Teksa ka zbuluar projektet e tij dhe të Qeverisë për Shkodrën, kandidati socialist Benet Beci është ndalur te kundërshtari një natë më parë në TV Klan.
Në studion e Mirela Milorit, Beci u shpreh se rivali i tij Bardh Spahi nuk ka mekanizma që të prodhojë punë e strategji për bashkinë e qytetit verior.
Por 18 orë pas kesaj interviste duket se Bardh Spahia është ‘zgjuar’ për të prezantuar diçka për Shkodrën, që ai e konsideron program.
Në rrjete sociale ai ka dalë në një konferencë pak para se t’i mbërrinte për miting Sali Berisha në qytet. Pas kritikes publike të Becit, Spahia më tepër ka zhvilluar një fjalim me folklorizma, sesa një program të detajuar./lexo.al











