• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: 45 pacientë në ditë marrin trajtim mjekësor në qendrat në bregdet

by A R
06/08/2016 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga fillimi i këtij muaji, të gjitha qendrat shëndetësore në bregdet janë përballur me një numër të lartë pacitësh për shkak të fluksit në rritje të turistëve. Ky fakt është konstatuar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune ne 2 pikat shëndetësore  të Ksamilit.

Ndërsa ka garantuar pushuesit dhe turistët se shërbimi shëndetësor ofrohet përgjatë 24 orëve, ministri Beqaj ka nënvizuar se nga mesi i qershorit e deri në fund të korrikut, 1300 pacientë kanë përfituar shërbim mjekësor në Ksamil. “Sigurisht, eksperienca e fituar vitin e kaluar na ka bërë qe të jemi edhe më efektivë, duke optimizuar listën e barnave dhe materialeve mjekësore në dispozicion të qendrës, por edhe duke shtuar personelin mjekësor në dispozicion të kërij sherbimi. Keshtu, këtu në Ksamil, nga 15 qershori deri ne fund të korrikut, në të dy qendrat bashkë kemi 1300 raste dhe vetëm katër ditet e para të gushtit, me sa duket me rritjen e kulmit të kurbës së sezonit turistik, kemi rreth 40-45 raste në ditë,” pohoi ministri Beqaj.

Ofrimi i shërbimit shëndetësor pranë zonave bregdetare, për kreun e shëndetësisë është një garanci që u jepet si pushuesve, ashtu edhe operatorëve turistikë. “Unë dua të shfrytëzoj mundësinë për të falenderuar mjekët dhe infermierët që punojnë këtu, sepse të gjithë ne e kemi mendjen tek sezoni i pushimeve. Këta janë në dispozicion të sezonit turistik, të pushuesve e mysafirëve, por besoj edhe të operatorëve turistikë, të cilet ndihen më të sigurtë kur ofrojnë paketat e tyre, sepse kanë edhe garancinë e shërbimit shëndetësor,” theksoi Beqaj.

Ndërkohë, mjekët e Qendrës Shëndetësore të Ksamilit kanë pohuar se shërbimi është ofruar edhe për pushuesit e huaj. “Vlen të theksohet se shërbimi shëndetësor është ofruar edhe për pushues nga trevat shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë, por edhe për pushues nga Gjermania, Polonia, etj,” tha mjekja e QSH-së Ksamil. Sipas saj, rastet më të shpeshta janë gastroenteritet, infeksionet e ndryshme, si dhe dëmtimet apo plagët e shkaktuara në det. “Gjatë ditëve të fundit, fluksi i pacientëve është rritur, kurse diagnozat më të shpeshta janë gastroenteritet, të cilat ne i përballojmë këtu me perfuzioniet dhe mjekimet e duhura. Pacientë të tjerë që paraqiten janë ata me infeksione respiratore dhe infeksionet e fytit. Moshat që janë të prekura më shumë janë moshat aktive, pastaj moshat e treta me kriza hipertensive, plaget që shkaktohen nga rrezimet në det, etj”, theksoi ajo. Shërbimi shëndetësor në Ksamil ofrohet për të tretin vit radhazi.

Next Post

Shifra marramendëse, ja sa është pasuria e Britney Spears

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In