• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bën sikur është kundër berishizmit”/ Bejko: Më 11 Dhjetor Berisha mban kryefoltore, skenarët e mundshëm për fatin e PD

by Java News
01/12/2021 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko ka deklaruar se Kuvendi i thirrur më 11 Dhjetor nga Sali Berisha do i ngjajë një kryefoltore për interesat personale të këtij të fundit. Bejko tha në Publikisht në RTSH se ai fshihet pas një projekti politik për të marrë mbështetjen e atyre që duan largimin e Bashës.

“Me datën 11 do të ketë një kryefoltore për interesat personale të zotit Berisha. Ai do të fitojë Partinë Demokratike. Kolegët e mi menduan se duke dëgjuar zotin Berisha që artikuloi një projekt politik për interesat e tij, do largonin Bashën për shkak të interesave personale që kanë me të. Zoti Berisha duke qenë se është në nevojë është gati të japë gjithçka tani”, tha Bejko.

Ai theksoi se edhe sikur 90% e demokratëve të binden për të shkuar në foltore nuk përkthehet si vendim i drejtë por si një alternativë me shpresën për të larguar Ramën nga pushteti. Sipas tij ka dy skenarë që shqetësojnë për fatin e Partisë Demokratike.

“Ajo që më bën përshtypje te Berisha është fakti se kur është në foltore hedh teza të tilla sikur është kundër Berishizmit. Berisha e ka drejtuar partinë në kushte gjysmë demokratike dhe gjysmë autoritare. Zoti Berisha duhet të kishte dalë që në datë 25 prill dhe jo të priste datën 9 shtator. Nuk jemi në krizë kryetari. Kryetari u zgjodh me 80% të votave.

Duke qenë se zoti Berisha ka autoritet në PD duke përfituar edhe nga dëshpërimi që kanë demokratët pas humbjes së zgjedhjeve, u jep shpresën. Kriza ishte personale e zotit Berisha. Nuk janë pak njerëz që më telefonojnë dhe më thonë jemi dakord me linjën që ndjek. Edhe 90% të shkojnë në foltore nuk do të thotë që kanë të drejtë. Më shqetëson fakti që në rastin më të keq PD do të ndahet dhe në rastin më të mirë do të ketë negociim”, u shpreh Bejko./m.j

Next Post
Punësimi i mësuesit pedofil në Berat/ Ndryshohen rregullat e punësimit në Arsim: Ndalohet konkurrimi i të dënuarve për vepra penale kundrejt të miturve

Punësimi i mësuesit pedofil në Berat/ Ndryshohen rregullat e punësimit në Arsim: Ndalohet konkurrimi i të dënuarve për vepra penale kundrejt të miturve

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Bandito.Harrove bemat e tua

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

November 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In