• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bën lojën e Ramës”/ Manjani i përgjigjet Kryemadhit: Kush është me Edin kritikët, apo ata që bëjnë marrëveshje, denoncuesit apo..

by Java News
21/01/2020 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani, thotë se e konsideron fyerje sentencën “kush flet për ndryshim sistemi bën lojën e Edi Ramës”.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Manjani shprehet se mbetet mbështetës i rotacionit dhe i rikthimit të pluralizmit politik. Sipas Manjanit, sistemi zgjedhor është hajduti më i madh i votave.

“Me Edi Ramën kam patur mundësi të luaj e të bëj qejf si shumë të tjerë sot.

Por kam bashkëpunuar me sinqeritet dhe jam ndarë me shumë forcë prej lojrave të Tij edhe duke qenë brenda.

As kam luajtur e as luaj me Edi Ramën. Ndaj e konsideroj Fyerje të rëndë madje deklarimin se “…. bën lojën e Edi Ramës”! Gjithmonë për sa më takon mua. Nuk e di për të tjerë”, shkruan Manjani.

Sipas tij, sistemi zgjedhor, pra Proporcionali Ralonal që sot kemi është hajduti më i madh i votave.

“Përse qenkemi me Edi Ramën kur i themi se ky sistem jo vetëm e mban në pushtet por në pushtet monist madje?! Kush është me Edi Ramën, denoncuesit e sistemit hajdut, apo mbrojtësit e sistemit?! Kush është me Edi Ramën kritikët, apo ata që bëjnë marrëveshje me të?!

E përsëris: mbetem mbështetës i rotacionit dhe i rikthimit të pluralizmit politik.

Mbështes pra opozitën zyrtare si instotucionin e vetëm të demokracisë në vend.

Por, nuk pranoj fyerjen se qenkam me Edi Ramën”, shkruan Manjani.

Sipas tij, çështja e sistemit zgjedhor është thelbi i reformës zgjedhor.

Ndërkohë, mbrëmje e djeshme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “5 pyetjet” tha se Reforma Zgjedhore duhej të ishte miratuar në Dhjetor nga parlamenti vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe se në Janar kryeministri Rama duhej të shpallte zgjedhjet e parakohshme.

Kujtojmë që Manjani u sulmua ditë më parë dhe nga Ilir Meta, sipas të cilit, Manjani po përdoret kundër presidentit.

g.kosovari

Next Post
Pas Spanjës, stuhia “Gloria” zhvendoset në Francë, raportohet për 4 viktima

Pas Spanjës, stuhia “Gloria” zhvendoset në Francë, raportohet për 4 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In