• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Bella” nga Lushnja, ‘karremi’ për vrasjen e Mihasit? Kishin 5 ditë të lidhur, zbardhen detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Astir

by
19/11/2021 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit para pak ditësh në zonën e Astirit në Tiranë.

Në dosjen e policisë, dyshohet se një vajzë ka patur rol të rëndësishëm në vrasjen që tronditi Astirin.

Mësohet vajza 20-vjeçare nga Lushnja, dyshohet të ketë shërbyer si personi “karrem”, që ka ndihmuar autorët për t’ju afruar dhe më pas ekzekutuar dy të rinjtë. Në dosjen e policisë në lidhje me këtë ngjarje thuhet se kjo 20-vjeçare me iniciale B.Sh, studente e arkitekturës në Tiranë e që thirrej nga miqtë “Bella”, kishte vetëm 5 ditë që ishte njohur me Erigers Mihasin.

E reja dhe Mihasi ishin njohur me njëri tjetrin falë rrjeteve sociale para se Mihasi të largohej nga Shqipëria në drejtim të Parisit në Francë. Por pavarësisht faktit se Mihasi nuk ishte këtu, komunikimi mes tij dhe vajzës nga Lushnja ka vijuar përmes aplikacioneve të telefonit. Pasi është larguar nga Franca, Mihasi ka ikur në Gjermani dhe dy ditë para se të vritej në Astir ka ardhur në Shqipëri. Për ardhjen e tij në Shqipëri mësohet se ka patur informacion edhe ‘Bella’ pasi kishte një lidhje virtuale me Mihasin. Dy të rinjtë janë takuar me njëri tjetrin disa orë para se Mihasi të vritej.

Ka shumë dyshime se vajza studente, mund të ketë bashkëpunuar me anëtarët e grupit kriminal, me qëllim për t’i marrë informacion Mihasit rreth vendndodhjes së tij. Këto informacione më pas dyshohet se ja ka kaluar anëtarëve të grupit. Kjo pasi Mihasi dhe shoku i tij Armand Dumani janë ekzekutuar pak minuta pasi ‘Bella’ ka zbritur nga “Audi A8” dhe ka dyshime se ajo ka qenë ‘karremi’. Pas ngjarjes së rëndë policia ka marrë në pyetje vajzën dhe kjo e fundit ka treguar se lidhja me Mihasin ka qenë vetëm për pak ditë.

“Bella” u ka treguar policisë se kishte zbritur nga makina pasi do takonte shoqet e saj në zonën e “Komunës e Parisit” dhe me to do pinte kafe. Ajo kishte rënë dakord me Mihasin që ai të bënte pak xhiro në Tiranë, dhe më pas të vinte ta merrte sërish me makinë, për të ikur së bashku diku tjetër. Mihasi është larguar së bashku me Armando Dumanin në drejtim të Politeknikut, ku aty ishte ndaluar për pak çaste nga një patrullë e policisë rrugore. Pasi janë lënë të lirë të shkojnë, Mihasi dhe Dumani, kanë shkuar sërish tek lokali me qëllim për të marrë “Bellën”, por ajo i ka shkruar në telefon se do qëndronte dhe pak me shoqet dhe më pas do vinte tek ai. Mihasi, i ka dërguar në emoji një trëndafil dhe mandej ka vijuar të zbresë rrugën nga “Komuna e Parisit”, drejt dy rrathëve tek “Astiri” ku çdo gjë përfundoi në tragjedi.

/b.h

Next Post
Plasin akuzat, s’ka më paqe në PD/ Berisha: Nxirrni tabulatet, Basha më lutej aman mos përmend Suel Çelën

Plasin akuzat, s’ka më paqe në PD/ Berisha: Nxirrni tabulatet, Basha më lutej aman mos përmend Suel Çelën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In