• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bënja shpallet Qendër e Mbrojtur Historike, vlerat që veçon Ministria e Kulturës

by A R
02/11/2016 16:58
The Village of Benje Nr Permet

The Village of Benje Nr Permet

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, me vendim të Këshillit të Ministrave fshati i Bënjës në Përmet shpallet Qendër e Mbrojtur Historike, duke përcaktuar  kështu detyrimet dhe mënyrat për mbrojtjen, konservimin e integruar dhe administrimin e vlerave historiko-kulturore të Qendrës Historike dhe zonës së mbrojtur të fshatit Bënjë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 29,    të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Kulturës , Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Bënjë, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, bashkëlidhur këtij vendimi.
  2. Miratimin e rregullores “Për administrimin e Qendrës Historike të fshatit Bënjë dhe zonës së mbrojtur përreth”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Qendra Historike e fshatit Bënjë është pjesa me vlera urbanistiko-arkitektonike  e fshatit dhe hapësira që mbart vlera të rëndësishme historike, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij. Pjesa dërrmuese e fshatit ruan rrjetin rrugor karakteristik dhe ndërtime të vjetra, me vlera arkitektonike e konstruktive.

Këto ndërtime janë të lidhura me mjedisin tradicional, i cili është pjesë e Qendrës Historike. Brenda kësaj Qendre përfshihet edhe kisha e Shën Mërisë, objekt monument kulture i kategorisë së parë.

Hapësira urbane me vlera historiko-kulturore e fshatit Bënjë formohet nga: Qendra Historike, e cila përfshin zonën e banimit të fshatit; dhe Zona e mbrojtur, e cila pozicionohet rreth Qendrës Historike dhe përfshin pjesën më të madhe në jug-lindje të Qendrës Historike.

Si Qendër Historike, Bënja tashmë do t’u nënshtrohet projekteve të restaurimit, të cilat janë gati dhe synojnë ta kthejnë këtë fshat në një qendër të rëndësishme jo vetëm të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë dhe rijetëzimit të tyre, por edhe të zhvillimit të turizmit në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës Kultura-Motor Zhvillimi. /a.m.

 

 

Next Post
Buxheti shtetit në suficit, qeveria e paaftë për shpenzime

Buxheti i vitit 2017/ Huamarrja më e ulët në histori, rritja ekonomike pritet të jetë 4 %

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetërsimi i pronave në bregdet, gjykata e Durrësit lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit

Tjetërsimi i pronave në bregdet, gjykata e Durrësit lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit

July 13, 2026
Kur dyshimi paraqitet si investigim

Kur dyshimi paraqitet si investigim

July 13, 2026
BE-ja kërkon të vendosë sanksione ndaj produkteve nga vendbanimet izraelite

BE-ja kërkon të vendosë sanksione ndaj produkteve nga vendbanimet izraelite

July 13, 2026
Rreziku nga nëndetësja bërthamore “Komsomolets”, skadon izolimi 30-vjeçar, çliron lëndë radioaktive në det

Rreziku nga nëndetësja bërthamore “Komsomolets”, skadon izolimi 30-vjeçar, çliron lëndë radioaktive në det

July 13, 2026
Zbulohet problematika, pse Erling Haaland nuk “ndezi” përballë Anglisë

Zbulohet problematika, pse Erling Haaland nuk “ndezi” përballë Anglisë

July 13, 2026
Mungonin Fatime Kryemadhi dhe avokatët, shtyhet seanca për dosjen e ndarë nga Meta

“Zbërthehet” skema, SPAK jep konkluzionet përfundimtare për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

July 13, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Korrik 2026

July 13, 2026
Momente paniku në një pikë karburanti, makina përfundon mes automjeteve të parkuara

Momente paniku në një pikë karburanti, makina përfundon mes automjeteve të parkuara

July 13, 2026
Mbretëria e Bashkuar cakton 700 milion £ për menaxhimin e emigrantëve që mbërrijnë me gomone

Siguria e sezonit turistik, kontrollohen në Vlorë 1555 mjete lundruese në plazhe, vendosen miliona lekë gjoba

July 13, 2026
Pse Messi nuk është perfekt te penalltitë? Statistikat zbulojnë dobësinë e kampionit

Pse Messi nuk është perfekt te penalltitë? Statistikat zbulojnë dobësinë e kampionit

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In