Bejko rrëfen dhunën në selinë blu: “Nëse policia nuk do të ndërhynte, do të kish arkivole”

T

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Roland Bejko ka rrëfyer edhe njëherë dhunën e ushtruar ditën e sotme në selinë blu nga mbështetësit e Sali Berishës. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 Bejko u shpreh se  ishte fat që shpëtoi pa jë thikë barkut. Ai akuzoi Berishën se u ka bërë lavazh truri demokratëve.

“Gjëra të vogla, goditje mbrapa shpine por që dhëmbin më shumë kur shikon dhe atë që të gjuajtën ke ndarë bukën.  Sa parkova makinën u vonova, hyra deri në mes të sheshit kur më shajnë njerëz që nuk i njoh. Dikush më kapi prej xhakete dhe nuk më la të hyja në seli. Më vinin shkelma, grushta. Shyqyr që ishin gazetarët dhe  shpëtuam pa një thikë barkut. Faji nuk është i tyre, por i Sali Berishës. U ka bëre lavazh trurit duke identifikuar Bashën dhe ne armiq të tyre. Sot Berisha e ka futur politikën në një fazë paramilitare.  Dhuna është e pafalshme si situata ku është futur PD-ja.  Berisha ka pas planifikuar marrjen e PD-së me ccdo kusht. Berisha pas 9 shtatorit projektoi një puc institucional. Tentoi ta merrte në mënyrë institucionale partinë dhe kaloi në planin tjetër që ishte marrja e partisë me dhunë.

A duhej të ndërhynte policia?

Nëse do të ishte zgjatur edhe 10 minuta më shumë incidenti im do të ishte harruar dhe do të kishin ndodhur gjëma më të mëdha. Këtë situatë unë e kam parë në shkurt të 1991. Kam parë të njëjtën urretje në fytyrat e tyre.

Bejko rrëfen dhunën në selinë blu: “Nëse policia nuk do të ndërhynte, do të kish arkivole”A patë persona të armatosur

Jo, dalloja vetëm pjesën e sipërme. Këtë nuk mundf ta them. Unë vetë nuk kam parë. Në seli kishte zonja dhe gra shtatzana dhe situata do të bëhej dramatike. Vendosja e blindave ishte gjeniale. Kam qenë i pari që e kam mbështetur. Unë e njoh Berishën dhe ai e ka qejf dhunën. Berisha më ngjan si fantazmat që dalin nga tragjeditë e Shekspirit. Makthet e pushtetit nuk e lënë rehat.

Berisha ka paralajmëruar rikthim në selinë blu. Nuk dihet si do të vijohet

Berisha kishte njoftuar një protestë ku do të merrnin pjesë 44 mijë mbështetësit e tij por u katandis me 444 vetë. Berisha sot u turpërua në pleqëri por po fut PD-në në përccarje. Po ashtu sërish duhet t’i kërkoj ndjë zotit Artan Fuga ku u shpreha se mbështet Berishën. Nuk kanë për të ndodhur gjëra të tilla. Në kohë racionale duhet të lëshojmë mesazhe bashkimi. Herën tjetër Berisha nuk do të mbledhë sot as fisin e vet. Nuk është ccështja të mbajmë Bashën në krye të PD-së, por hajde ta diskutojmë. PD sot u nda qartazi nga e kaluara e vet.  Basha sot konfirmoi se sot është kryetar i PD-së. Basha ka shumicën e Grupit Parlamentar, anëtarët e Këshillit Kombëtar. Basha është legjitim në funksionin e vet dhe duhet të punojë për forcimin e PD-së dhe të projektojë një ide të re.

Nëse mblidhen forumet, ccfarë vendimesh do marrin?

Forumet duhet të analizojnë dhe vendimet nuk duhet ta thellojnë konfliktin. PD ka nevojë të vërë piketat e të ardhmes. Berisha dhe dhuna janë identifikuar në një tani.

I shikoni të ardhme politike Berishës?

Jo. Nëse Berisha do të jetë zog i lirë do të zjelli trazira sepse ka mbështetës që luftojnë për interesat e tij personale. Ai duhet të përballet me ccdo gjë që parashikon Kodi Penal.

A komunikuat pas incidentit me Bashën?

Sapo dola Basha më mori në telefon, më pyeti për shëndetin. I kam thënë mundohuni të shmangni dhunën dhe të mos ketë viktima. Basha është i përzgjedhuri i SHBA-ve. Do të duhet një punë shumë e madhe e Bashës për rindërtimin e PD-së. Kjo krizë identifikoi qëndrimet personale të ccdo individi dhe filozofinë që ata përfaqësojnë.  Berisha është i rrezikshëm për PD-në dhe Shqipërinë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.