• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj në Dibër:130 mijë € investim në qendrën shëndetësore të Kastriotit

by Aalison Pearse Stevens
03/09/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka zhvilluar një vizitë pune për nisjen e rikonstruksionit në disa qendra shëndetësore në Dibër. Beqaj u ndal te Qendra Shëndetësore e Kastriot ku tha se 130 mijë euro do të përdoren për rikonstruksionin dhe furnizimin me aparatura të reja.

Gjatë një vizite pune në këtë zonë, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka pohuar se në çdo qytet apo zonë rurale po punohet për ti ofruar kujdes shëndetësor me Mbulim Universal dhe Akses Universal çdo qytetari që i drejtohet qendrave shëndetësore apo spitaleve.

Për kreun e shëndetësisë, në këtë drejtim, është e domosdoshme që edhe në Qendrën Shëndetësore të Kastriotit, të krijohen mundësitë për të siguruar një përmirësim të ndjeshëm të kushteve dhe mjediseve të këtij institucioni.

“Kjo qendër shëndetësore mbulon një popullsi jo të vogël, dhe besoj se në muajin Tetor, do të fillojnë punimet për zbatimin e një projekti, i cili parashikon përmirësimin dhe rehabilitimin e mjediseve të Qendrës Shëndetësore, i shoqëruar bashkë me furnizimin me pajisje mjekësore. Janë rreth 130 mijë euro që do të investohen në këtë qendër shëndetësore për të rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor që ofrojmë,” ka pohuar ministri Beqaj.

Por mjekët e Qarkut të Dibrës tashmë kanë edhe mundësinë që me anë të çantave individuale me pajisje mjekësore të ofrojnë shërbim shëndetësor edhe në banesa apo vende të tjera ku pacientët kanë nevojë.

“Kështu që mjekët, infermierët, përkushtimi i tyre, profesionalizmi i tyre do të jenë shumë më të plota me këtë qendër të rikonstruktuar dhe me pajisjet e reja, por edhe me faktin që mjekët, edhe këtu në Kastriot si në të gjithë Qarkun e Dibrës, kanë marrë çantat me pajisjet mjekësore individuale në mënyrë që të kryejnë një mjekim shumë më të mirë dhe në vizitat ambulatore, sidomos në një zonë rurale,”theksoi ministri Beqaj.

Çantat mjekësore për mjekët e familjes në qarkun e Dibrës, ashtu si edhe atë të Fierit, përfshijnë instrumente të tilla si: glukometër, stetoskop për fëmijë dhe të rritur, puls oksimetër, çekiç neurologjik, kalendar shtatzanie, stetoskop fetal – shumë të rëndësishme për mjekët për të ofruar shërbime shëndetësore cilësore.

Gjatë këtij viti në të gjithë vendin janë duke u zbatuar një sërë projektesh të rëndësishme për rikonstruksionin e Qendrave Shëndetësore dhe Spitaleve, ndërkohë që projekti i rikonstruksionit dhe furnizimit me pajisje të reja i QSH-së Kastriot, vjen pas investimit prej 90 mijë euro të siguruara për qendrën shëndetësore të Maqellarës, rikonstruksioni i së cilës do të jetë gati pranverën e ardhshme.

ma.me

ilir beqaj ne diber

ilir beqaj ne diber

ilir beqaj ne diber

ilir beqaj ne diber

Next Post
Balerina seksi flet për vjedhjen e iPhone6: Ai u dashurua marrëzisht me mua, telefonin ma fali

Balerina seksi flet për vjedhjen e iPhone6: Ai u dashurua marrëzisht me mua, telefonin ma fali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In