• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Behrami: Festoj nëse i shënoj Shqipërisë, nuk luaj për Kosovën

by A R
04/06/2016 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valon Behrami ka zbuluar se do ta festoj golin nëse shënon ndaj Kombëtares shqiptare në Euro 2016.

Valon Behrami sfidon hapur Shqipërinë. Kapiteni i Zvicrës nuk ka ndërmend të mendojë aspak për prejardhjen e që ka dhe thotë se 90 minutat e para të Euro 2016 duhet t’i menaxhojë shumë mirë emocionet.

Në një intervistë për “The Guardian”, 31-vjeçari premton se do të festojë në rast se i shënon Shqipërisë dhe shpjegon se nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Zvicrës për të shkuar tek Kosova.

I dashuruar me Zvicrën

E quajnë “luftëtari” sepse bën gjithçka në fushën e lojës. Të gjithë grintën dhe dëshirën për të luajtur me pasion dëshiron ta shfrytëzojë vetëm për kombëtaren zvicerane.

“Unë jam shumë i lumtur që do të përfaqësoj Zvicrën dhe ngjyrat e këtij flamuri në Europian. Do të luftoj për këtë vend, i cili i ka dhënë gjithçka familjes time. Shpresoj të bëjmë një Europian sa më të mirë dhe të shkojmë larg”, tha 31-vjeçari.

Do të festoj ndaj Shqipërisë 

Behrami është i bindur për festë ndaj Shqipërisë. Madje, ai thotë se do të festojë në rast se i shënon portierit Etrit Berisha.

“Festimi i një goli është pjesë e ndeshjes. Nëse do t’i shënoja Shqipërisë sigurisht që do të festoja. Për këtë nuk ka dyshime, sepse unë sa herë shënoj dua të festoj. Unë e dua shumë futbollin dhe kjo lojë është kënaqësi. Sigurisht që është një ndeshje delikate dhe duhet të dimë të menaxhojmë mjaft mirë aspektin psikologjik”, vazhdoi ai.

Nuk luan për Kosovën

Për momentin, mesfushori me origjinë nga Mitrovica ka thënë se nuk ka ndërmend të ndryshojë kombëtare.

“Unë e kam vendosur që do të luaj vetëm për një ekip kombëtar gjatë gjithë karrierës time”, tha Behrami duke dhënë një mesazh të qartë për Kosovën.

Pavarësisht se këta të fundit u pranuan në FIFA dhe UEFA, kjo gjë nuk e impresionon aspak Behramin./Express/a.m.

Next Post

Rama në Kongresin e PDIU: Bashkim përmes patriotizmit modern (përgjigje Idrizit për portofolin ministror)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In