• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Belgjikë, policia zbardh vrasjen horror të studentit shqiptar, ja autorët

by
30/06/2015 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 20-vjeçar belg është arrestuar, si autor i dyshuar i vrasjes së studentit shqiptar Xhuliano Brahimllari, trupi i të cilit u gjet pa kokë, këmbë e duar, ndërsa një shtetas i Republikës së Maqedonisë është shpallur në kërkim.

Gjyqtari Colette Calewaert lëshoi një urdhërarrest natën e së enjtes mes së premtes në ngarkim të shtetasit Vincent D., një banor i Brukselit, i moshës rreth 20 vjeç.

Ai u akuzua për vrasjen e Xhuliano Brahimllarit, studentit për Juridik dhe Kriminologji. Një pjesë e trupit të tij, trungu pa kokë, këmbë e duar, u zbulua më 9 qershor, në një valixhe. Lajmin për arrestimin e 20-vjeçarit belg e bëjnë të ditur mediat vendase, ku kryesisht e përditshmja “Lavenir” i ka ndjekur zhvillimet e fundit hetimore për këtë rast.

Gjurmët e para kishin nisur nga telefoni i Vincent D. dhe një shtetasi të quajtur Denis, nga Maqedonia, për të cilin besohet se ndoshta është kthyer në vendin e tij të origjinës.

Vincent D. mohon çdo faj, por deri më tani ai nuk ka bindur me thëniet e tij. Ai do të paraqitet sot para dhomës së këshillit në Bruksel, për të konfirmuar ose të mohojë urdhërarrestin nga gjyqtari Calewaert. Në të gjitha gjasat një urdhërarrest ndërkombëtar u lëshua për Denisin.

Nisur nga emri, ka gjasa që Denisi të jetë shtetas i etnisë shqiptare, me banim në Maqedoni, ndonëse kjo mbetet hipotezë, deri në arrestimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga hetimet rezulton se ditën e diel, më 9 qershor të këtij viti, rreth pasdites Xhuliano Brahimllari e ka ruajtur kontaktin e tij të fundit të telefonit. Por ai pati shkëmbime të bollshme brenda 24 orëve, përpara natës, sidomos me Vincent D. Ndërkaq, vetë Vincenti thotë se ishin miq për vite me radhë dhe se ata takoheshin rregullisht.

Dëgjimi i tij filloi të enjten në mëngjes, më 25 qershor dhe përfundoi në orët e natës. Ndërkaq, hetuesit kanë saktësuar se i pranishëm në banesën në Bruksel ishte edhe Denisi. Trupi i të ndjerit u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar nga disa punëtorë.

Ai ishte student në vitin e parë për Juridik dhe Kriminologji dhe jetonte prej vitesh në Belgjikë. Kur ishte 18 vjeç u ndalua, pasi rrahu shokun e tij me shkop bejsbolli. Vitin e kaluar u akuzua për kanabis, por më pas u la i lirë.

Next Post

Shkodran Mustafi drejt Real Madridit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com