• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ben Blushi del sërish kundër mazhorancës për ligjin e pronave

by Lorenc Vangjeli
04/12/2015 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Ben Blushi ka dalë sërish kundër mazhorancaës sa i takon projektligjit për pronat që u diskutua pas mesnate në Kuvend.

Sipas Blushit, në mënyrën se si është formuluar ky ligj, nuk i jep zgjidhje problemeve të pronarëve. Blushi theksoi se problemi i pronave ka marrë 3 mijë jetë njerëzish, dhe ende nuk zgjidhet në thelb çështja e kompensimit.

“Sikur në këta 25 vjet do kishim zgjidhur çështjen e pronës, sot do të kishim më pak konflikte në këtë parlament, dhe Shqipërisë do ti kishim kursyer të paktën 3 mijë jetë. Kjo është një nga faturat më të dhimbshme të konflikteve sociale që ka krijuar mungesa e kthimit të pronës.

Të paktën 3 mijë jetë me statistikë janë marrë për shkak të sherreve për pronat e pakthyera, për të mos thënë këtu se çfarë ka humbur ekonomia jonë, mungesë investimesh në turizëm në bujqësi, miliarda euro që i kanë marrë padrejtësisht dhe që duhet ti kishin marrë ata që kanë prona.

Kam përshtypjen se ne si klasë politike kemi një problem, nuk jemi sa duhet të ndjeshëm për çështjen e pronës se shumica në këtë parlament nuk janë konfiskuar nga shteti para vitit ‘44 edhe ata që kanë pasur prona nuk kanë qenë të ndjeshëm.

Imagjinoni të gjithëve ne këtu në këtë sallë të na merreshin shtëpitë, pra shteti të kthehej kundër jush, t’ju merrte shtëpitë, tokat, pronat gjithshka që keni dhe t’ua sekuestrojë. Dhe pas 20 apo 30 vjetësh kur shteti të kthehet në ekuilibër, nipërit apo bijtë e këtij parlamenti të futeshin në një kalvar gjyqesh dhe të mos i gëzojnë pronat që keni lënë trashëgim ju. E pra kjo ka ndodhur në këto 25 vjet.

Një brez e humbi mundësinë që të gëzonte pronën që kishte vënë, u persekutua dhe vazhdon të persekutohet, bijtë apo nipërit e tyre akoma nuk po i gëzojnë edhe pas 70 vjetësh. Pra ky është një detyrim të drejte, them unë. Dikush tha këtu se kjo është çështje politike. Kjo nuk është çështje politike. Po të ishte kështu s’do kisha folur fare sonte. Besoj se çështja e pronës është çështje e të drejtës universale.

Është njëlloj si liria e besimit, liria e lëvizjes apo si fjala e lirë. Edhe prona hyn tek e drejta themelore e njeriut. Nuk është një e drejtë relative që mund të negociohet mes palëve. Po të ishte konsideruar si e tillë që në vitin 1991 apo 1992 kur u ndërhy për herë të parë për të zgjidhur çështjen e pronës, dhe kthimi dhe kompensimi i pronës të kishte qenë automatik, do ti kishim kursyer vetes kaq shumë andralla që do të vazhdojnë për fat të keq.

Sigurisht nuk është dita për të bërë gjyq, por është dita për ta thënë që për fat të keq pronarët menduan se u përfaqësuan nga Partia Demokratike, duke i trajtuar edhe më keq. Është paradoks se partia që pretendonte të përfaqësonte pronarët, në fakt pretendoi se përfaqësonte edhe ata që zaptuan pronat e tyre.

Është e pamundur të pretedosh se përfaqëson edhe pronarët edhe ata që kërkuan legalizim mbi pronat që i zaptuan pronarëve. Ky është absurdi i parë politik. Të vijmë tek ligji. Unë jam në dilemë nëse ky ligj e zgjidh ose jo. Pse? E para në parim. Ligji nuk e kthen pronën. Ligji e trajton dhe kompenson financiarisht”, tha Blushi.

Next Post

"Shpërthen" Instagrami, ja të pasmet më seksi që mbizotërojnë rrjetin (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In