• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Belsh, pasi darkuan me njëri-tjetrin, shokët përleshen me armë

by
03/10/2015 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belsh, pasi darkuan me njëri-tjetrin, shokët përleshen me armë

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Belsh të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur rreth orës 22:00, tre shokë kanë qenë duke darkuar në një lokal në qytetin e Belshit, dhe në pije e sipër janë konfliktuar me fjalë më njeri-tjetrin. Konkretisht Ferdinand Hysa dhe Ervis Hysa janë konfliktuar me shtetasin Benar Hidri, të cilët më pas janë larguar nga lokali për në qendër të qytetit të Belshit, rreth orës 22:30 kanë vazhduar përsëri konfliktin.

belsh-1

Në konflikt është përfshirë edhe daja i Benarit shtetasi Gramoz Hysa i cili në bashkëpunim me nipin e tij, shtetasin Benar Hidri, kanë dëmtuar në kokë me sende të forta shtetasin Evis Hysa. Në sherr e sipër Ervis Hysa ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë nga brezi dhe ka qëlluar në ajër. Ndërhyrja në kohë e Patrullës së Përgjithshme të Policisë, parandaloi konfliktin, duke bërë sekuestrimin e armës dhe më pas shoqërimin në Rajonin e Policisë Belsh, të katër shtetaseve të përfshirë në këtë konflikt. Shtetasi Ervis Hysa më pas është dërguar në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

belsh-3

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Belsh, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Evis Hysa, 31vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”; Benar Hidri, 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”; Gramoz Hysa, 40 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe Fredinand Hysa, 23 vjeç, banues në Belsh, për veprën penale “Moskallzim Krimi”. Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, një armë zjarri pistoletë e tipit TT, e kalibrit 7.62mm, një krehër me 7 fishekë, model 54 dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. Materialet iu kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme

Next Post

Kriza politike, Rama takon për 100 minuta Metën në Kryesinë e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com