• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belgjika mund Anglinë në “finalen e vogël”, e treta në “Rusi 2018”

by A R
14/07/2018 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belgjika ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Anglisë duke marrë vendin e tretë në Kupën e Botës “Rusi 2018”. Ishte një ndeshje e ekzekutuar shumë mirë nga “djajtë e kuq”, të cilët gjatë shumicës së kohës kanë kontrolluar pa shumë probleme anglezët, që vetëm nëpërmjet goditjeve standarde janë treguar të rrezikshëm.

Ashtu si në dy ndeshjet paraardhëse, Belgjika e nisi shumë mirë ndeshjen dhe gjen golin që në minutën e 4’. Dy lojtarët e krahëve Chadli dhe Meunier gjejnë njëri-tjetrin me të fundit që shtyn topin në rrjetë.

Belgët nuk e ulin ritmin dhe kanë disa mundësi të tjera për të thelluar diferencën, ndërsa Anglia duket e përgjumur dhe ndryshimet e shumta nuk kanë ndikuar për mirë.

Pas pushimit anglezët rrisin ritmin dhe fillojnë të krijojnë mundësi goli. Gjithsesi Djajtë mbeten të rrezikshëm në kundërsulm por janë tepër të pasaktë përpara portës. Mundësia më e mirë e “tre luanëve” vjen nga Dier i cili vetëm për vetëm me portieri Courtois godet mirë, por Alderweireld shpëton portën e tij. në minutën e 82’ vjen goli i nokautit për Anglezët. Eden Hazard dyfishon rezultatin duke i dhuruar të tijve vendin e tretë në Kupën e Botës.

***

Belgjika dhe Anglia luajnë në ndeshjen e tyre të fundit në këtë botëror, atë për vendin e tretë.
Ky takim është i vështirë për të dy skuadrat, të cilat ishin vetëm një ndeshje larg finales së madhe të Moskës.

Këto janë formacionet zyrtare që janë përzgjedhur nga trajnerët e tyre:

Belgjika u mposht me rezultat minimal 1:0 nga Franca në gjysmëfinale, me golin e Umtitit, ndërsa eliminimi i Anglezëve ishte më i dhimbshëm, pasi ishin në epërsi deri në minutën e 69, por më pas pësuan gol për të shkuar në shtesë, ku pësuann edhe një gol tjetër, për t’u eliminuar para ekzekutimit të penalltive.

Belgjika dhe Anglia ishin në të njëjtin grup këtë botëror, ku fitore shënuan djajtë e kuq, me supergolin e Adnan Januzajt./a.m.

Next Post
Daliç: Luajmë pa presion, nëse dikush është lodhur të ma thotë!

Daliç: Luajmë pa presion, nëse dikush është lodhur të ma thotë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

November 7, 2026
Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

November 7, 2026
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

November 7, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelenskyy: ‘Marrëveshja e madhe’ e deklaruar nga Trump mund të jetë e rrezikshme!

November 7, 2026
Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

November 7, 2026
Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

November 7, 2026
Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

November 7, 2026
Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In