• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bejko: Meta, Berisha dhe Këlliçi pengje të oligarkëve! As emrat nuk ua përmendin

by Java News
30/04/2023 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko zhvilloi një takim me demokratët e degës 9 në Tiranë, ku u ndal në pikat e tij të programit. Me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga mbështetësit, Bejko tha se treshja Rama-Berisha-Meta i kanë zënë frymën Tiranës dhe se sot kanë marrë një mision historik, jo vetëm për të shpëtuar Partinë Demokratike, por edhe për t’i kthyer fyrmëmarrjen shqiptarëve dhe Shqipërisë.
“Këta na zunë frymën ne. Ju dhe ne së bashku jemi çuar t’i japim frymëmarrje Tiranës, PD-së, demokracisë shqiptarëve, shqipërisë. Jemi duke bërë një mision historik sot, Ma tha një nga themeluesit e PD-së, edhe një ish-ministër i PD, ma ka thënë edhe një personalitet sot si ish presidenti Bamir Topi, jeni duke kryer një akt heroik, jeni duke çliruar, jeni duke bërë PD që duhej të ishte bërë që në 1990. Duke u ndarë nga e shkuara dhe nga çdo mbetje e komunimzit”, tha Bejko.

Ndalur në ofertën që PD ofron për Bashkinë e Tiranës, Bejko tha se sot biznesi i vogël po falimenton dhe ai angazhohet që t’i japë fund oligarkisë. Bejko u shpreh e mënyra si është ndërtuar urbanistika e Tiranës, të gjitha rrugët të çojnë në TEG dhe QTU, duke bërë kështu që biznesi i vogël të flimentojë, pasi qytetarët e kanë të pamundur për të ndaluar për të bërë blerje. Bejko angazhohet për ndërtimin e tri zonave të lira ekonomike dhe 5 qendrave polifunksionale në hyrje të Tiranës. Në këto qendra do të ketë edhe parking, mbi dhe nëntokësor, që do çlirojë trafikun në Tiranë.

“Oferta që ne kemi për bashkinë e Tiranës është një ofertë serioze. Ne kemi një program ndryshe nga çirakët e ortakërisë politike dhe financiare. Ky program është punuar me përkushtim dhe specailizëm nga profesionistët më të mirë që ne kemi, profesorë të universiteteve, ekspertë të fushave të ndryshme. Ne kemi një program që do i japë frymëmarrje bzinesit të vogël, një bzines që është në prag falimetimi, sepse në mënyrën urbanistike si është ndërtuar Tirana, të gjitha rrugët të çojnë në TEG ose QTU, nuk ndalojnë dot makinat pranë bizneseve tuaja të vogla, të kryejnë një pazar se aty vjen policia ose është vënë pengesa e rrugëve të biçikletave. Parkime mbrapa pallatave nuk ka, kështu që qytetari thotë po nisem drejt TEG-ut se rruga atje po më çon, mbaron punë dhe shkon në shtëpi.

Biznesi i vogël po falimenton, njësitë tregtare po falimetojnë, për të mos fol këtu për taksat e larta. Ne duam që qytetarëve t’iu japim frymëmarrje por edhe ujë të pijshëm, sepse Erion Veliaj e rriti çmimin tre herë në 2016 me preteksin që nga 10 mijë lekë në 30 mijë lekë, se kompania që merrej me ujin kështu s’do dilte me humbje dhe do kishte mundësi të furnizojë qytetarët me ujë. Po ujë ende nuk ka. Përveç kësaj, paguani edhe ujë për të pirë. Ne e kemi të qartë që Tirana ka një problem të madh, që është trafiku urban. Ne kemi bërë një propozim, as më shumë as më pak por atë që ndodh në të gjitha vendet perëndimore do t’i japim Tiranës e-Ticket, bileta elektronike. S’do ketë më nevojë për autobusë falas, se këto janë thjesht premtime elektorale nuk mund të realizohen dot se s’ka falas në kapitalizëm, madje as në komunizëm, dikush duhet të paguajë që të mirëmbahen këto linja dhe këto janë taksat tona.

I bie që nëse e besojmë, unë që dua të eci me vetur por që e kam rrogën 500 mijë lekë në muaj, dikush që ecën me autobs dhe ka rrogën 1 milionë lekë, unë që kam të ardhura më të pakta i bie të paguaj edhe autobusin e tij që ka të ardhura më të larta. Kjo është pabarazi e theksuar sociale dhe është t’i biesh në hak tasave për të cilat në paguajmë. Ne kemi premtuar ngritjen e tre zonave të lira ekonomike që do të bënë të mundur që këto zona të zhvillohen, Arbana, Ndroqi dhe Paskuqani. Ndërkohë, angazhohemi që do të bëjmë ngritjen e 5 qendrave multifunksionale në hyrje të Tiranës, do të kemi një parkim mbi dhe nëntokësor, do të parkojnë makinat që vijnë në ditë në Tiranë, rreth 40 mijë. Do të na ndihmojë që të çlirojmë trafikun në Tiranë, do marrin një biletë dy euro dhe e atë do kenë mundësi të lëvizin tërë ditën vërdallë nëse duan me linjën urbane. Krahas kësaj do vëmë edhe linjë ekspres. Do ulim taksën e ndërtimit nga 12% në 5%, kjo do të bëjë të mundur që të bie çmimi i lartë i banesave”, u shpreh Bejko.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
Sulmi me molotov ndaj Teatrit të Kukullave, Blendi Gonxhja: Dhuna ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim

Sulmi me molotov ndaj Teatrit të Kukullave, Blendi Gonxhja: Dhuna ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim

November 28, 2026
Albana Koçiu: Protesta e dhunshme nuk përfaqëson shqiptarët, kjo është fytyra e vërtetë e politikës së rrugës pa rrugëdalje

Albana Koçiu: Protesta e dhunshme nuk përfaqëson shqiptarët, kjo është fytyra e vërtetë e politikës së rrugës pa rrugëdalje

November 28, 2026
Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare

Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In