• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beograd, Rama takon përfaqësuesit e Preshevës: Nuk jeni vetëm, ky është shekulli i shqiptarëve

by Java News
13/10/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo ka përfunduar një takim  në Beograd me përfaqësuesit e tri komunave shqiptare ne Serbi (Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë), njofton agjencia e lajmeve “Persheva jonë” nga Beogradi.

Në ditën e dytë ne kryeqytetin serb  po zhvillohen punimet e Forumi VI të Beogradit për Sigurinë, i cili kulmoi sot me praninë e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij shqiptar Edi Rama te cilët për më shume se dy orë u gjendën më takim.

Dy krerët e qeverive në kuadër të bisedimeve mbi marrëdhëniet shqiptaro-serbe pos çështjes se Kosovës rreth Trepçës u biseduan edhe për çështjen e  shqiptarëve ne Luginën e Preshevës rreth se cilës situate kryeministrit shqiptar Rama paraqiti sot ne Beograd verejtjet dhe shqetësimet e qeverise së Tiranës adresuar homologut te tij serb për shkak politikave diskriminuese mbi shqiptaret etnik në Luginë.

Kreu i qeverisë shqiptare, në kuadër te ketij Forumi për sigurinë në Beograd sot ka zhvilluar nje takim me lidershipin shqiptare nga Lugina e Preshevës duke ju prezantuar përkthimin në serbisht të librit te tij “Kurban” qe koincident se shqiptaret e Luginës së Preshevës se viteve te fundit sikur janë bërë “kurban” të mosmarrëveshjeve te Tiranës dhe Prishtinës me Beogradin.

Ne fund të takimit  kreu i KKSH-së Jonuz Musliu si dhe liderët tjerë nga Presheva e Bujanoca për “Persheva jonë” janë shprehur se “sot, këtu  ne Beograd ne takuam kryeminstrin tonë Edi Rama e jo me Vuçiçin. Themi kështu sepse sikur të ishte vertetë ky i fundit kryeministër i yni, ai do të na ftonte në takim dhe jo të na injoronte si zakonisht, jo vetëm në takime me ne, por edhe kërkesat e legjitime te popullatës sonë nga Lugina..”

Delegacioni nga Presheva fillimisht njoftoi kryeministrin shqiptar sot ne Beograd mbi situatën aktuale, te brishte, siç e cilësuan ata, për shkak të diskriminimit, papunësisë së madhe, pranisë së madhe ne vendbanimet shqiptare të forcave të ekzagjeruara serbe (polici, ushtri e xhandarmëri) si dhe mungesa e vullnetit te qeverise serbe per dialog me Preshevën për te zgjidhur një ser problemesh ne Luginën e Preshevës, si mungesën e teksteve shkollore, mosnjohja e diplomave, mos respektimin e flamurit dhe e simboleve tjera kombëtare.

Kurse, kryeministri Edi Rama ju ka premtuar ndihme me tekste shkollore dhe pranimin e studentëve nga Lugina ne universitetet shqiptare si dhe mbështetje  tjera ne forma te ndryshme te Luginës nga ana e qeveria shqiptare.

“Nuk jeni te vetëm, ne dhe ju gjithë se bashku do t’i bashkohemi familjes se madhe evropiane BE. Ky shekull është i shqiptarëve ne Tirane, Prishtine, Shkup dhe Preshevë dhe integrimet evropiane janë të pashmangshme, deshti apo s’deshi  Beogradi apo ndokush tjetër…” ka thënë sot Edi Rama ne Beograd nga takimi me përfaqësuesit shqiptare nga Lugina e Preshevës

Kurse deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb në Beograd z. Fatmir Hasani ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “takimi i sotëm  me kryeministrin Rama ishte me shume se zyrtar, ishte vëllazëror.  Delegacioni ynë e njoftoi kryeministrin Rama për situatën ne Lugine, në veçanti problemet me zhvillimin dhe paanësinë is dhe shkeljen  te drejtave te njeriut ne tri komunat shqiptare ne Serbi.

Z.Rama shprehi shqetësimet lidhur me situatën e rëndë në Luginë ku shqiptarët me vite tëra ndihen te diskriminuar.  Situatën tek ne në Luginë e rendojnë edhe më shumë veç problemeve qe kemi me qeverinë serbe edhe harresa e Tiranës dhe Prishtinës për shqiptaret jashtë territoreve të tyre shtetërore, çka  duket se jemi bërë viktime e marrëdhënieve të brishta me Beogradin. Prandaj sot ne Beograd i tham  Edi Ramës që shqiptaret e Luginës presim me shumë mbështetje nga shteti ynë amë, hiq me shume se sa qeveria e Beogradit për serbet ne Kosovë.. ”

Delegacioni nga Presheva ne takimin e sotëm ne Beograd me kryeministrin shqiptar u zhvillua në hotelin “Hajat”. Me Edi Ramen u takuan Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Shqipërim Arifi, Ardita Sinani si dhe deputeti i vetëm shqiptar ne Parlamentin serb në Beograd Fatmir Hasani etj.

Preshevajonë/d.i.

Next Post
A i ka qeveria 100 milionë euro për rritje pagash?

A i ka qeveria 100 milionë euro për rritje pagash?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Pasqyra dhe floriri

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com