• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Si do të bëhet rimbursimi për fishat e diabetit dhe lentet

by Aalison Pearse Stevens
06/06/2016 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po punohet për hartimin dhe miratimin e kornizës ligjore të procesit të hartimit të listës së pajisjeve mjekësore të rimbursueshme si për shembull për strishat e matjes së glicemisë, për lente intraokulare për kataraktin e syrit, etj.”. Lajmi bëhet me dije nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili përmes kësaj interviste, dhënë për “Gazeta Shqiptare” shpjegon më konkretisht edhe risitë e listës së re të barnave me rimbursim, që hyri në fuqi në datën 1 qershor. Ndër të tjera, ministri thekson se ajo u shtua me 63 molekula e formëdoza, duke përmbajtur barna për më shumë kategori të sëmurësh kronikë.

Z.Beqaj, cilat janë risitë dhe përfitimet e listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2016?

Lista e Rimbursueshme e Barnave (LBR) për vitin 2016 u zgjerua në 1118 barna alternative tregtare, nga të cilat 539 barna alternative të para. LBR 2015 përmbante 490 alternativa të para. Kështu, përmbledhtazi, në vetëm 3 vite, MSH dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor realizuan zgjerimin më të madh të LBR-së në 20 vite të marra së bashku, me 140 principe të reja aktive apo alternative dhe formëdoza të ndryshme. Përveç shtimit të numrit të barnave në LBR e këtij viti, çmimet e miratuara janë me një ulje prej rreth 6.9% krahasuar me çmimet e aplikuara në LBR-në e vitit 2015. Ky zgjerim i ndjeshëm i Listës së Barnave të Rimbursueshme u bë i mundur, pikë së pari, në sajë të mundësive të reja që u krijuan me rritjen e buxhetit të shëndetësisë nga 8 në 9 miliardë lekë, falë vullnetit politik në zbatimin e politikave të suksesshme, ku në këto tri vite arritëm të ulim mesatarisht 30% çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri, duke iu kursyer shqiptarëve të paktën 70 milionë dollarë në vit, ose rreth 240 milionë dollarë në 3 vite. Së dyti, kjo listë mishëron më së miri edhe një angazhim të rëndësishëm të Programit të Qeverisë, i cili parashikon rritjen e rolit të shëndetit publik dhe programeve të parandalimit e të promocionit shëndetësor, veçanërisht për sëmundjet jongjitëse që kanë rritur përhapjen në Shqipëri, siç janë ato kardiovaskulare dhe tumorale, të cilat janë kthyer në ndikues të ndjeshëm në shkurtimin e jetëgjatësisë dhe jetës së shëndetshme. Së treti, LBR 2016 është një paketë e kujdesit shëndetësor, hartimi i së cilës është realizuar mbi bazën e parimeve themelore profesionale, që sigurojnë mbrojtjen më të mirë të mundshme të pacientit dhe shëndetit të tij, duke u bazuar pa dyshim, edhe në faktorë farmakoekonomikë si dhe duke vlerësuar kosto-efektivitetin e të gjitha barnave dhe alternativave e formëdozave përkatëse që janë në listën e rimbursimit.

Ju përmendët që janë ndjekur disa parime për hartimin e kësaj liste të re. A mund të na ilustroni konkretisht ndonjë rast?

Po sjellim si shembull dy raste barnash, që në këndvështrimin tonë ilustrojnë më së miri parimet që janë zbatuar në hartimin e listës së re të barnave të rimbursueshme. Bari “Olmesartan 10mg” u hoq nga lista, pasi çmimi i tij prej 72.30 lekë për tabletë është ndjeshëm më i shtrenjtë se çmimi 17.90 lekë për tabletë “Olmesartan 20mg”. Po ashtu, në të njëjtën logjikë, u hoq nga lista edhe bari “Olanzapine 5mg” që kushtonte 43.89 lekë, duke u zëvendësuar me formëdozën alternative 10mg që kushton 10.18 lekë. Buxheti i akorduar për shpenzimit e rimbursimit për vitin 2016, që arrin vlerën prej 9 miliardë lekësh, është bazuar në konsumin vjetor të barnave të rimbursuara për vitin 2015, rritjen vjetore të sëmundshmërisë, rritjen e ndjeshmërisë ndaj Skemës së Sigurimeve Shëndetësore dhe prirjen e rritjes vjetore të shpenzimeve të rimbursimit të viteve të fundit me rreth 10%.

A ka kategori të reja pacientësh që përfitojnë për herë të parë nga barnat që përfshihen në listën e re?

Në LBR 2016 vijnë për herë të parë 62 molekula dhe formëdoza të reja, me përdorim dhe mbulim të gjerë të sëmundshmërive në vend dhe një numri të madh pacientësh. Këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë ndjeshëm trajtimin e pacientëve në shërbimet e Onkologjisë, Gastro-hepatologjisë, Pneumologjisë, Reumatologjisë, Infektivit, në Terapinë Kardiake, sëmundjen e Parkinson-it, Diabet, Psoriazë, Dislipidemitë e ndryshme, si dhe sëmundjeve të tjera të gjakut, etj.

BW/d.i.

Next Post

Pas kuintave, Xhafaj e Bylykbashi, përgatitje non-stop për takimin Rama-Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Aksidenti në Durrës/ Presidenti Begaj: Ngushillime familjarëve, institucionet të marrin masa!

May 3, 2026
Turqi/ Përmbyset autobusi, humbin jetën katër persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Turqi/ Përmbyset autobusi, humbin jetën katër persona, plagosen dhjetëra të tjerë

May 3, 2026
Macron: Fola me kryeministrin e ri të Irakut, roli i tij është thelbësor për rajonin

Macron: Fola me kryeministrin e ri të Irakut, roli i tij është thelbësor për rajonin

May 3, 2026
Trafik kilometrik në Elbasan, fluks mjetesh që kthehen nga juglindja

Trafik kilometrik në Elbasan, fluks mjetesh që kthehen nga juglindja

May 3, 2026
Sekretari amerikan i Thesarit: Shumë shpejt Iranit do t’i duhet të mbyllë puset e naftës!

Sekretari amerikan i Thesarit: Shumë shpejt Iranit do t’i duhet të mbyllë puset e naftës!

May 3, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Aksident tragjik te Kepi i Rodonit, humb jetën turisti (EMRI)

May 3, 2026
Lundrimi në Ngushticën e Hormuzit ndalet pas deklaratave të Trump

Lundrimi në Ngushticën e Hormuzit ndalet pas deklaratave të Trump

May 3, 2026
Taulant Balla për tragjedinë në Durrës: Nuk është aksident, autori është një terrorist!

Taulant Balla për tragjedinë në Durrës: Nuk është aksident, autori është një terrorist!

May 3, 2026
Shtrenjtimi i apartamenteve “shqetëson” bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! BSH do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

Shtrenjtimi i apartamenteve “shqetëson” bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! BSH do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In