• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Benet Beci dhe Bardh Spahia, si dy mesazhe për Berishën dhe Ramën!

by Dritan Hila
03/05/2023 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Është i dukshëm basti i kryeministrit për fitore në Shkodër, fitore që do ta zbehte çdo rezultat të “Bashkë Fitojmë” në qytetet e tjera, përjashto Tiranën. Ka të gjitha aleancat e mundshme paraelektorale duke futur edhe Agron Çelën e LSI-së në vathë, sikurse ka nisur një figurë si Benet Beci për ta përfaqësuar, një figurë tipike menaxheriale i cili po mundohet të ngrejë edhe një profil politik dhe një të kaluar të djathtë.

Kurse Berisha ka rikandiduar Bardh Spahinë me shpresë se shumatorja e Ali Spahisë dhe të birit, të dy figura të papërfolura, do të mund të rikuperojë imazhin tashmë të gërryer të doktorit.
Po kush janë dy kandidatët që konkurojnë?
Benet Beci është i biri i Bahri Becit, gjuhëtar dhe figurë administrative e gjuhësisë shqipe. Sekretar i Institutit të Gjuhësisë dhe i specializuar në Paris në vitin 1975, pas rënies së komunizmit, Beci u bë përkrahës i gegnishtes si dialekt që i ishin shkelur të drejtat në kohën e komunizmit, për ta zbutur qëndrimin e tij pas riardhjes së socialistëve në pushtet.

Beneti ka studiuar për ekonomi politike të cilën e ka mbaruar në vitin 1987, për të punuar në Tiranë në institucione qendrore. Bëhet drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vitin 2005, institucion investues që financohej nga partnerë të huaj dhe shteti shqiptar, por elastik në kriteret për dhënien e tenderëve, kriter që i ka dhënë mundësi të bëjë shumë ndere dhe krijojë miq. Me profil të ulët mediatik, për herë të parë bie në sy kur akuzohet në ato mote nga media si pronar i një vile të madhe në fshatin Prush në periferi të Tiranës, vilë e pamundur për një nëpunës shtetëror, akuza të cilave nuk u përgjigjet.

Në vitin 2013 është në krah të Bardh Spahisë si përfaqësues i PD-së në një debat elektoral në Top Channel ku përballë ishte Ilir Beqja i PS-së. Por e kupton në kohë që ylli i Berishës kishte perënduar dhe i shmanget pranisë në listën e deputetëve të PD-së.

Me ardhjen në fuqi të Ramës gjen rrugën e bashkëpunimit dhe vazhdon të drejtojë FSHZH-në edhe për pesë vite të tjera për të kaluar pastaj për 3 vite te KESH-i, deri në zgjedhjet e vitit 2021 që e bëjnë deputet të PS-së.
Ajo që e dallon është qasja e butë në publik por deri më sot nuk e ka provuar veten në përplasje politike. Po përpiqet të ngrejë një alibi të djathtë siç është edhe moda e dekadave të fundit, por diçka që ndoshta vlen pak në një qytet që më shumë se fans i së djathtës, është alergjik ndaj arrogancës. Alergjia ndaj arrogancës së pushtetit e shpjegon edhe humbjen në Shkodër të PD-së në zgjedhjet lokale të vitit 1996. Ato mote PS-ja ishte e shkatërruar nga zgjedhjet e 26 majit dhe përballë PD-së fitoi Bahri Boriçi si përfaqësues i një koalicioni partish minore që quhej E Djathta e Bashkuar Shkodrane. Më shumë se antisocialistë shkodranët nuk kanë tretur akoma arrogancën e dikurshme të komunistëve, të cilën socialistët e sotëm përfaqësojnë.

Ndërkohë kandidati përballë, Bardh Spahia është i biri Ali Spahisë, një figurë që Shkodra e mban mend jo vetëm si politikan, por si mjek të respektuar, ku së bashku me Ferit Hotin ishin kirurgë dhe njerëz me influencë dhe më vonë u futën në politikë, por duke mbetur njerëz të dashur për qytetin.
I biri, Bardhi, ka një profil gjithashtu jokonfliktual. I studiuar për mjekësi në Shqipëri dhe Itali, zëvëndësministër shëndetësie, Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës dhe së fundmi kryetar i Bashkisë së Shkodrës, nuk hyn në skifterët e PD-së.

Ndërkohë të dy kandidatët kanë në shpinë peshën e shefave të tyre, të cilët mendojnë se u bëjnë nder duke i prezantuar, por më shumë u prishin punë. Rama u premton miliona euro investime, ndërsa Berisha nder e lavdi në përballimin e neokomunistëve, por gjermësot shkodranët pak ia kanë parë hajrin politikës. E megjithatë qendra e veriut në këto zgjedhje do japë një mesazh ndryshe nga qytetet e tjera: Nëse fiton Benet Beci atëherë kandilit të Berishës me të vërtetë i ka mbaruar vaji. E nëse fiton Spahia, atëherë ky është një mesazh për Ramën se me Shkodrën nuk mund të bëjë martesë as me dashni e as me shkusi pasi kësaj qeverie shkodranët nuk i duan as lekët.

Next Post
Letërporosi drejt Londrës/ Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje? Anglezi, shok fëmijërie me njërin nga nipat e fisit Lekstakaj

Dëshmitarët e vrasjes së biznesmenit nga portugezi: Kush ishin dy personat kryesorë që ndihmuan në zbardhjen e çështjes “Nikulaj”

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    E drejtë Hila, për “kokëderrin” e shkodërlocave, dhe kjo ka lidhje me indoktrinimin e tyre komunisto-hoxhist deri në palcë të kurrizit, që “hamë edhe barë dhe parimet marksiste leniniste, nuk i shkelin” dhe kjo gjë, reflektohet nga kokëmushka e tyre, që sikur edhe “pula fushe” të kandidojë Sali Berisha në Shkodër, i fiton zgjedhjet, duke fituar “pula e fushës”, kundrejtë çdo akademiku….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In