Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun thotë se muri në Mitrovicën veriore nuk do të rrëzohet, dhe se ai po përdoret nga Prishtina për të shtyrë AKS-në, transmeton Koha.net.
Duke folur për murin, Drecun ka thënë se “ai nuk është fare mur”. “Edhe nëse vëmë rrufepritës, ata do ta vënë kusht. Është arritur marrëveshja që të nivelohet rruga dhe të ndërtohet zona e këmbësorëve. Ura për serbët është faktor jo stabiliteti. Muri nuk do të rrëzohet”, ka thënë Drecun.
Ai, duke folur për tvn1 ka thënë se kriza e re në marrëdhëniet Beograd – Prishtinë do të reflektohet në dialogun në Bruksel dhe në formimin e Asociacionit të Komunave serbe.
“Sipas mendimi tim rolin kryesor duhet ta marrë Brukseli e do të shohim raportin e administratës së re në Washington”, ka thënë Drecun. (b.an)