga janari shoferi të mos jetë dhe barrelist. Qoftë se kështu është në gjithë botën, pasi të gjithë kemi lëvizur e parë se si funksionon. Shoferi nuk mund të rrijë tek dera e ambulancës dhe të presë, ndërkohë në një moment të caktuar do të duhet të thërrasim një mjek të merret me rastin e urgjencës; po ashtu, edhe mjeku, duhet të vijë me një automjet, jo detyrimisht autoambulancë, si dhe infermieri mund të drejtojë automjetin e mjekut, e të kthehen të dy bashkë në spital.

Nuk ka nevojë ti shpikim, bota i ka zhvilluar këto modele. Kur vendosëm vjet në nëntor (sistemin) GPS-in për çdo autoambulancë, një nga arsyet ishte edhe që të kuptonim realisht se kush janë lëvizjet. Megjithatë, nga sa urgjenca janë pritur në spital, dhe sa kanë ardhur me autoambulancë, rezulton as 10%. Ne kemi një mesatare në rang vendi, që vetëm 30% e urgjencave vijnë me autoambulancë, po këtu (në Lezhë) ishte edhe më pak.

 Shumica e njerëzve vazhdojnë të vijnë me mjetet e tyre. Do të vazhdojnë të vijnë. Do të duhen disa vite që njerëzit me të vërtetë të kenë besimin që autoambulanca po vjen. Sigurisht, kur pret autoambulancën, çdo sekondë të duket që s’mbaron. Ne jemi përpjekur, – kush e ndjek pjesën e komunikimit, – ka nja 4-5 muaj që sa herë na kanë thënë autoambulanca s’erdhi, u vonua, etj., etj., tani e kemi edhe të provuar me dokument kur u nis, kur erdhi, etj., etj.

 Mund të mos jetë mënyra më e përkryer, po të paktën, e gjurmojmë; në radhë të pare, për të kontrolluar vetveten, për të qenë transparent, për të përmirësuar punën. Të paktën unë konstatoj se që nga moment i vënies së GPS-it nuk ka më autoambulancë që niset më shumë se 2 minuta nga marrja e thirrjes. Dhe kjo nuk është gjë e vogël. A mund ta çojmë 1 minutë e gjysmë? Ky është momenti i dytë. Po të paktën, edhe fakti që nuk vonohet më shumë se sa 2 minuta për tu nisur është një arritje.

 Nëse ka aksidente të shumta rrugore, edhe ne duhet ti përgjigjemi ndryshe nga të tjerët. Siç përdorëm në sezonin turistik, ne s’na kushton asgjë që, diku pranë një mjedisi që ka të paktën energji elektrike, ta lemë një kontenier atje për të ofruar shërbim. Duhet ti përgjigjemi me prezencë, po dhe me tipin e autoambulancës për ato lloj traumash, dhe ndoshta me një trajnim më specifik. Ne duhet të arrijmë ti bindim njerëzit që në qoftë se ne vijmë shpejt, më mirë prit  5 minuta apo 7 minuta të vijë autoambulanca, sesa ta nxjerrësh vetë të sëmurin nga aksidenti, dhe ndoshta e dëmton. Ka me dhjetëra raste që nga ideja që ti jap ndihmë e dëmton, e dëmton në kolonë, në qafë, në gjymtyrë, etj., etj.  Brenda dhjetorit këtu do të ketë edhe furnizim me proteza ortopedike në mënyrë që për të bërë planifikimet po dhe një urgjencë. 

 

 

 

Next Post
Cruz dhe Bardem në filmin mbi Pablo Escobar

Cruz dhe Bardem në filmin mbi Pablo Escobar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në PD, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

Tensionet në PD, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

April 17, 2026
Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

April 17, 2026
Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

Protesta e Berishës, bllokohet Rruga e Elbasanit në kryeqytet! Radhë e gjatë automjetesh të ngecura në trafik

April 17, 2026
Molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn menjëherë dhe shoqëron protestuesit

“Sulme çnjerëzore”, Berisha reagon sërish për tensionet në protestë

April 17, 2026
Dështon skenari i opozitës! Kapet sasia e lartë e molotovëve të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

Dështon skenari i opozitës! Kapet sasia e lartë e molotovëve të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

April 17, 2026
“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

April 17, 2026
Pas Boçit dhe Kalasë, i prekur nga gazi Klevis Balliu, niset drejt urgjencës

Pas Boçit dhe Kalasë, i prekur nga gazi Klevis Balliu, niset drejt urgjencës

April 17, 2026
VIDEO/ Familja Berisha në protestë: Shkëlzeni, Argita dhe Jamarbër Malltezi shkojnë te Kuvendi

VIDEO/ Familja Berisha në protestë: Shkëlzeni, Argita dhe Jamarbër Malltezi shkojnë te Kuvendi

April 17, 2026
Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

April 17, 2026
Berisha bëhet nostalgjik për Enver Hoxhën, propozon votim me detyrim

Berisha bëhet nostalgjik për Enver Hoxhën, propozon votim me detyrim

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In