• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: 100 milionë lekë për blerjen e protezave të Spitalit të Traumës

by Java News
22/04/2016 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 100 milionë lekë do të përdoren për blerjen e protezave për pacientët që kanë pësuar trauma të ndryshme. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj sot (22/04/2016) gjatë Konferencës së 2-të Kombëtare të Traumës. “Nëse spitali nuk ka sot proteza, kjo nuk është as faji i mjekëve dhe as përgjegjësi e mjekëve, por të paktën, me buxhetin e këtij viti, meqenëse këtu u fol se në fund të fundit duhen edhe para për të bërë më shumë për traumën, janë 100 milion lekë të reja në dispozicion, vetëm për të blerë proteza. Sigurisht, me të drejtë duhet të blihen sa më shpejt, por bashkë me përfaqësuesit e QSUT-së dhe Spitalit të Traumës kemi kaluar një periudhë të parë dhe na është dashur ta bëjmë sa më mirë dhe në mënyrë sa më të qëndrueshme që pastaj, nga ky vit e në vazhdim, të kthehet në një procedurë që bëhet në mënyrë shumë më rutinore,” ka pohuar gjatë fjalës së tij kreu i shëndetësisë.

Por, një tjetër projekt që do të nisë në qershor të këtij viti ka të bëjë me shpërndarjen e autoambulancave në territorin e vendit, në mënyrë që ato të shkojnë sa më shpejt pranë vendeve të aksidenteve, ndërsa aktualish, është shtuar edhe numri i mjekëve dhe infermierëve që do të punojnë në këto skuadra. “Unë besoj se, brenda qershorit, me atë flotë aktuale autoambulancash që kemi, ne do të kemi më shumë skuadra që të mund t’i përgjigjen thirrjeve në territor, duke u përpjekur ta dekoncentrojmë pozicionimin e autoambulancave në territor të paktën nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 11:00 të natës, jo vetëm në spitale siç është sot, por edhe në pika ku, praktikisht, inxhinierët e gjeo-hapësirës po përcaktojnë si pika më optimale,” theksoi Beqaj.

Sipas tij, brenda muajit korrik do të nisë edhe blerja e më shumë pajisjeve mjekësore të cilat do të jenë brenda autoambulancave në mënyrë që pacientëve tu ofrohet ndihma e parë edhe gjatë kohës së transportit. “Padyshim nuk mjafton që ajo të jetë vetëm një mjek motorik që shkon në kohë. Duhet të jetë e pajisur me pajisjet e nevojshme mjekësore për urgjencat dhe traumat. Brenda korrikut me një pjesë të buxhetit të shërbimit kombëtar të urgjencës ne do të pajisim disa autoambulanca me shumë pajisje tepër më të mira brenda” pohuar Beqaj, duke theksuar se gjatë këtyre viteve është ulur numri i traumave në rang vendi.

Next Post

Shumë nëna i puthin foshnjet në buzë, por kjo histori tregon diçka të tmerrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In