• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj falenderon mjekët e turnit të natës: Ekip i mrekullueshëm

by A R
01/01/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gëzuar dhe një urim i veçantë për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelit shëndetësor që e kaluan natën e ndërrimit të viteve në krye të detyrës!”, eshte mesazhi ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Faleminderit ekipeve të mrekullueshme mjekësore të QSUT-së, Spitalit Universitar të Traumës, Shërbimit të Urgjencës Mjekësore dhe të gjithë institucioneve të tjera shëndetësore në vend, për punën, gatishmërinë dhe përkushtimin për t’iu ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë, edhe në këto orë gëzimi e festash! Janë menaxhuar me sukses 130 thirrje për ndihmë nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë, i cili kishte në dispozicion 5 autoambulanca të pajisura me oksigjen, defibrilatorët multifunksionalë dhe të gjitha barnat e nevojshme të dhënies së ndihmës së shpejtë. Dy autoambulanca ishin të stacionuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza”, nga ora 22:30 e mbrëmjes e deri në orën 02:30 të mëngjesit, ndërsa tre autoambulanca të tjera ishin në funksion të thirrjeve për ndihmë të qytetarëve, me 7 mjekë, 9 infermierë dhe 6 shoferë”, bërit të ditur ministri Beqaj.

Ai tha se, 22 misione u kryen nga çdo autoambulancë në shërbim të thirrjeve për ndihmë nga qytetarët për natën e ndërrimit të viteve. Është dhënë ndihmë mjekësore për 110 pacientë, ndërsa të tjerët janë këshilluar nëpërmjet telefonit. “Ndihma mjekësore është dhënë kryesisht për 40 raste të pacientëve që kishin konsumuar alkool, ndërkohë që 90 raste të tjera kanë qenë të sëmurë, kryesisht me Diabet HTA (Hipertension Arterial) dhe Insufiçencë Kardiake, etj., pa përjashtuar statuse febrile tek fëmijët dhe moshat e treta si pasojë e virozave. Reagimi nga shërbimi i urgjencës mjekësore ka qenë i menjëhershëm edhe për dy raste aksidentesh automobilistike, të cilat rezultuan pa rrezik për jetën”, vijoi ai.

“Ndërkohë, 133 raste u trajtuan nga ora 20:00 e ditës së djeshme deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm në shërbimin e urgjencës së QSUT-së, nga ekipi prej 4 mjekësh dhe 10 infermierësh. 62 prej këtyre rasteve ishin intoksikime nga alkooli, 12 ndërhyrje krirugjikale dhe 12 mikrokirurgji. Po ashtu, në Spitalin Universitar të Traumës ka shërbyer një ekip prej 40 profesionistësh të shëndetit, me 11 mjekë, 2 laborantë, 23 infermierë, 1 shofer, 1 elektriçist, 1 oksigjenist, dhe 1 laborant gjaku. 22 pacientë janë trajtuar në urgjencën kirurgjikale të SUT-së, prej të cilëve 4 u shtruan (3 të rrëzuar, 1 i goditur me mjete të forta), 5 qytetarë të dëmtuar nga fishekzjarret në duar, pa dëmtime serioze, të cilët u dërguan në shtëpi pas mjekimit”, shtoi kreu i shëndetësisë

“Ndërsa në urgjencën e terapisë së QSUT-së, u trajtuan 25 raste, prej të cilave, 15 me intoksikim nga alkooli, të cilët pas mjekimit u dërguan në shtëpi. Edhe njëherë, gëzuar dhe faleminderit heronjve të vërtetë që mbrëmjen e festës e kaluan në ndihmë të qytetarëve në nevojë!”, përfundoi Beqaj.

Next Post
Këshilli i Sigurimit mbështeti iniciativën ruso-turke për Sirinë

Këshilli i Sigurimit mbështeti iniciativën ruso-turke për Sirinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In