• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belsh/ Yuri Kim shkon në shtëpinë që strehoi infermierët e mjekët amerikanë, avioni i të cilëve u rrëzua në Shqipëri: Ç’episod dramatik

by Java News
15/02/2023 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë një ditë më parë në Belsh, ku ka vizituar një familje e cila ka strehuar infermierët dhe mjekët amerikanë, avioni i të cilëve u rrëzua në Shqipëri në vitin 1943, kur vendi ishte nën pushtimin nazist.

“Kur një shqiptar apo shqiptare të jep fjalën, mund të mbështetesh tek ajo fjalë pa asnjë dyshim.

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.” Sipas kodeve të vjetra të nderit të shqiptarëve (“Besa”), shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut nën çatinë e tij apo të saj.

Bota e di mirë se si shqiptarët u kanë dhënë strehim të përkohshëm mijëra afganëve që vrapuan të shpëtojnë nga talibanët. Në fakt, Shqipëria ishte vendi i parë që doli vullnetar për ndihmë.

Gjithnjë e më shumë njerëz po mësojnë se si shqiptarët e zakonshëm i mbrojtën hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u bërë i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa në fillim (dhjetëfish!).

Por unë dua që më shumë njerëz, amerikanë në veçanti, të dëgjojnë se si disa banorë të një fshati shqiptar ndihmuan 30 infermiere dhe mjekë amerikanë në vitin 1943 kur avioni i tyre ra në Shqipërinë e kontrolluar nga nazistët.

Ç’episod dramatik! Pavarësisht rrezikut për jetët e tyre, fshatarë të Belshit, zona ku avioni u rrëzua, i fshehën amerikanët, duke i çuar nga shtëpia në shtëpi, në mënyrë që ata të mund të arratiseshin. Ishte një nder të vizitoja shtëpinë e familjes Zena dje në Merhoje, Belsh dhe të degjoja prej Mehmetit se si babai, Dane dhe gjyshi, Maksut i strehuan amerikanët për një muaj.

Madje, familja e tyre theri një viç për të ushqyer mysafirët. Falë njerëzve si familja Zena, amerikanët mundën të dilnin të gjallë. Zoti e bekoftë popullin shqiptar për kodin e nderit dhe mikpritjes. Ne ju jemi mirënjohës përgjithmonë”, shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Next Post
“E tepron me alkoolin dhe ngacmon femrat”/ Hetimi i Ministrisë fundos presidentin e Federatës të Futbollit…!

“E tepron me alkoolin dhe ngacmon femrat”/ Hetimi i Ministrisë fundos presidentin e Federatës të Futbollit...!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Ngjarje reale.
    Për këtë ngjarje, ka shkruajtur ne njl libër Faik Islami, para gati 20 vjetëve, ku tregonte itinerarin e tyre,,në drejtim të Beratit, pritjen e mtekullueshme të,popullit të këtijë qyteti e sidomos familia,Stefa, prej nga u ndanë në,dy grupe,,për efekt sigurie nga gjermanët, kalimin në Dukat, dhe largimin me mjet detar drejtë Italisë.
    Kjo ngjarje, është një skenar i mrekullueshëm për një film artistik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com