• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: 8 mln euro për betejën ndaj kanceri të gjirit, në 2017 Onkologjikut i shtohet akselaratori i dytë

by Java News
19/10/2016 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pranverën e vitit të ardhshëm, Spitali Onkologjik do të pajiset me një aparaturë të dytë akseleratori linear, çka do të bëjë të mundur uljen e ndjeshme të radhës së pritjes për të gjithë pacientët, të cilët kanë nevojë për trajtim me rreze. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune që ka kryer në këtë institucion shëndetësor i shoqëruar edhe nga disa Deputetë të Partisë Socialiste, shefi i Shërbimit Onkologjik, prof. Dr. Agim Sallaku, si dhe drejtore e përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, zj. Ogerta Manastirliu. capture

Shefi i Shërbimit të Onkologjisë ka bërë me dije se me investimet e bëra përgjatë këtyre viteve të fundit, është ulur ndjeshëm radha e pritjes së pacientëve, të cilët kanë nevojë për kryerjen e rrezeve, apo edhe ekzaminimeve të tjera të nevojshme. Sipas tij, lista e prijes tashmë ka shkuar vetëm në një muaj, ndërkohë që në spitale publike në vende të ndryshme në botë nuk është më pak se dy muaj. “Po punojmë më kapacitet të plotë. Kemi rreth 1 muaj listë pritje, që në çdo vend të botës në sistemin publik, radha e pritjes është jo më pak se 2 muaj. Spitale shumë komplekse në botë, mund të kenë shtretër radioterapie, maksimumi 20”, ka theksuar Sallaku.

Sipas tij, me investimet e kryera deri më tani, Shërbimi i Onkologjisë në QSUT renditet përkrah spitaleve të tjera europiane. “Ne, tashmë, jemi në parametra pothuasje të njëjtë me vendet e Europës, dhe me Akseleratorin tjetër, që është, – ta quaj, – krenaria jonë, ne mund të arrijmë standarte të njëjta në kualitetin e trajtimit të pacientëve. Aty kemi CT-në e vjetër, por që është funksionante, skaneri i vjetër, që është shumë funksional, mjaft mirë i mbajtur, kemi një aparaturë Kobalti, që ende mund ta përdorim dhe për disa vite, sepse Kobalti vazhdon të përdoret ende në mjaft vende të botës. Kemi skanerin e ri që është me të vërtetë një teknologji shumë e lartë”, deklaroi shefi i shërbimit Onkologjik.capture1

Por, Ministri i Shëndetësisë ka bërë më dije se pranverën e ardhshme, investimet në këtë spital do të finalizohen edhe me një aparaturë tjetër akselenatori linear, në mënyrë që shërbimi bashkëkohor të ofrohet për më shumë pacientë dhe në një kohë më të shpejtë. “Praktikisht, ne kemi venë një, po kudo mjekët kërkojnë që këto të jenë gjithmonë çift. Bashkë me pajisjen e dytë, që unë shpresoj që në pranverë ta vemë në punë, ne na shkon i gjithë investimi 8 milionë dollarë”, ka pohuar Beqaj.

Investimet e bëra në këtë shërbim pritet të shkojnë deri në 1.5 milionë euro vetëm për aparatura, ku LINAC-u i parë bashkë me skanerin, kanë qenë 2.2 milionë euro financim austriak; ndërkohë, që nëse i shtojmë dhe TVSH-në, si dhe rreth 2.1 milionë euro të bunkerit, si dhe koston e LINAC-ut tjetër, ku 800 mijë euro do të investohen nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike në Vienë dhe 700 mijë euro do të investohen nga buxheti i shtetit, dhe së bashku me TVSH-në, e gjithë kjo, shkon 8 milionë euro. “Që do të thotë që të paktën kemi një qendër moderne radioterapie, e cila duke pas dhe dy pajisje, është e vijueshme nuk krijon boshllëqe”, nënvizoi kreu i shëndetësisë.

Nga ana tjetër në këtë spital janë kryer edhe një sërë investimesh të tjera të cilat kanë sjellë një organizim më të mirë edhe të shërbimit të kimioterapisë, duke zgjeruar orët e punës së këtij spitali ditor. Sipas drejtoreshës së QSUT-së, tashmë punohet përgjatë 12 orëve në spitalin ditor të kimioterapisë dhe numri i pacientëve që përfitojnë shërbim brenda një dite është disa herë më i madh. “Kemi organizuar shërbimin e spitalit ditor duke vendosur 13 poltrone, shtretër, në të cilat mund të zhvillohen seancat ose trajtimi i kimioterapisë. Sigurisht, është përmirësuar efiçenca, është përmirësuar standarti i ofrimit të shërbimit. Ne punojmë tashmë, jo vetëm me një turn, po punojmë nga ora 8 e mëngjesit, deri në orën 8 të darkës, dhe kjo është një ndër organizimet që na ka lehtësuar shumë punën sa i përket spitalit me shtretër, duke organizumar më mirë punën në këtë spital”, ka nënvizuar zj. Manastirliu.

Ndërkohë, në vijim të mesazheve sensibilizuese në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit si çdo vit në Tetor, deputetët e PS-së gjatë takimit bënë thirrje për rritje të shkallës së ndërgjegjësimit të grave për kontrolle parandaluese duke përfituar nga shërbimi falas i mamografisë, pasi diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit, ndihmon edhe në trajtimin më efikas të sëmundjes. Kanceri i gjirit është një plagë shumë e thellë dhe beteja ndaj kësaj sëmundje fitohet me anë të depistimit, ku çdo grua duhet të tregojë kujdes duke kryer në kohë kontrollet. Nismat shoqërore kundër kancerit të gjirit duhet të jenë edhe më të shumta, pasi vetëm kështu do të mund të shpërhapet sa më shumë informacion për këtë sëmundje, dhe të rritet ndërgjegjësimi për kryerjen e kontrolleve, u shprehën deputetët.

Next Post
35-vjeçarja denoncon djalin 11 vite më të vogël: Më përndiqte e dhunonte prej muajsh

Çmenduri shqiptare, përvëlon vajzën me ujë të nxehtë: Je e ngathët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In