• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bëmë detyrën me patentat e Tahirit dhe 860 mijë eurot e kapura në Elbasan”

by Java News
08/11/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Flamur Noka ka kërkuar sqarime nga ministri Fatmir Xhafaj se përse policia e Elbasanit e fshehu ngjarjen ku u arrestua biznesmeni Orest Sota dhe në makinë iu sekuestruan 863 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se ka ngarkuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave për të hetuar ngjarjen ku u arrestua biznesmeni Orest Sota dhe përgjegjësitë që ka policia në këtë rast.

Fatmir Xhafaj u shpreh gjithashtu se hetimet e SHÇBA do të vlerësojnë mënyrën si është sjellë policia, ndërsa shtoi se e gjithë ngjarja është e regjistruar dhe tashmë përgjegjësinë e ka prokuroria.

Ministri Fatmir Xhafaj ka shpjeguar sot në komisionin e Sigurisë së agjentët e FBI, por edhe ekspertët nga Italia dhe Gjermania do të paguhen nga qeveritë e vendeve të tyre.

“Ekspertët e FBI, Gjermanisë dhe të Italisë do të paguhen nga qeveritë e vendeve respektive. Ne krijojmë kushtet dhe stafin që u shërbejnë. Stafi është nga policia e shtetit dhe ministria e Brendshme, nëse do të jetë e nevojshme për burime shtesë do i kërkoj qeverisë për të nxjerrë buxhet”

ORA 12:15 Kush do i paguajë agjentët e FBI?

Ministri Fatmir Xhafaj ka shpjeguar sot në komisionin e Sigurisë së agjentët e FBI, por edhe ekspertët nga Italia dhe Gjermania do të paguhen nga qeveritë e vendeve të tyre.

“Ekspertët e FBI, Gjermanisë dhe të Italisë do të paguhen nga qeveritë e vendeve respektive. Ne krijojmë kushtet dhe stafin që u shërbejnë. Stafi është nga policia e shtetit dhe ministria e Brendshme, nëse do të jetë e nevojshme për burime shtesë do i kërkoj qeverisë për të nxjerrë buxhet.

Aktualisht janë akomoduar ekspertët e FBI, do vijnë edhe të tjerë, ka filluar punë edhe eksperti nga Gjermania, presim dy nga Italia. I bashkohen Task Forcës qendrore dhe ne 12 drejtoritë rajonale” tha ai.

Përsa i përket Vettingut në Policinë e Shtetit, Xhafaj theksoi se do të nisë nga 1 janari. “Vettingu në polici do të nisë nga 1 janari. Nga buxheti i shtetit një shumë e caktuar të kalojë për vettingun, që ne të kemi njerëz me integritet te policia. Kemi në total rreth 11 mijë punonjës policie, pjesa tjetër është Garda, MB dhe agjenci tjera në varësi të ministrisë.

Për sa i përket investimeve, gati 70% e tyre shkon për teknologji. Ne sot kemi një situata jo të shëndetshme për mjetet e investigimit. Përveç policisë së Shkodrës, drejtoria me gjendjen më të keqe, dhe RENEA, që ka filluar si projekt dhe do çohet përpara. Përtej kësaj, jashtë buxhetit jemi duke punuar me shoqata” deklaroi ministri.

ORA 12:05 Propozimi i ministrit të Brendshëm: Shkeljet e shoferëve, të hiqet komisioni nga Kodi Rrugor

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka propozuar që komisioni që vlerëson shkeljet e drejtuesve të mjeteve të hiqet nga Kodi Rrugor. Nga mbledhja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku po diskutohet buxheti i institucionet që ai drejton për vitin 2018, ministri Xhafaj tha se komisioni që analizon shkeljet rrugore është subjektiv.

“Propozoj që të hiqet komisioni nga Kodi Rrugor. Është mundësi për abuzim. Nuk ka pse të ketë një komision subjektiv për sa kohë ne kemi mjetet teknike qe vërtetojnë shkeljet. Vlerësimi bëhet aty ku ndodh shkelja, apo ku verifikohet shkelja. Ndaj mbetet për t’u parë nga ekspertët dhe për ta vlerësuar ligjvënësi”, u shpreh ministri Xhafaj.

 

 

 

ORA 11:45 DEBATI NOKAJ_XHAFAJ

Flamur Noka: Përgjithësisht është traditë këtu që kur ministri i Brendshëm prezanton buxhetin shoqërohet nga titullari i policisë. Sot Haki Çako mungon. Kjo ndodh sepse 70% të buxhetit zë policia e shteti. Kjo mungon, por arsyet i dini ju. Unë do tju bëj një pyetje, policia që ju sot drejtoni a është policia që duam?

E dyta, para disa ditësh në Portin e Durrësit u hoq një minijaht, pas skandalit Tahiri, ju keni dijeni  i kujt ishte ky jaht dhe pse qëndronte prej kohësh në territorin e administria nga policia kufitare në Portin e Durrësit?

E treta, a mund të na bëni një koment rreth fshehjes nga ana e policisë së shtetit të skandalit të Elbasanit, ku nuk iu ndalua një makine post bllokut të policisë në të cilin ishin dy persona, dhe pastaj kur policia e burgu ndërhyri rezultoi se u gjet vetëm një person që drejtonte makinën pa patentë dhe rezultonte një çantë grash ku ishin 863 mijë euro dhe 3 patenta për skaf. Ju do të merrni patentë për skaf, se siduket ministira e Brendshme e ka bërë traditë në qeverinë e Rilindjes?

Fatmir Xhafaj: Çako dhe çdo punonjës i policisë nuk është gjykuar e arsyeshme të jetë këtu sepse paraqitja dhe mbrojtja e buxhetit është pjesë e përgjigjesisë sime politike, kushtetuese dhe ligjore. Unë jam këtu jo për tu mborjtur nga policët, por për të mbrojtur buxhetin e shtetit dhe jam këtu për të marrë përgjegjësitë sa më takon mua si ministër i Brendshëm. 

Kur më thoni që policia që ju sot drejtoni, unë nuk drejtoj policinë. Policia drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Unë jam ministri i Brendshëm dhe ligji më ka përcaktuar kufi, në raport me policinë. Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacion çfarë ndodh në territoret e porteve sa kohë që ato janë infromacione policore. Vetëm një gjë kur më kërkohet të më jepet për shkak të detyrës. 

Nëse ka një gjë të kësaj natyre dhe çfarëdo lloj gjeje policia e shtetit konform detyrimeve që ka, që i burojnë nga ligji për policinë e shtetit duhet të ushtrojë detyrat e saj, nëse kjo ndodh përmes Shërbimet të Çështjeve të Brendshme unë ushtroj përgjegjsitë që me jep ligji. 

Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, drejtori i qarkut Elbasan e ka bërë të qartë publikisht rolin e policisë dhe kryerjen e detyrave nga ana e policisë në këtë çështje, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. 

Nisur nga shqetësimet, përfshirë edhe ato të politikës unë kam ngarkuar Shërbimet e KOntrollit të Brendshme  ta hetojë për përgjegjsitë që kanë punonjësit e policisë. 

Ajo që dua të bëj me dije është fakti që  gjithçka cfarë ka ndodhur është e regjistruar konform procedurave ligjore dhe i është paraqitur në kohë shumë të shkurtër Prokurorisë së rrethit Elbasan,  dhe pak orë më vonë çështja është filluar nga Prokuroria e Elbasanit dhe nga ai moment përgjegjës për atë është një institucion prokuroria e Republikës dhe në rastin konkret Prokuroria Elbasan, apo Prokuroria e Krimeve të Eënda. Ajo përcakon nëse ka aapo nuk ka vepër penale dhe nëse ka apo nuk ka shkelje nga punonjësit e policisë.  

Unë nuk e kam këtë tagër që të tjekaloj komptencat e policisë dhe aq më tepër atë të Prokurorisë. 

Next Post
Dhjetë dëshmi që vërtetojnë se jeta në familjen mbretërore nuk është një ‘copë mrekulli’

Dhjetë dëshmi që vërtetojnë se jeta në familjen mbretërore nuk është një ‘copë mrekulli’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së

February 8, 2026
“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

February 8, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In