• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Beqaj: Shtim të autoambulancave pranë plazheve

by Java News
14/07/2015 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë vizitoi pikën e urgjencës mjekësore të përkohshme të Shëngjinit, e cila funksionon tashmë prej disa javësh për t’i ardhur në ndihmë mbarëvajtjes së sezonit turistik veror për gjithë pushuesit, vizitorët, turistët vendas dhe të huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre verore këtu në këtë zonë.

Kjo qendër e urgjencës mjekësore është pjesë e një programi të plotë që Ministria e Shëndetësisë po zbaton tashmë në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, nga Velipoja në Ksamil, me 22 pika të urgjencës mjekësore, të cilat ofrojmë shërbim me mjekë dhe infermierë, 24 orë, me pajisjet më të domosdoshme për t’i shërbyer urgjencës, dhe të furnizuar me barna dhe materiale mjekësore që janë të nevojshme bazuar në nevojat që kanë pushuesit që vijnë në këto zona për kujdes shëndetësor.

Duke falënderuar komunën e Shëngjinit e cila mundësoi mjedisin për këtë qendër, si dhe Drejtorinë e Shëndetit Publik, për punë shumë të mirë për përhapjen e lajm te të gjithë operatorët turistikë, por edhe te pushuesit, Ministri Beqaj theksoi se falënderimi shkon në rradhë të parë për mjekët dhe infermierët që e bëjnë të mundur që ky shërbim të jetë i disponueshëm për vizitorët dhe turistët e kësaj zone për 24 orë.

Gjithashtu, përveç kësaj qendreje të urgjencës në Shëngjin, Beqaj, tha se autoritetet shëndetësore kanë marrë masa që, sidomos gjatë fundjavës, të vendosen autoambulancat sa më pranë zonave të tjera fqinje turistike me përqëndrim më të madh të të vizitorëve, siç janë ato të Tales, apo zonës së Kunes.

Më tej, kreu i shëndetësisë inspektoi edhe punën që po kryen në terren njësia e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për zbatimin e programit të dezinsektimit të bregdetit edhe këtu në zonën e plazhit të Shëngjinit. Dr. Enkelejda Velo, shefe e Sektorit të Vektorëve në ISHP, tha se në zonën e Shëngjinit, përvec teknikës ‘cold-fogging’ për kontrollin e mushkonjës ‘tigër’, po përdoret edhe një tjetër teknikë e re inovative që përdoret për herë të parë në vendin tonë, ajo e shpërdarjes së filmit monomolekular njështresor, i cili në momentin që hidhet dhe aplikohet në ujë, për arsye të tensionit sipërfaqësor që krijohet arrin të shpërndahet njëtrajtësisht në të gjithë sipërfaqen.

Përqëndrimi i këtij solucioni është shumë i vogël, 1 ml/m2, nuk është lëndë biocide, por është thjesht barrierë fizike silikoni, e cila shpërbëhet më tej dhe kthehet në rërë dhe dioksid karboni.

Nga monitorimet entomologjike që janë kryer deri tani vërehet se përdorimi i kësaj lënde është mjaft efektiv, duke arritur të kontrollojë shfaqjen e larvave deri në 3 javë, por ajo që është për t’u shënuar, është se edhe fakti se pupat në këtë rast asfiksohen dhe ngordhin.

“Programi i dezinsektimit të bregdetit të Shëngjinit këtë vit përfshin një zonë më të madhe dhe shtrihet më gjatë në kohë”, theksoi Ministri Beqaj. “Edhe kjo është një tjetër dëshmi e punës që ne po bëjmë për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve, përfshirë edhe ata që vijnë në Shëngjin, apo në të gjithë bregdetin e vendit tonë si pushues, duke patur parasysh dy gjëra: e para, reduktimin e ndjeshëm të rrezikut që këto insekte mund të shkaktojnë në shëndetin e njerëzve, por edhe shmangien e bezdisjes që në orë të caktuara, zakonisht të mbrëmjes këto insekte shkaktojnë për pushuesit”, – tha ai.

Next Post

Ja sa kushtoi ngritja e dronit në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In