• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Beqaj: Nuk e mendoj burgun, sulmet nga ata që humbën nga ulja e çmimeve

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sulmet ndaj meje janë të sponzorizuara nga ata që kanë humbur nga ulja e cmimit të ilaceve”. Kështu është shprehur Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, gjatë një interviste dhënë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës.

Sipas tij, askush nuk ka arritur ta joshë për të bërë lëshime, ndaj ka patur edhe sulme direkte, pasi cmimi i ilaceve është ulur me 30 përqind e mund të pësojë ulje të tjera. Ministri u shpreh se gjithcka ka bërë, e ka bërë konform ligjit, duke theksuar se nuk e mendon një burgosje të mundshme të tij. Për të katër koncensionet e përfolura, (Hemodializën, Check Up-in, Sterilizimin dhe ilacet kundër tumorit), nuk ka padi nga KLSH, ose të paktën dikasteri i tij nuk është vënë në dijeni. Duke vënë në dukje se vetëm godinat dhe rrogat e personelit janë publike, e gjithcka private, Beqaj tha se me koncensionet e dhëna, janë ndjekur pikë për pikë procedurat.

Gjatë pyetjeve të autorit të programit Turjan Hyska, Beqaj ka pranuar se ka njohje me Vilma Nushin, si sipërmarrëse e njohur për rreth 20 vjet. Sipas tij, nuk ka asnjë shkelje ligjore që ajo të ketë aksione në të dy kompanitë që kanë fituar koncensionin e Check Up-it, tek “Marketing&Distribution” dhe “Trimed”. Për të sqaruar situatën për dhënien me koncension, Beqaj u shpreh se personeli mjekësor është i gjithi i publikut dhe se pas 10 vjetësh, godinat dhe i gjithë investimi i privatëve, do t’i mbetet shtetit. Lidhur me tenderin e fituar nga ish-kompania e tij Intech plus, për instalimin e një programi kontabiliteti, Ministri pranoi se kompania ishte ofertuesi i vetëm, duke sqaruar se kontrata me të ishte nënshkruar që në vitin 2012, kur PS ishte në opozitë. Beqaj tha se zgjodhi se qe më mirë të instalohej programi i kontabilitetit që Fondi i Detyrueshëm i sigurimeve priste, edhe pse emri i tij mund të përbaltej. Duke u shprehur se aksionet tek kjo kompani i ka shitur që shtator të 2013-ës, Ilir Beqaj tha se është meritë e atyre që e kanë në pronësi sot, që kompania ka fituar 14 tendera publikë, këto vite.

Ministri i Shëndetësisë hodhi poshtë akuzat se është shkurtuar personeli mjekësor, duke u shprehur se numri i mjekëve është rritur dhe se shkurtime janë bërë vetëm në stafin sanitar. Beqaj nuk pranoi se në QSUT dhe qendra të tjera spitalore, nuk ka kushte dhe ilace, duke u shprehur për të kundërtën. Ministri njoftoi se që nga 1 nëntori 2015 është vënë në funksion edhe Urgjencën kardiake cdo ditë të javës, për të cilën më parë kishte thënë se nëse pëson kriza të shtunë e të dielë, spitali nuk të bën dot gjë se është mbyllur. Për Ministrin  Shëndetësisë, shëndetësia falas nuk është premtim bosh, por ndoshta nuk është kuptuar, edhe për shkak të PR jo të mirë.

Next Post

Elbasan / Blushi përplaset me Ballën: Ik në Librazhd! Bëni deputet bukuroshin e Saliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In