• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bekim Fehmiu, vizita në Shqipëri dhe qëndrimi larg Enverit

by Java News
18/03/2016 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I veshur me një xhaketë lëkure, me një pamje moderne, i qeshur, ai dukej shumë më i qetë se kolegët e tij shqiptarë, brenda atyre kostumeve të kollarisura, që e puthnin fort në të dyja faqet. Odisea po kthehej në Itakë.

Këto imazhe të aktorit të madh Bekim Fehmiu, i cili kishte prekur majat e kinematografisë botërore, teksa vizitonte Shqipërinë në pranverën e vitit 1972, u shfaqën dje në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, përmes dokumentarit “Bekim Fehmiu në Shqipëri”, me regji të Vitori Çeli, kamera të Bardhyl Martinianit, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”.

Takime me artistë e drejtues të lartë. Është aty Piro Milkani, Dhimitër e Roza Anagnosti, Serafin Fanku, Edi Luarase, Dhimitër Shuteriqi, Ndrek Luca, Ismail Kadare… E më tej vizitat e tij në Krujë, Durrës, Gjirokastër, Butrint, Shkodër, ndërsa shijon peizazhin e ashpër shqiptar.

Në një moment shfaqet edhe portreti i Enver Hoxhës në podiumin e 1 Majit, duke përshëndetur parakaluesit në parada. Por edhe Fehmiun, i cili, me sa duket, kishte parapëlqyer t’i qëndronte larg politikës dhe diktatorit. I gjithë dokumentari, shfaqja e të cilit u mundësua nga Arkivi i Filmit (AQSHF), mbulohej nga një tekst, i cili nuk i kishte shpëtuar dot politizimit të kohës, sipas të cilit nëpër takime artistit i ishte folur për “mrekullitë” e socializmit.

Do të ishte gjatë kësaj vizite që ai do të shprehte dëshirën e tij për të luajtur rolin e Skënderbeut, çka nuk u realizua kurrë. Shfaqja e këtij dokumentari, si një homazh për Bekim Fehmiun, i la vendin një bisede mes kineastësh, mbi njohjen me aktorin apo vlerat e tij si madh, por edhe një miku.

Sipas Musliut, do të ishte “krim” artist e shqiptar. Për kineastin dhe rektorin e Akademisë “Marubi”, Kujtim Çashku, ky aktivitet do të shërbente si një provokim për hapësira të reja mendimi, si një nxitje për një këndvështrim të ri mbi artin.

MONOGRAFIA

Por pjesë e aktivitetit ishte edhe prezantimi i monografisë “Odiseu i Kosovës” nga Fahri Musliu, një vepër voluminoze mbi jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut, përmes kërkimeve të autorit, por edhe një përmbledhje e shkrimeve të gazetarëve dhe kolegëve të artistit pas vdekjes së tij.

Vetë Musliu e ka njohur personalisht Fehmiun dhe realizimi i kësaj monografie ishte për të si një borxh ndaj një artisti të të mos flisje për të. Ai do të vinte në dukje se shqiptarët e Shqipërisë po i kushtonin më shumë rëndësi kësaj ngjarjeje se edhe vetë në Kosovë, ku fatkeqësisht ka edhe nga ata që nuk e vlerësojnë Fehmiun si shqiptar.

“Disa të ashtuquajtur intelektualë apo njerëz të kulturës dhe të politikës mbajnë një qëndrim injorant ndaj Bekimit, pasi, sipas tyre, ai nuk ka luajtur shqip, por edhe pse ka qenë gjoja i martuar me një sllave. Por Bekimi ka pasur kodin e vet dhe një qëndrim patriotik. Ai s’e ka mohuar kurrë të qenët shqiptar dhe nuk ka pranuar kurrfarë kushti të vënë nga producentët dhe regjisorët e kohës për të ndryshuar emrin”, u shpreh Musliu.

Panorama

Next Post

Shitet makina më e vogël në botë, por nuk kushton pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In